Ministria e Arsimit ka hapur platformën e re për regjistrim online në shkolla të mesme pavarësisht se regjistrimi zyrtarisht është i paraparë për 14 dhe 15 qershor. Gjysmë-maturantët që kanë marrë dëftesën e klasës së nëntë tashmë mund të aplikojnë përmes faqes së internetit e-uslugi.mon.gov.mk duke përdorur llogaritë e tyre të krijuara në Schools.mk. Mësimdhënësi Burim Rexhepi tha për Alsat se informimi për këtë risi ishte pak i vonuar duke kujtuar se shumë prej nxënësve kanë harruar llogaritë dhe fjalëkalimet e tyre. “Trajnim adekuat posaçërisht për nxënësit që t’i verifikojnë të dhënat në shërbimet elektronike të Ministrisë së Arsimit dhe…
Author: Hamdi Kumanova
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, TalatXhaferi, në përputhje me kompetencat e veta kushtetuese, sot (11 qershor), i shpalli zgjedhjet për kryetarë të komunave Mavrovë dhe Rostushë dhe Qendra Zhupa. Në pajtim me Aktvendimin që e miratoi Kryetari i Kuvendit në bazë të Kodit Zgjedhor, zgjedhjet për kryetarë të komunave do të mbahen më 20 gusht të vitit 2022. Afatet për kryerjen e veprimeve zgjedhore fillojnë të rrjedhin prej ditës së publikimit të Aktvendimit për shpalljen e zgjedhjeve në “Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut”. Zgjedhjet, në pajtim me Aktvendimin për shpalljen e tyre do…
Policia e Maqedonisë së Veriut e ka identifikuar një veturë të Maqedonisë së Veriut, veturë e cila ishte vjedhur në Bullgari, transmeton Portalb.mk. “Kjo veturë është dërguar për kontrollim në ‘vijën e dytë’ dhe gjatë procedurave identifikuese e kontrolluese nga zyrtarë policorë të PK-së dhe zyrtarë nga FRONTEX-i të cilët janë me mision në Vërmicë, është ardhur në përfundim se vetura në fjalë rezulton e vjedhur në vitin 2021 në Bullgari”, raporton Policia e Kosovës, duke sqaruar që vetura tashmë është konfiskuar. Vetura Land Rover me targa të Maqedonisë së Veriut ishte kapur në kufirin ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës dje…
Metereologët thonë se për shkak të një cikloni mbi vendin tonë që rezulton me atmosferë jostabile edhe në ditët në vijim do të mbretërojë mot me shira të rrëmbyeshme ku nuk përjashtohet që vende vende proceset të jenë më intensive në formë të motit të lig. “Deri në fund të ditës edhe më tej do të ketë kushte për mot jostabil lokal që do të përcillet me shira të rrëmbyeshëm , bubullima dhe erë të përforcuar, kurse lokalisht nuk përjashtohet mundësia që proceset të jenë më intensive në formë të motit të lig me shira të rrëmbyeshme erë të përforcuar,…
Me hedhjen e kapelave apsolventet e gjeneratës 2021/22 të Universiteti të Tetovës sot përfunduan një kapitull të studimve, për të vazhduar me sfidat e reja duke shpresuar për një të ardhmen të mirë. Rektori i Universiteti të Tetovës, Vullnet Ameti, tha se Univeristeti i Tetovës, ka unifikuar intelektualët dhe kombin shqiptar dhe është historia më e re e popullit shqiptar. “Diplomimi i studentëve tanë është ngjarje e madhe, dëshmi e një progresi të rëndësishëm që është bërë në institucionin tonë,është dëshmi se të gjithë ne i jemi qasur me seriozitet arsimit. Është ky universitet që unifikoj intelektualët shqiptar,e unifikoj kombin,e…
Partia në pushtet LSDM thotë se Hristijan Mickoski është i njëjtë me mentorin e tij, kriminelin e dënuar të arratisur Nikolla Gruevski. Ato thonë se Mickoski, ashtu si Gruevski, VMRO-DPMNE-në e sheh vetëm si mjet për pasurim personal. Mickoski ishte i pari që e mbrojti krimin në partinë e tij, në vend që ta dënonte dhe të distancohej prej tij. Mes tjerash nga atje shtojnë se kohët e fundit opinioni ka dëgjuar kryetarë komunash dhe biznesmenë aktualë që dëshmojnë se Mickoski ka bërë presion, duke kërcënuar tenderë të caktuar. Sipas tyre kjo është vetëm vazhdimësi e praktikës së Gruevskit i…
“I thashë Petkovit se qeveria e tij do të shembet, njeriu m’u duk naiv, ose sillej naiv dhe budalla ose vërtet s’ka ide për jetën…” tha Mickovski për Kanalin 77. Lideri i VMRO DPMNE-së tha edhe se nuk i ka bërë shumë përshtypje që Petkov ka diplomuar në Harvard, kjo për të është e parëndësishme. Kjo është një deklaratë interesante e një personi që ka diplomuar tek babai i tij në Fakultetin e Makinerisë në Shkup.
