Kryeministri shqiptar i Malit të Zi, Dritan Abazoviç tha se: “Këtë e shikoj si të kemi një të ardhme të mirë si të bazuar në progresin ekonomik në biznes. Në mundësi më të mirë që të kemi bashkëpunim në të gjitha fushat dhe miqësi më të madhe. Kjo për mua është idea e ballkanit të hapur. Çdo nismë që sjell progres do ketë mbështetjen e qeverisë së malit të zi. Duhet të kemi dialog, ky është hapi i parë. Të mos kemi frikë nga njëri tjetri dhe të krijojmë klimë progresi në rajon. Politikat e mosrespektimit e të theksimit të…
Author: Hamdi Kumanova
KUPER: URGJENTISHT TË NISIN NEGOCIATAT E BE-së ME RMV dhe SHQIPËRINË Ministrja e Mbrojtjes, Slavjanka Petrovska, ka theksuar se gjatë Dialogut Strategjik në Uashington, Shtëpia e Bardhë ka shfaqur shqetësime për veton bullgare për nisjen e negociatave të RMV-së me BE-në, raporton KlanMacedonia. Gjatë takimit me zyrtarë të lartë të sigurisë në administratën amerikane, Petrovska citohet të ketë thënë se taktizimet e stërzgjatur mund të shkaktojnë probleme serioze të sigurisë në Ballkan dhe sjellin rreziqe nga kërcënimet hibride. “Kërcënimet hibride ishin të pranishëm në RMV edhe më parë, por, kuptohet se me nisjen e invazionit rus në Ukrainë dhe për…
Rritja e çmimeve në tregun vendor si dhe inflacioni, kanë shkaktuar reagimin e shumë bizneseve prodhuese dhe jo vetëm, lidhur me kontinuitetin e tyre ekonomiko-biznesor. “Shteti duhet menjëherë të marrë masa për të ndërhyrë në një përshkallëzim të mundshëm të situatës që mund të ndodhë dimrin e ardhshëm”, apeluan nga Oda Ekonomike e Maqedonisë së Veriut, ku kërkuan kursime, veçanërisht të energjisë elektrike nga shteti, qytetarët dhe kompanitë. Ndërkohë Enti Shtetëror i Statistikave njoftoi se inflacioni në muajin maj arriti në 11.9 për qind dhe qeveria njoftoi vendimin për ndërhyrje të mundshme në çmim deri në fund të javës. Me…
Parisi zyrtar, në cilësinë e kryesuesit të Bashkimit Evropian, i jep mbështetje të plotë një marrëveshjeje mes Shkupit dhe Sofjes që do të zhbllokojë perspektivën evropiane të vendit. Bullgaria thotë se është e interesuar që kërkesat e saj të garantohen nëpërmjet procesit të pranimit dhe nuk do t’i nënshtrohet asnjë presioni të jashtëm kur bëhet fjalë për heqjen e vetos. Për vendin, anëtarësimi në BE nuk ka alternativë tjetër ndaj dhe do të vazhdojë përpjekjet për të kapërcyer mosmarrëveshjet me Bullgarinë. Presidenti francez Emanuel Macron dje pas bisedave telefonike me presidentin bullgar Rumen Radev dhe kryeministrin Dimitar Kovaçevski tha se…
Banka Botërore parashikon rritje të prodhimit të brendshëm bruto të Maqedonisë së Veriut prej 2,7 për qind këtë vit dhe 3,1 për qind vitin e ardhshëm, transmeton Portalb.mk. Në raportin e qershorit për perspektivën ekonomike globale, Banka Botërore uli parashikimet e mëparshme ekonomike për vendin, këtë vit me 1,0 për qind dhe për vitin 2023 me 0,3 për qind. Rritja ekonomike në vitin 2024, sipas parashikimeve të BB-së, do të arrijë në 3.2 për qind. Nga ana tjetër, parashikimi për rritjen globale për vitin 2022 është ulur me gati një të tretën, në 2.9 për qind. Arsyet kryesore për këtë…
Kryetari i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski ka kritikuar BDI-në për shpenzimet që ka bërë kjo parti gjatë shënimit të 20 vjetorit të themelimit të saj. Gjatë një interviste, Dimitrievski ka thënë se paratë e shpenzuara për festë, më mirë do të ishte të destinoheshin për ndërtimin e shkollës së re “Sami Frashëri” në Kumanovë, për të cilën, sipas tij, BDI-ja angazhohet vetëm deklarativisht. “BDI është një parti politike që është në pushtet për më shumë se 20 vjet, parti në radhët e së cilës, askush nuk ka mbajtur përgjegjësi për asnjë veprim. Pavarësisht nga spekulimet në opinion lidhur me…
