Author: Hamdi Kumanova

VMRO-DPMNE do të votojë kundër kornizës negociuese që do t’i përmbajë kërkesat bullgare, ka deklaruar Hristijan Mickoski në një intervistë për “Prizma”. Sipas tij, nuk ka kuptim të negociohet me Bullgarinë sepse, siç thotë ai, tri kërkesat e kryeministrit i atjeshëm Kiril Petkov janë tepër radikale. Petkov tha dje se Sofja kërkon respektimin e Qëndrimit Kornizë të Kuvendit të Bullgarisë, përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë dhe zbatimin e Marrëveshjes për fqinjësi të mirë. “Ajo që shoh tani është përpjekja e Petkovit, për të mbajtur një lloj koalicioni në Bullgari, me nacionalizmin ultra-radikal. Shihet se njeriu politikisht shëtit vërdall, nga liberali…

Lexo më Shumë

MPB ínformon se SPB Tetovè ka parashtruar padí penale ndaj D.F (42), nga fshatí Zhelínè, pèr shkak tè dyshímít se ka kryer veprèn penale “rrezíkím tè sígurísè nè komuníkacíon”, nè lídhje me veprat penale “vepèr e rèndè kundèr sígurísè sè pronave dhe índívídève, dhe “mosdhèníe tè ndíhmès tè personít tè lènduar nè fatkeqësi komunkacíoní”. Me 2 qershor 2022 nè orèn 19 e 20 nè rrugèn e fshatít Zhelínè, í denocnuarí me automjetín “BMW 320”, pèrplasí pèr vdekje njè kèmbèsorè tè fshatít Zhelínè, í cílí vdíq nga plagèt e marra, thuhet nè raportín e polícísè.

Lexo më Shumë

Nga Republika e Maqedonisë së Veriut për pelegrinazh këtë vit do të nisen 919 besimtarë, deklaroi për MIA-n, Irsel Jakupi, Sekretari i Përgjithshëm i BFI-së. “Besimtarët do të udhëtojnë me 27, 29 dhe 30 qershor me pesë fluturime çarter Shkup-Xheda. Më i madhi prej tyre është 65 vjeç, ndërsa më i vogli 7 dhe 8 vjeç, fëmijë që udhëtojnë me prindërit e tyre, shtoi Jakupi. Sipas tij, sa i përket Myftinisë së Dibrës, e cila mbulon komunën Dibër, Qendër Zhupë dhe zonën e Rekës, komuna e Mavrovës Rostuseh, këtë vit në haxhillëk do të shkojnë 12 besimtarë. Kthimi i besimtarëve…

Lexo më Shumë

Fakulteti i Shkencave të Mjekësisë i Universitetit të Tetovës, me rastin e kremtimit të 30-vjetorit të Odës së Mjekëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut mori pjesë në shënimin e këtij viti jubilar ku shënohet veprimtaria prej tri dekadash e këtij asociacioni të mjekësisë. Në këtë aktivitet, dekani i Fakultetit të Shkencave të Mjekësisë, Prof. Dr. Nevzat Elezi, u shprehu urimin e tij drejtuesve të Odës së Mjekëve dhe i falënderoi për bashkëpunimin korrekt, institucional dhe shumë të frytshëm mes kësaj njësie akademike të Universitetit të Tetovës dhe Odës së Mjekëve në vendin tonë. Ai, gjithashtu tha se, Fakulteti i…

Lexo më Shumë

PROKURORIA: VENDIMI ËSHTË NË FAZËN PËRGATITORE Nëntë muaj pas zjarrit në spitalin modular në Tetovë, ku humbën jetën 14 persona, ende nuk ka përgjegjësi penale mbi këtë. Prokuroria Themelore Publike tre javë më parë paralajmëroi se po përgatiten aktakuza për lëndën dhe ka të dyshuar, por nuk kanë ndarë detaje më precize. Të pyetur sot nga Klan M, nga prokuroria thanë se vendimi është ende në fazën përgatitore. PROKURORIA “Vendimi i Prokurorisë Publike është në fazën e përgatitjes. E përgatit ekipi i prokurorisë i cili punon në lëndën. Sapo të përgatitet, prokuroria do ta informojë opinionin për të gjitha detajet…

