Gajtë ditës së sotme në vendkalimin kufitar “Bllacë” është një shtetas i Kosovës është arrestuar për ryshfet. Në dalje nga Maqedonia e Veriut, tek automjeti i tipit “VW”, që po e drejtonte 56-vjeçari S.J. janë gjetur mallra për të cilat nuk ka pasur dokumentacion. Paraprakisht, ai i ka ofruar zyrtarit të policisë qerasje, duke i vendosur para në pasaportën e tij kosovare. Pas kësaj S.J. është ndaluar dhe pas dokumentimit të rastit nga Departamenti për Krime Ndërkufitare dhe Migrim në Qendrën Rajonale për Çështje Kufitare-Veri, ndaj tij do të ngrihet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB.
Author: Hamdi Kumanova
Rasti “Talir 2” për ndërtimin e selisë partiake të VMRO DPMNE-së është drejt përfundimit. Për keqpërdorim të funksionit në këtë rast akuzohen ish kryeministri Nikolla Gruevski dhe ish sekretari i përgjithshëm i qeverisë, Kirill Bozhinovski. Sot në gjykatë fjalët përmbyllëse i jep mbrojtja. Nikolla Gruevski, i cili fitoi azil politik në Hungari, mbrohet nga një avokat i paguar nga shteti i cili ka kërkuar Gruevski të lirohet. “Kërkoj që i akuzuari i parë të shpallet i pafajshëm, pasi në veprimet e tij nuk ka elemente të veprës penale për të cilin ngarkohet”, deklaroi Goran Krkinski, avokat i Gruevskit Gjykimi vazhdon…
Kompania “Armos Balkan” nga Greqia ka filluar ndërtimin e fabrikës për prodhimin e elementeve të betonit në zonën zhvillimore industriale “Novini” dhe në Reçicë të Kumanovës, fshat ky i cili shtrihet afer Vaksincë e Llojanit, banorët e të cilëve tanimë dekada me radhë nuk mbajnë mend kur është investuar nga shtetit, qoftë edhe sa 1/10 e këtij projekti, njofton “KumanovaSot”. “Fabrika do të vendoset në veri të qytetit në drejtim të kufirit me Republikën e Serbisë, në autostradën E 75, Beograd-Athinë, në një sipërfaqe prej 65 hektarësh, tokë ndërtimore. Qëllimi është G2 (industria e lehtë dhe jo ndotëse) dhe qëllimi…
Ministri i Jashtëm i Türkiye-s (Turqise), Mevlüt Çavuşoğlu tha se dëshirojnë të zhvillojnë bashkëpunimin e tyre me Maqedoninë e Veriut në fushën e energjisë, raporton Anadolu Agency (AA). Çavuşoğlu, pas takimit që zhvilloi në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Türkiye-s në Ankara, me homologun e tij nga Maqedonia e Veriut, Bujar Osmani, zhvilluan një konferencë të përbashkët për media. Duke përmendur marrëdhëniet historike mes Türkiye-s dhe Maqedonisë së Veriut, Çavuşoğlu tha se vlerat e përbashkëta, historia e rrënjosur dhe lidhjet njerëzore janë baza e bashkëpunimit mes dy vendeve. Kryediplomati turk rikujtoi se më 26 gusht do të kremtojnë 30-vjetorin…
“Ne kemi ofruar sasi të caktuara të terapisë për pacientët me kancer. Është terapi biologjike dhe është për pacientë të caktuar. Nuk mund të përdorim terapi biologjike për asnjë pacient me kancer dhe duke ditur aftësinë financiare të institucioneve tona, dhe të shtetit, sidomos në këto rrethana, ne bëjmë hulumtimin e pacientëve, gjegjësisht grupimin e pacientëve sipas nevojës dhe përcaktimin e terapisë”. Këtë e tha sot ministri i Shëndetësisë Bekim Sali duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, në lidhje me pacientët me kancer. Ai theksoi se terapia biologjike nuk është e përshtatshme për çdo pacient, dhe terapia standarde që kemi…
Kundër 30 policëve të sistemuar në vendkalimin kufitar “Bllacë” me Republikën e Kosovës mund të ketë edhe përgjegjësi penale. Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski tha se pas konstatimit të përgjegjësisë disiplinore ndaj 30 policëve ditë më parë, po punohet për vërtetimin e përgjegjësive penale. “Përveç përgjegjësisë disiplinore, do të ketë edhe përgjegjësi materiale. Jemi duke punuar me prokurorinë, përkatësisht Departamentin për Ndjekjen e Veprave Penale të kryera nga nëpunësit policor dhe Prokurorinë kundër Krimit të Organizuar. Derisa të vërtetohet se ka elemente të veprës penale, sigurisht që do të ketë edhe përgjegjësi penale”, deklaroi Oliver Spasovski, Ministër i Brendshëm Sot…
