Author: Hamdi Kumanova

Kryetari i komunës së Karposhit, Stevço Jakimovski sot kumtoi se pas 99 muajve e ndërpret bashkëpunimin e koalicionit me VMRO-DPMNE-në dhe se ai koalicion më nuk mund të mbijetojë në këtë komunë të Shkupit. “Unë si kryetar komune me vitet e mia dhe me përvojën time dhe me karakterin tim nuk mund të lejoj më dikush të luajë me mua dhe me Këshillin e Komunës së Karposhit, por edhe me interesat e qytetarëve të Komunës së Karposhit në të cilat hyjnë edh qytetarë të thjeshtë, biznesmenë, të pasur dhe të varfër dhe nga bashkësi të ndryshme etnike. Prandaj unë dhe…

Lexo më Shumë

Sinqerisht shpresoj se ky është samiti i fundit i “Ballkanit të Hapur” në të cilin Bosnje e Hercegovina vjen si mysafir, porositi sot Zoran Tegeltija, kryesues i Këshillit të ministrave të BeH-së, e cila në Ohër në Samitin “Ballkani i Hapur” merr pjesë si vend vëzhgues. Ai theksoi se në BeH nuk ka konsensus rreth projektit “Ballkani i Hapur” dhe për këtë nuk ka përgjigje serioze, as negative, por vetëm heshtje, ndërsa arsyet për këtë i sheh në paragjykimet nga e kaluara, lidhur me atë se kush është propozuesi i kësaj iniciative, kush do të përfitojë nga kjo dhe nëse…

Lexo më Shumë

Lideri i Alternativës, Afrim Gashi, gjatë samitit të radhës të “Open Ballkan” që po mbahet në qytetin e Ohrit, sot është takuar me kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviq, kryeministrin shqiptarë Edi Rama, si dhe me ambasadorin e SHBA-ve në Beograd, Christopher R.Hill. “ Sot, në Ohër, kisha kënaqësi t’u bashkohem pjesëmarrësve të samitit të radhës të “Open Balkan”. Në margjinat e këtij samiti, kisha mundësi ta takoj kryeministrin shqiptar, Edi Rama, kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviq, si dhe ambasadorin e SHBA-së në Beograd, Christopher R. Hill, që është një mik i madh i shqiptarëve dhe mbështetës…

Lexo më Shumë

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e kaluara janë kryer 1.194, ndërsa janë regjistruar 73 raste të reja me coronavirus. Instituti për Shëndet Publik sot ka konfirmuar 66 pacientë të shëruar nga coronavirusi. Në 24 orët e kaluara është regjistruar një viktimë nga coronavirusi nga Shkupi (92). Në Regjistrin “Termini Im” poashtu është regjistruar një viktimë nga Kavadari (79). I raportuari ka ndërruar jetë më 15.05.2022. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostifikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 312.418, numri i të shëruarve është 302.668, numri i të vdekurve është 9.313, ndërsa…

Lexo më Shumë

Nëse nuk i hapim kufijtë do të na duhej pothuajse një javë për t’u vizituar qytetet më të njohura në rajon, ndërsa në vendkalimet kufitare në sezon duhet të presim katër deri pesë orë. Prandaj janë shumë të rëndësishme nismat të cilat dalin nga Ballkani i Hapur, porositi ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi në panel sesionin e parë me temë “Ballkani i Hapur hapë turizmin” në samitin e Ballkanit të hapur në Ohër. “Mu përmes këtyre nismave dhe marrëveshjeve që do t’i nënshkruajmë bashkarisht dhe nuk do t’i lëmë vetëm në letër do të ndërmarrim masa konkrete që të pakësohet…

Lexo më Shumë

Hamdi Nuhiju Ballkani i hapur është një ide me formë dhe përmbajtje e cila po realizohet përmes samiteve të ndryshme në shtetet e ndryshme të Ballkanit. Kësaj here krerët e Malit të Zi, Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë u mblodhën në Ohër. “ Maqedonia, Shqipëria dhe Serbia në takimin e radhës të Ballkanit të Hapur nënshkruan katër marrëveshje, që sipas tyre do të thellojnë edhe më tej bashkëpunimin në sferën ekonomike, të arsimit, kulturës dhe turizmit” , shkruan Alsat. (08.06.2022) Marrëveshja e parë ka të bëjë me luftën kundër mospagesës së tatimit. Marrëveshja e dytë ka të bëjë me…

