Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, sot, 05.04.2022 (e martë), do të shqyrtojë mbledhjen e rregullt të 36-të, në të cilën në përputhje me kompetencat e saj do të shqyrtojë më shumë pika nga Programi i saj për punë dhe në interes të qytetarëve. Sipas rendit të propozuar të ditës, mes tjerash, në mbledhjen e sotme do të shqyrtohet Informacioni për miratimin e Propozim – Protokollit për pranimin, strehimin dhe akomodimin, si dhe rregullimin e statusit të personave nga Ukraina që do të vijnë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, si dhe pasojë e veprimtarive ushtarake dhe persona të…
Author: Hamdi Kumanova
Biznesmeni dhe ish-kryetari i Shkupit, Trifun Kostovski në emisionin “Vetëm e vërteta” në Kanal 5 mbrëmë theksoi se ka refuzuar të regjistrohet sepse nuk e përkrah qeverinë e LSDM-së dhe BDI-së dhe shtoi se është i gatshëm të paguajë gjobë, përcjell INA. “Regjistrimi u fut në fuqi, duke debatuar me dëshirat e subjekteve të caktuara politike. Objektivisht, statistika është shkencë dhe i shërben zhvillimit ekonomik. Ajo që ndodhi në vendin tonë kishte një shenjë etnike. Të kënaqur janë vetëm LSDM dhe BDI. Unë nuk e mbështeta atë dhe për këtë arsye nuk u regjistrova. Unë thjesht kërkoj një konsensus mes…
Zv Kryeministri Fatmir Bytyqi ka siguruar qytetarët se rezerva ushqimore në vend ka dhe se qeveria po bën përpjekjet maksimale për të evituar keqpërdorimet në treg nga siç tha ai kompani të papërgjegjshme të cilat mundohen të përfitojnë nga kriza. Bytyqi potencon se inspktorët vazhdojnë të përcjellin situatën në teren. “Mendoj se shteti ka ndërmmar të gjitha mekanizmat ku mund të ndërhyj. Për fat të keq ne cdo gjë që ndërrmarim e bëjm për të lehtësuar dhe përmirsuar gjendjen por nga ana tjeter ka ndërmmarje të papërgjegjshme. Nëse kanë mall në rezerva dhe nuk lëshojnë në qarkullim ne do…
Imigrimet e mëdha të familjeve kërçovare në mërgim kanë bërë që numri i popullatës të zvogëlohet. Por edhe përkundër kësaj kërçovarët shumë pak iu besojnë rezultateve të regjistrimit. Sipas disa banorëve kjo është Marrëveshje politike, shkruan Alsat. “Po ata janë njerëzit, kanë shkuar edhe në migrim, këta janë. Nuk është normale por nuk e di çka është puna, le të merren politikanët që i kemi votuar”, tha një qytetar. “Ikën në mërgim të rinjtë, pleqtë si mua mbetën këtu, nuk i pranon askush. Ato që mundin ikin, ne pleqtë çka të bëjmë që mbetëm këtu. A do iknit edhe Ju?…
Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së sotme në ora 13:00, në bulevardin “Nënë Tereza” në Shkup, zyrtarë policorë nga ekipi operativ për kërkim në SPB Shkup kanë arrestuar A.N (68) nga Shkupi. Sipas njoftimit të policisë ai kërkohej me urdhërarrest për vuajtje të dënimit me burg në kohëzgjatje prej 1 vit e 7 muaj në IEVP Burgu Shkup, për vepër penale nga neni 247 i Kodit Penal, për të cilin ishte dënuar me 4 vjet e dy muaj. . “Personi do të dërgohet në IEVP për të përfunduar dënimin”, thonë nga MPB./Telegrafi/
Zëdhënësja e LSDM-së, Marija Miteva në konferencë për shtyp u shpreh pasojat që dalin nga bisediemt mes Maqedonisë dhe Bullgarisë janë rezultat i politikave katastrofale të qeverisë. “Edhe një herë Bullgaria ka një arsye shtesë për të shpallur sukses, ndërsa qeveria e Maqedonisë ka arsye më shumë për heshtje. Edhe një herë u vërtetua për se për politikat e dëmshme, opinioni i Maqedonisë merr vesh nga komunikatat në bullgare”, tha Miteva. Ajo shtoi se i ashtuquajturi sukses është edhe një humbje për historinë e Maqedonisë, identitetin maqedonas. “Kovaçevski hesht, ndërsa pala bullgare korën sukses në bisedimet në komisionin historik. Atmosfera…