109.249 TË PAPUNË – 80% ME ARSIM FILLOR DHE TË MESËM Sipas rezultateve nga Regjistrimi 2021, në vendin tonë ka 109.249 të papunë të moshës 15 e më shumë. Prej tyre thuajse 80% janë me arsim fillor dhe të mesëm. Mbi 60% I takojnë gjinisë mashkullore. Sipas rajoneve statistikore pjesa më e madhe e të papunëve me arsim fillor – 27% jetojnë në Rajonin e Pollogut. Sipas qyteteve thuajse 5.000 apo 16% jetojnë në Shkup, prej të cilëve mbi 1.500 në Çair, kurse mbi 2.000 të papunë me arsim fillor ka në Gostivar, Tetovë dhe Kumanovë. Pjesa më e madhe…
Një nga analistët më të shquar gjermanë për Ballkanin, Johana Dajmel, tha për Radion Kombëtare Bullgare (BNR) se vetoja bullgare ndaj Shkupit kërcënon të gjithë projektin evropian të Ballkanit. Dajmler, një ish-anëtare e bordit të drejtorëve në Shoqatën gjermane me ndikim për Evropën Juglindore në Munih, pyet veten se interesi i kujt është të bllokojë vendimin e zgjerimit të BE-së dhe çfarë sinjali po dërgon Unioni në Ukrainë, Moldavi dhe Gjeorgji. Siç njofton AIM, sipas saj, bëhet fjalë për ndërhyrje ruse dhe se shpjegimi logjik i disa kolegëve të saj në Bullgari është se Moska është e përfshirë në kontestin…
Në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit 2021 ka pasur 18 790 foshnje, prej të cilave 18 648 ishin lindje me sukses, transmeton Portalb.mk. Në Tetovë ka pasur 1 037 lindje, Kumanovë 1 018, Çair 881, Aerodrom 788, ndërsa në Manastir 762. Ndryshe, gjatë vitit të kaluar në Maqedoninë e Veriut ka pasur gjithsej 18 648 lindje të gjalla, apo 2 përqind më pak se vitin e paraprak. Në vitin 1995 në Maqedoninë e Veriut ka pasur 29 886 lindje, ndërsa në vitin 2021 ka pasur18 648 lindje. Derisa në vitin 1995 ka pasur 286 lindje jo të suksesshme, në vitin…
Ministri i shoqërisë informatike dhe administratës, Admirim Aliti sot ka pritur kancelarin gjerman Olaf Scholz në vizitën e tij të parë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, transmeton Almakos. “ Sot patëm kënaqësinë të mikprisnim Kancelarin Olaf Scholz në vizitën e tij të parë në vendin tonë. Vizita e tij dhe e delegacionit qeveritar gjerman është një akt çertifikimi për perspektivën euro-perëndimore të Maqedonisë së Veriut. Pushtimi rus i Ukrainës e ka bërë të qartë se sa ngushtë lidhet integrimi europian me sigurinë, stabilitetin, paqen dhe mirëqenien e popujve. Dyzimet që e kanë vonuar mbërritjen e Maqedonisë së Veriut në stacionin…
Qendra për Arte Bashkëkohor ka realizuar një aksion artistik ku kanë paralajmëruar një sërë aksionesh kushtuar rritjeve enorme të çmimeve të karburanteve dhe uljes së standardit jetësor të qytetarëve – përcjell KlanM. Aksion artistik titullohet “Benzina e Artë – vetëm qielli është kufiri për çmimet”, kurse sic njofton KlanM, ka për qëllim që t`i rikujtojë kompetentët se me heqjen e masave anti-krizë për derivatet e naftës, qytetarët përballen me vështirësi të mëdha për t`i kryer obligimet ditore, kurse rreth 100.000 qytetarë në mënyrë të drejtpërdrejtë varen nga çmimet e derivateve. “Çmimet e derivateve të naftës shkuan në qiell, siç po…