Drejtori i Ndërmarrjes publike për rrugë shtetërore, Ejup Rrustemi foli në Samitin për rrugë të Ballkanit Perëndimor 2022 që po mbahet në Tiranë, ku morën pjesë përfaqësues të BERZH-it, BIE-së, komunitetit transportues, drejtorë të ndërmarrjeve publike dhe përfaqësues të tjerë relevantë. tema e samitit ishte “Formimi i së ardhmes: rrugë të sigurta, të mençura dhe të qëndrueshme”. Rrustemi, siç informoi Ndërmarrja publike për rrugë shtetërore, foli për “Mundësitë dhe sfidat e menaxhimit me rrugët në Maqedoni të Veriut” në panelin kushtuar temës “Ndërlidhja e pikave, roli i menaxhimit me të dhënat në sigurimin e rrugëve më të mençura”. Në fjalimin…
Gajtë ditës së sotme në vendkalimin kufitar “Bllacë” është një shtetas i Kosovës është arrestuar për ryshfet. Në dalje nga Maqedonia e Veriut, tek automjeti i tipit “VW”, që po e drejtonte 56-vjeçari S.J. janë gjetur mallra për të cilat nuk ka pasur dokumentacion. Paraprakisht, ai i ka ofruar zyrtarit të policisë qerasje, duke i vendosur para në pasaportën e tij kosovare. Pas kësaj S.J. është ndaluar dhe pas dokumentimit të rastit nga Departamenti për Krime Ndërkufitare dhe Migrim në Qendrën Rajonale për Çështje Kufitare-Veri, ndaj tij do të ngrihet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB.
Rasti “Talir 2” për ndërtimin e selisë partiake të VMRO DPMNE-së është drejt përfundimit. Për keqpërdorim të funksionit në këtë rast akuzohen ish kryeministri Nikolla Gruevski dhe ish sekretari i përgjithshëm i qeverisë, Kirill Bozhinovski. Sot në gjykatë fjalët përmbyllëse i jep mbrojtja. Nikolla Gruevski, i cili fitoi azil politik në Hungari, mbrohet nga një avokat i paguar nga shteti i cili ka kërkuar Gruevski të lirohet. “Kërkoj që i akuzuari i parë të shpallet i pafajshëm, pasi në veprimet e tij nuk ka elemente të veprës penale për të cilin ngarkohet”, deklaroi Goran Krkinski, avokat i Gruevskit Gjykimi vazhdon…
Kompania “Armos Balkan” nga Greqia ka filluar ndërtimin e fabrikës për prodhimin e elementeve të betonit në zonën zhvillimore industriale “Novini” dhe në Reçicë të Kumanovës, fshat ky i cili shtrihet afer Vaksincë e Llojanit, banorët e të cilëve tanimë dekada me radhë nuk mbajnë mend kur është investuar nga shtetit, qoftë edhe sa 1/10 e këtij projekti, njofton “KumanovaSot”. “Fabrika do të vendoset në veri të qytetit në drejtim të kufirit me Republikën e Serbisë, në autostradën E 75, Beograd-Athinë, në një sipërfaqe prej 65 hektarësh, tokë ndërtimore. Qëllimi është G2 (industria e lehtë dhe jo ndotëse) dhe qëllimi…
Ministri i Jashtëm i Türkiye-s (Turqise), Mevlüt Çavuşoğlu tha se dëshirojnë të zhvillojnë bashkëpunimin e tyre me Maqedoninë e Veriut në fushën e energjisë, raporton Anadolu Agency (AA). Çavuşoğlu, pas takimit që zhvilloi në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Türkiye-s në Ankara, me homologun e tij nga Maqedonia e Veriut, Bujar Osmani, zhvilluan një konferencë të përbashkët për media. Duke përmendur marrëdhëniet historike mes Türkiye-s dhe Maqedonisë së Veriut, Çavuşoğlu tha se vlerat e përbashkëta, historia e rrënjosur dhe lidhjet njerëzore janë baza e bashkëpunimit mes dy vendeve. Kryediplomati turk rikujtoi se më 26 gusht do të kremtojnë 30-vjetorin…
“Ne kemi ofruar sasi të caktuara të terapisë për pacientët me kancer. Është terapi biologjike dhe është për pacientë të caktuar. Nuk mund të përdorim terapi biologjike për asnjë pacient me kancer dhe duke ditur aftësinë financiare të institucioneve tona, dhe të shtetit, sidomos në këto rrethana, ne bëjmë hulumtimin e pacientëve, gjegjësisht grupimin e pacientëve sipas nevojës dhe përcaktimin e terapisë”. Këtë e tha sot ministri i Shëndetësisë Bekim Sali duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, në lidhje me pacientët me kancer. Ai theksoi se terapia biologjike nuk është e përshtatshme për çdo pacient, dhe terapia standarde që kemi…

