Thirrja publike për subvencionimin e qytetarëve për blerjen e kondicionerëve inverter me efikasitet të lartë për ngrohje për vitin 2022, ndërsa qytetarët do të mund të aplikojnë online, informon Qyteti i Shkupit. “Në Thirrjen publike mund të aplikojnë personat që kanë blerë kondicionerë inverter duke filluar nga data 01.01.2022 dhe janë banorë të qytetit të Shkupit (komunat Gazi Babë, Aerodrom, Kisela Voda, Karposh, Çair, Shuto Orizare, Qendër, Gjorçe Petrov, Butel dhe Saraj.) dhe që plotësojnë kushtet e përcaktuara. Thirrja do të jetë e hapur deri më datë 01.11.2022 ose deri në ditën e shterimit të mjeteve. Thirrja publike do të…
Author: Hamdi Kumanova
Komisioneri për Zgjerim të BE-së, Oliver Varhej po qëndron sot për vizitë zyrtare në Sofje. Ai deklaroi se janë duke punuar që Shkupi të hap negociatat për anëtarësim me BE-në, dhe se pret mbështetje nga Bullgaria për procesin e integrimeve evropiane të Maqedonisë së Veriut. “Po kthehem në Sofje përsëri dhe përsëri, që do të thotë se përsëri nuk ka zgjidhje që na frustron shumë nëse mund të them kështu, sepse ne nuk mund të vazhdojmë me procesin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE pa u miratuar nga të gjitha vendet anëtare. Ne ende presim mbështetjen nga Bullgaria…
I riu nga Shkupi dyshohet se ka keqpërdorur të dhënat bankare të ish bashkëshortes së tij, përcjell TV21. Ministria e Punëve të Brendshme ka ngritur kallëzim penal ndaj 28-vjeçarit me iniciale M.S nga Shkupi, pasi i njëjti dyshohet se ka shkelur nenin 274-b nga Kodi Penal. “Konkretisht, gjatë muajit mars 2022, pasi paraprakisht i kishte siguruar të dhënat bankare nga kartela e pagesës së ish-bashkëshortes, i raportuari me të dhënat e marra ka kryer 11 transaksione në pikat e shitjes online, në vlerë të përgjithshme prej 13.684 denarë, prej të cilave 7 rezultuan të suksesshme dhe 4 të pasuksesshme, kështu…
Enti Shtetëror për Statistikë ka publikuar sot të dhëna të reja lidhur me rritjen e çmimeve për shërbime hotelerike. Çmimet e shërbimeve hotelerike në maj në krahasim me prillin e këtij viti janë rritur për 0,2 përqind, ndërsa krahasuar me majin e vitit të kaluar për 9,7 përqind. Krahasuar sipas grupeve të shërbimeve, rritja në maj në krahasim me prillin e këtij viti është shënuar në grupet e ushqimit për 0,3 përqind dhe pijet alkoolike për 0,1 përqind. Çmimet e shërbimeve hotelerike për peridhën janar-maj të vitit 2022, në krahasim me periudhën e njejtë të vitit të kaluar, janë rritur…
VMRO-DPMNE: GJYKATA DHE PROKURORIA DORË E ZGJATUR E LSDM-së Aktgjykimi për rastin “Talir 2” është fitore e drejtësisë ndaj skandaleve më të mëdha korruptive në vend dhe konfirmim për përmasat epike të krimit të VMRO-DPMNE-së – thonë socialdemokratët duke shtuar se gjykata ka urdhëruar konfiskimin e selisë luksoze të VMRO-DPMNE-së duke dëshmuar se Pallati I Bardhë është ndërtuar në mënyrë të jashtëligjshme me paratë e vjedhura nga qytetarët. “Derisa në atë periudhë qytetarët jetonin me vështirësi, VMRO-DPMNE-ja e pajiste Pallatin e Bardhë me lukse shumë të shtrenjta, me pllaka prej 100.000 euro, parket 76.000 euro, vazë 180.000 euro. Tani pas…
Ministria e Punëve të Brendshme njofton se brenda 24 orëve në të gjithë territorin e vendit janë sanksionuar 172 shoferë për tejkalim të shpejtësisë. “Prej tyre, 12 automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar dhe një automjet me shpejtësi mbi 70 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar. 71 automjete kanë tejkaluar shpejtësinë në zona të banuara, ndërsa 101 në zona jo të banuara. Policia në njoftim ka dërguar një fotografi nga radari që ka kapur një veturë të tipit BMW, duke lëvizur me shpejtësi 201 km/h”, thuhet në…
Ministrja e Punëve të Jashtme të Bullgarisë, Teodora Gençovska, konfirmoi për “BTV” se vërtet ka shënime për takimet e Kiril Petkovit me diplomatët evropianë për temën e Maqedonisë së Veriut. Ajo komentoi se shënimet janë të klasifikuara dhe të mbajtura në ministri. “Në këto takime është diskutuar se si të anashkalohet vetoja bullgare ndaj Republikës së Maqedonisë së Veriut”, tha ajo.