Lexo më Shumë

Ish-kryeministri dhe ish-përfaqësuesi special në kontestin me Bullgarinë, Vllado Buçkovski, ka komentuar zhvillimet aktuale mes dy vendeve, me theks të veçantë zjarrin në Qendrën e Kulturës “Vanço Mihajlov” në Manastir. Ndonëse Buçkovski në intervistën për “EuroNews” shprehu habinë se këngëtari Lambe Alabakovski ishte personi që e ndezi zjarrin, ai theksoi se nuk beson se ky incident do të ndikojë në marrëdhëniet bullgaro-maqedonase. Buçkovski është i bindur se incidente të tilla janë një reagim ndaj asaj që po bëjnë dy qeveritë dhe shprehu keqardhjen që Franca duhet të jetë ndërmjetëse midis vendeve mike dhe aleatëve të NATO-s në zgjidhjen e çështjeve…

Lexo më Shumë

Maqedonia, Shqipëria dhe Serbia në takimin e radhës të Ballkanit të Hapur nënshkruan katër marrëveshje, që sipas tyre do të thellojnë edhe më tej bashkëpunimin në sferën ekonomike, të arsimit, kulturës dhe turizmit, shkruan Alsat. Marrëveshja e parë ka të bëjë me luftën kundër evazionit fiskal, gjegjësisht, shmangies së pagesës së tatimit. Në marrëveshjen e arritur theksohet nevoja për punë të përbashkët për të inkurajuar përmbushjen e detyrimeve tatimore në të tre vendet. “Janë hapur korsitë në Tabanoc, mes Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë dhe Qafë Thanë, mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Ballkani i Hapur po jep rezultate në…

Lexo më Shumë

Marrëdhëniet në mes Bullgarisë dhe Maqedonisë janë në nivel më të ulët historik, tha për “Utrinski Brifing” lideri i Lidhjes Demokratike, Pavle Trajanov. Ai theksoi se Bullgaria ka hyrë në agjendën ruse, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Kjo nuk është politika bullgare autentike ndaj Maqedonisë, me vendosjen e vetos, por është politika e Rusisë ndaj Ballkanit. Rusia po mbron interesat e saja përmes Bullgarisë. Kjo ka ndodhur më herët me Borisovin, ministren e jashtem Zakharieva, Karakaçanovin, por ndjekësi më i verbër i politikës ruse është praktikisht presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev”, tha Trajanov.

Lexo më Shumë

Komisioni zgjedhor për zgjedhje në disa degë pranë Bashkimit Demokratik për Integrim, informon se tashmë ka përfunduar procesi i vërtetimit të kandidaturave për kryetar dege në disa degë të BDI-së edhe atë në Bërvenicë, Bogovinë, Çashkë, Dollnen, Gostivar, Studeniçan, Tearcë, Tetovë, Vrapçisht dhe Zhelinë thuhet në njoftimin e Bashkimit Demokratik për Integrim. Me këtë rast, Komisioni zgjedhor partiak pranë BDI-së në bazë të nenit 44 të Rregullores për kriteret, mënyrën dhe procedurën e kandidimit dhe përzgjedhjen e organeve të BDI-së ka sjellë vendim për të vërtetuar të gjitha kandidaturat të cilët kanë plotësuar kushtet për të vazhduar më tej garën. Në vijim ju…

Lexo më Shumë

Lidhur me spekulimet e raportuara për përdorimin e gjuhës maqedonase në kuadër të Kombeve të Bashkuara, Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë së Veriut informon se i vetmi dokument referues i Organizatës së Kombeve të Bashkuara për atributet kryesore dhe të dhënat për vendet është UNTERM (shkurtesë e UN Terminology), njoftojnë nga MPJ. “Në të ofrohen informacionet bazë për secilin vend: emrin zyrtar, emrin e shkurtër, gjuhën e shtetit, emrin e valutës, kodet ISO etj. Sekretariati i OKB-së, si dhe të gjitha organet e tij, është i detyruar t’u përmbahet dhe t’i respektojë të dhënat e paraqitura…

Lexo më Shumë