Më 14 prill, Sindikata e Postës së Maqedonisë dhe Organizatës Sindikale SH.A. Posta do të hyjnë në grevë nëse në ndërkohë nuk plotësohen kushtet e parapara për rritje të menjëhershme të pagave neto të punëtorëve në shumë prej 3.000 denarë. Këtë vendim, siç njoftuan ata, e kanë marrë muajin e kaluar, si rezultat i dialogut të pasuksesshëm trepalësh në mes të Bordit të Drejtorëve të Maqedonisë, Qeverisë dhe Sindikatave të Postës së Maqedonisë së Veriut. “Arsyet e fillimit të grevës së përgjithshme i referohen shqetësimit të mbi 2.200 punonjësve për të ardhmen e kompanisë dhe pasigurisë së mbajtjes së vendeve…
“Në këtë tabelë në të cilën shkruan “Opstina Gazi Baba”, së shpejti emri i komunës do të duhet të jetë edhe në gjuhën shqipe, pasi shqiptarët në komunën në fjalë janë mbi 20 % sipas të dhënave nga regjistrimi i fundit i popullsisë. Që në mëngjes tentuam të kontaktojmë me kryetarin e Gazi Babës për të diskutuar për këtë dhe për të kuptuar se kur duhet të nisë zbatimi i Ligjit të Gjuhëve. Edhe pse i njëjti tha se ishte i gatshëm të flasë për këtë çështje, por më pas nuk përgjigjej në telefon edhe pse tentuam dhjetëra herë”. Zbatimi…
“Sot pata nderin dhe kënaqësinë e veçantë të jem nikoqir i zëvendësambasadorit të Zvicrës, Lucien Aegerter, si dhe i përfaqësuesve nga programi IME për rritjen e punësueshmërisë në vend, Tanja Georgievska dhe Zoran Todorovski” u shpreh drejtori i Kodrës së Diellit Adem Avziu informon Tetovasot. Në takim u diskutua për projektet e mundshme të ardhshme për zhvillimin e turizmit aktiv, të financuara nga fondet zvicerane dhe për prioritetet e Qendrës së Skijimit “Kodra e Diellit”, së bashku me hotelet “Sllavija” dhe “Kodra e Diellit”, si dhe mundësitë për rrjetëzim dhe krijim të partneritetit ndërmjet të gjitha palëve të interesuara në…
Çmimet e automjeteve të përdorura në vend janë rritur nga 20 deri në 30 për qind. Edhe pse kohët e fundit kërkesa për makina të importuara është ulur ndjeshëm, tregtarët janë të detyruar t’i shesin automjetet e përdorura më shtrenjte për shkak të rritjes së çmimeve jashtë vendit, si dhe tarifave të larta ndaj shtetit. “Rritje më e madhe e çmimit në tregun europian ndodhi nëntorin e kaluar dhe kjo u reflektua në automjetet e përdorura që shiten në vendin tonë. Momenti i dytë është rritja e zërit të CO2 në vendin tonë, pra në importin e automjeteve ka rritje…
Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut miratoi vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 2,50% në raport me vendimin e datës 1.4.2022. Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 ulen për 2,50 denarë/litër kështu që çmimi i shitjes me pakicë të EUROSUPERIT BS-95 do të jetë 81,00 den/l, ndërsa çmimi i shitjes me pakicë i EUROSUPERIT BS-98 do të jetë 83,00 den/l. Çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-E V) do të ulet për…
Këshilli i Gjyqtarëve sot në rastin “Parcelat në Vodno” pranoi kërkesën e prokurores Lile Stefanova për konfiskimin e pronës të kompanisë “SSI investment”, në të cilën ndodhen tre banesa në emër të Nikolla Gruevskit në “Panorama Rezidenc”. Bëhet fjalë për banesë 155 metra katrorë, apartamenti i dytë 199 metra katrorë dhe i treti për 200 metra katrorë për vlerën 660.000 euro. Masa e përkohshme për ngrirjen e pronës do të vazhdojë në marrjen e vendimit të gjykimit për rastin “Parcelat në Vodno”, ndërsa fjalët përfundimtare të këtij procesi do të jenë në fillim janë caktuar më 12 prill, pas së…