Të dhënat alarmante tregojnë rezultatet e fundit të testimit PISA-s në Maqedoninë e Veriut, përcjell TV21. Ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri informoi se nxënësit në vend janë nën nivelin mesatar në Ballkanin Perëndimor. “Matjet e hulumtimeve ndërkombëtare tregojnë se nxënësit tanë kanë sukses nën mesataren në Ballkanin Perëndimor, në vendet e BE-së. Shumica e nxënësve deri në moshën 19 vjeçare nuk e arrijnë nivelin themelorë, sipas testimeve të fundit të PISA”, tha ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri para komisionit në Kuvend. PISA është testimi më i madh ndërkombëtar për cilësinë e arsimit në në botë. Si hulumtim zhvillohet…
Një shtetase e Shqipërisë në Sektorin për Punë të Brendshme ka raportuar se ka qenë e sulmuar nga i fejuari i saj nga Gostivari. Policia ka arrestuar 27-vjeçarin nga Gostivari. “Më (09-qershor) në ora 01:10, zyrtarët policorë të SPB-Tetovë- Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar, kanë privuar nga liria 27-vjeçarin N.Z. nga Gostivari, i cili njëzet minuta më herët kishte qenë i denoncuar nga e fejuara e tij 32- vjeçare nga Republika e Shqipërisë, se e ka sulmuar fizikisht në shtëpinë ku jetonin së bashku. Rasti po zbardhet dhe dokumentohet”, thonë nga MPB.
Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë sot njofton se në Tetovë janë sulmuar dy punonjës të Ndihmës së Shpejtë. Për rastin në fjalë janë a “Më (09- qershor) në orën 03:05, zyrtarët policorë të SPB-Tetovë kanë arrestuar 28-vjeçarin M.G. nga Tetova i cili njëzet minuta më parë ishte raportuar se kishte sulmuar fizikisht dy punonjës të Ndihmës së Shpejtë të Tetovës. Lidhur me këtë rast pakë më vonë është vetëraportuar edhe nëna e tij S.G. (55). Të dy janë ndaluar në Stacionin Policor Tetovë, për sqarim dhe dokumentim të plotë të rastit.
Sot (09.06.2022) ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski së bashku me zëvendës shefin e Misionit të Ambasadës së Republikës së Çekisë, Lubomir Pshenka morën pjesë në në promovimin e automjeteve donacion nga Republika e Çekisë në Qendrën Policore “Gjorçe Petrov”. Bëhet fjalë për tetë automjete interevenuese të specializuara për nevojat e njësiteve organizative në kuadër të Departamentit për Operacione të Posaçme Policore në vlerë prej rreth 14.240.000 denarë, përkatësisht 6 automjete furgonë për rendin dhe qetësinë publike për nevojat e Njësitit për Pozicionim të Shpejtë dhe 2 automjete për operacione intervenuese për NJSAT “Tigri”. Para të pranishmëve në Qendrën…
KOVAÇKI: ISH-KRYEBASHKIAKË ANGAZHOHEN NË POLICI VMRO-DPMNE-ja ka shfaqur dyshime për parlajmërimet e 600 punësimeve në Ministrinë e Brendshme dhe ka drejtuar akuza ndaj LSDM-së dhe Ministrit të Brendshëm, Oliver Spasovski, se pa një kualifikim paraprak, një pjesë të madhe të ish-Kryetarëve të Komunave, që kishin humbur zgjedhjet e fundit lokale, janë punësuar në MPB. “Pas humbjes së zgjedhjeve, në MPB janë punësuar, ish-Kryebashkiakët Boris Georgievski nga Gazibaba, Sasho Jankovski – Vevçanë, Bllagoj Iliev – Konçe, Goran Krstev – Çeshinovë Obleshevë, të gjithë Kryebashkiakë të LSDM-së, që humbën betejën për mandatin e dytë. Gjithashtu, Dragi Trençovski – Pehçevë dhe Adnan Xhaferoski,…

