Kompania “Armos Balkan” nga Greqia ka filluar ndërtimin e fabrikës për prodhimin e elementeve të betonit në zonën zhvillimore industriale “Novini” dhe në Reçicë të Kumanovës, fshat ky i cili shtrihet afer Vaksincë e Llojanit, banorët e të cilëve tanimë dekada me radhë nuk mbajnë mend kur është investuar nga shtetit, qoftë edhe sa 1/10 e këtij projekti, njofton “KumanovaSot”.
“Fabrika do të vendoset në veri të qytetit në drejtim të kufirit me Republikën e Serbisë, në autostradën E 75, Beograd-Athinë, në një sipërfaqe prej 65 hektarësh, tokë ndërtimore. Qëllimi është G2 (industria e lehtë dhe jo ndotëse) dhe qëllimi B (njësi të mëdha tregtare – qendra tregtare dhe hotele)”, thotë Dimitrievski, i cili me përfaqësuesit e investitorit, vizitoi zonën industriale për të parë se si po shkojnë punët.
Ai theksoi se kjo zonë më e madhe industriale në komunë pritet të tërheqë një numër të madh të kompanive dhe njësive të mëdha tregtare.
Dhe përderisa kryetari i Kumanovës Maksim Dimitrievski Makso, flet per investime dhe investon projekte kapitale ne zonat kryesisht të banuara me maqedonas, sic është rasti i fundit në Reçicë, banorët e fshatit Vaksincë dhe Llojan, thonë se nuk e mbajnë mendë kur herën e fundit shteti të ketë investuar në këtë dy vendbanime shqiptare, që shtrihen në pjesën veriore të Maqedonisë së Veriut gjegjësisht në kufirin me Serbinë.
Poashtu banorët e kësaj zone tanimë 30 vite presin hapjen e vendkalimit kufitare më fshatin Miratoc respektivisht Luginën e Preshevës, vendkalim kufitar ky, I cili pas pavarësimit të Maqedonisë së Veriut në fillim të viteve të nëntëdhjata, funksiononte dhe banorët lirisht lëviznin në të dyja anët./KumanovaSot
Data 31.08.2026
Aktuale
- Belgjika bën helmetën të detyrueshme për skuterët elektrikë
- Kupa Botërore e Kikboksit në Budapest: Turker Ismail përsëri fiton medalje të artë
- “Divjaka bashki”, Qytetarët 31 ditë në protestë kundër shkrirjes dhe bashkimit me Lushnjen: Këtu vendosim ne!
- Kida më në fund po bëhet nuse: Nisin përgatitjet për dasmën e madhe – dalin pamjet e para dhe shumë madhështore
- 31-vjeçarja vdes gjatë lindjes së djalit, mijëra njerëz i dalin në ndihmë familjes
- Jonida e dha lajmin se s’do të jetë më në Big Brother, por a e dini se kush do të jetë në skenë në vend të saj? Nuk do ta besoni
- “Historia e Shqipërisë nuk ka parë kurrë një protestë si kjo”, Gazetari Osman Stafa: Kjo është beteja për të ardhmen tonë! Duam një vend me dinjitet
- Më në fund, Edi Kuçi “lajmërohet” në rrjetet sociale /FOTO