Nga aeroporti i Ohrit deri në hotelin ku do të mbahet samiti “Ballkani i Hapur”, ka një regjim të veçantë trafiku. Samiti fillon joformalisht me një takim pune të organizuar nga kryeministri Dimitar Kovaçevski në të cilin do të marrin pjesë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq dhe si dhe kryetari i Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës, Zoran Tegeltija. Pjesa zyrtare është planifikuar për nesër. Janë planifikuar edhe fjalime të Komisionerit për Zgjerim të BE-së Oliver Varhei, dhe fjalim video i dërguari i posaçëm i SHBA-së për…
VMRO-DPMNE akuzon se LSDM dhe BDI me politikat e tyre të dëmshme kanë dëbuar nga vendi dëbuan nga vendi 215 mijë njerëz të aftë për punë. Sipas zëdhënësit, Naum Stoilkovski, ky trend vazhdon çdo ditë kur mijëra të rinj, të aftë për punë, mbushin autobusët dhe ikin jashtë vendit. “Sipas statistikave shtetërore, në tabelën për personat e aftë për punë, të punësuarit, ata që kërkojnë punë dhe të papunët, në fund të vitit 2021 regjistrohen gjithsej gati 1.682.000. Pas vetëm tre muajsh këtë vit, Statistikat për të njëjtën kategori, ata që mund të punojnë, numërojnë pak më shumë se 1,467,000.…
Ministria e Arsimit dhe Shkencës përfshin vetqeverisjen lokale në përcaktimin e prioriteteve kombëtare të zhvillimit dhe reformës. Në puntori me kryetarët e komunave , e organizuar për vizionimin e zhvillimit dhe transformimit të sistemit edukativo-arsimor ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri theksoi se krijimi i politikave me konsultime të gjera me të gjitha palët e interesuara është parim i punës së kësaj Qeverie dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.. „ Ne punojmë në mënyrë aktive në përgatitjen e Strategjisë Kombëtare për Zhvillim për periudhën 2022-2042. Në këtë proces, është e rëndësishme mbështetja e Fondit për Qeverisje të Mirë të…
Maqedonia e Veriut, Bullgaria dhe Mali i Zi, me vendimin për ti ndaluar fluturimin shefit të diplomacisë ruse Sergej Lavrov drejt Beogradit, kanë vendosur që si shtete të pavarura të respektojnë obligimet ndaj NATO-s dhe qëndrimet e BE-së. Kështu ka deklaruar Zëdhënësi i Departamentit Shtetëror, Ned Prajs, i cili sa i përket krëcënimit të mundur rus ndaj këtyre vendeve theksoi se “tre vendet janë anëtare të NATO-s, ndërsa përkushtimi i nenit 5 lidhur me të gjitha vendet është obligues”. “Ato ishin vendime të pavarura të cilat kishin të bënin me hapsirën ajrore të tre shteteve sovrane. Ato e paraqesin angazhimin…
E mirëpres zbulimin e autorit të djegies së Qendrës Kulturore të bullgarëve në Manastir. Kështu ka shkruar kryeministri i Bullgarisë Kiril Petkov në faqen zyrtare në Facebook. “Falënderoj autoritetet në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kryeministrin Dimitar Kovaçevski për veprim efektiv, të cilët e kapën zjarrvënësin në periudhë shumë të shkurtër. Ne definitivisht nuk do t’i dorëzohemi provokimeve që synojnë sabotimin e marrëdhënieve me fqinjët tanë”, shkruan kryeministri bullgar. Autorin e arrestuar e ka bërë të ditur sot në rrjetet sociale Oliver Spasovski, ministër i Punëve të Brendshme të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Sipas Spasovskit, autori e ka…
Kreu i Policisë në Maqedoninë e Veriut, Oliver Spasovski tha se nuk do të shfrytëzohen mjete finanaciare shtesë me pranimin e 600 policëve të ri, përcjell TV21. Spasovski theksoi janë hapur vende të reja pune pranë MPB-së, për shkak se brenda vitit do të pensionohen rreth 870 persona. “Këtë vit pensionohen rreth 870 persona nga Ministria e Punëve të Brendshme, kurse ne punësojmë 600 persona. Kjo është vetëm për krahasim, ta dini se nuk janë mjete shtesë që ne i kërkojmë në buxhet, por janë mjete që janë në dispozicion të MPB-së, punësojmë”, tha mes tjerash Spasovski duke shtuar…