Lexo më Shumë

Lideri i opozitës OBRM-PDUKM, Hristijan Mickoski në konferencën e sotme për media tha se partia do ta ankimojë vendimin e Gjykatës me të cilin konfiskohet selia e partisë dhe paralajmëroi hapjen e mundshme të procedurës para Gjykatës në Strasburg. “E gjithë kjo do të ankimohet pasi të marrim aktgjykimin me shkrim, në Gjykatën e Apelit. Nuk presim që diçka të ndryshojë në këtë gjyqësor dhe prokuroria partiake, por do të përdorim të gjithë mekanizmat ligjorë që kemi në dispozicion dhe do të shqyrtojmë mundësinë e hapjes së procedurës para Gjykatës në Strasburg. Drejtësia do të dëshmohet”, tha Mickoski. Mickoski tha…

Lexo më Shumë

OKB njofton se stafit të Sekretariatit nuk i janë dërguar udhëzime që do të ndryshonin termin “gjuhë maqedonase” në “gjuhë të RMV-së”. Ky reagim vjen pasi mediat në Maqedoninë e Veriut, duke cituar burime të paidentifikuara, publikuan informacione se termi “gjuhë maqedonase” do të ndryshohet në OKB, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Asnjë udhëzim i tillë nuk i është dërguar stafit të OKB-së, i cili do t’i referonte shërbimet që të përdorin termin “gjuhë e Republikës së Maqedonisë së Veriut” në vend të termit gjuhë maqedonase”, thuhet në përgjigjen për “Radion Evropa e Lirë” nga zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së,…

Lexo më Shumë

Më datë 09.06.2022 në ora 09.10 në SPB Tetovë, një 70 vjeçare nga Tetova ka raportuar se është mashtruar nga personi V.A. nga Strimnica e Tetovës, për një shumë prej 2700 euro. Sipas kallëzimit, më datë 07.06.2022, personi e ka telefonuar duke u paraqitur si punëtorë i angazhuar në një shoqatë humanitare dhe e ka mashtruar duke i kërkuar që t’i jepte paratë për t’ia marrë banesën që ishte menduar si ndihmë humanitare për të. Siç është raportuar, ajo ka ardhur në Shkup dhe i ka dhënë paratë, pas së cilës personi dyshohet se është larguar për të marrë çelësat…

Lexo më Shumë

Aleanca për Shqiptarët uron nxënësit dhe mësimdhënësit për mbarimin e vitit shkollor. Por, njëkohësisht reagon lidhur me sfidat që i presin arsimtarët lidhur me plotësimin e dëftesave në mënyrë elektronike ku ata ndeshen me probleme të formave të ndryshme. Në njërën anë, prindërit të cilët me të drejtë ankohen se përse duhet të paguajnë nga 80 denarë për mbushjen e dëftesave, ku sipas ligjit nuk duhet, nga ana tjetër MASh-i nuk i realizon detyrimet. Edhe pse në ditarin elektronik ekziston mundësia për mbushjen e dëftesës, ajo është vetëm në gjuhën maqedone dhe jo edhe në gjuhën shqipe. Ne si Aleancë…

Lexo më Shumë

Publikimi i skandalit nga ana e Stevço Jakimovskit lidhur me kreun e VMRO-së, Hristian Mickoski dhe paralajmërimi i tij për prishjen e koalicionit me VMRO-në është ngjarja që ka rrëmbyer vëmendjen e të gjithëve dy ditët e fundit, raporton indeks.mk. Në prononcimin e tij, Jakimovski tha se Mickoski i ngjanë një dikatatori dhe se i njëjti i ka kërcënuar këshilltarët komunal. Deklarata e Jakimovskit se “Mickoski intervenon që persona të burgosur të kenë kushte më të mira në burg dhe nuk i intereson fare për të burgosurit e 27 prillit”, i ka revoltuar të burgosurit. Përveç Goran Angelovit, sot Jakimovskit…

Lexo më Shumë

Mesazhi im sot është i qartë: në përputhje me kriteret e përcaktuara, të ofrojmë integrim të të gjithë Ballkanit Perëndimor në BE deri në vitin 2033 – një afat kohor ambicioz, por i arritshëm. Dhe hapi i parë duhet të jetë vendimi për dy javë në Bruksel për të zhbllokuar rrugën ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, ka shkruar kryeministri grek Kirjakos Micotakis në rubrikën e tij për “Politiko”, kushtuar perspektivës evropiane të rajonit. Përpara Samitit në nivel të lartë në kuadër të procesit për bashkëpunim në Evropën Juglindore që mbahet në Selanik sot, kryeministri grek në rubrikën e titulluar…

Lexo më Shumë