Ministri i shoqërisë informatike dhe administratës, Admirim Aliti sot ka pritur kancelarin gjerman Olaf Scholz në vizitën e tij të parë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, transmeton Almakos.
“ Sot patëm kënaqësinë të mikprisnim Kancelarin Olaf Scholz në vizitën e tij të parë në vendin tonë. Vizita e tij dhe e delegacionit qeveritar gjerman është një akt çertifikimi për perspektivën euro-perëndimore të Maqedonisë së Veriut.
Pushtimi rus i Ukrainës e ka bërë të qartë se sa ngushtë lidhet integrimi europian me sigurinë, stabilitetin, paqen dhe mirëqenien e popujve. Dyzimet që e kanë vonuar mbërritjen e Maqedonisë së Veriut në stacionin final të euro-integrimit u kanë shërbyer ëndrrave të fuqive destruktive dhe anti-demokratike për të minuar bashkimin përfundimtar të Europës.
Angazhimi i Kancelarit Scholz synon pikërisht zbrapsjen e këtij projekti djallëzor. Vizita e tij i jep një hov të ri projektit europian të kësaj qeverie dhe qytetarëve tanë.
Bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve do të njohë dimensione të reja. Përfitimet për qytetarët do të jenë të prekshme. Më shumë siguri, më shumë stabilitet dhe zhvillim më i shpejtë me më shumë investime gjermane.
E jona është të mos e ulim ritmin e reformave, transformimit pozitiv dhe shërbimit për qytetarët. Dhe mbi të gjitha të jemi besimplotë se ka ardhur dita që durimi dhe përpjekjet tona të shpërblehen.”, shkruan Aliti.
Data 13.11.2026
Aktuale
- U zhduk pasi doli për kafe me një 24-vjeçar në Suharekë – gjendet 14-vjeçarja pas dy ditësh, Policia heton rrethanat
- Ministria i heq lejen e mjedisit kompanisë “Kurum” pas skandalit të mbetjeve të rrezikshme
- Stuhia “Charles” përfshin Evropën Jugore, përmbytje masive dhe kaos në trafikun ajror
- Të dielën Maratona e Tiranës, “paralizohet” kryeqyteti, cilat rrugë do të bllokohen
- Platforma X pezullon llogarinë e fushatës së kandidatit palestinezo-amerikan për Senat, Ahmed Moor
- Tensionet rreth Ligjit për Specialen: BE-ja dhe Ambasadat shprehin shqetësime të forta
- Toshkovski: Iva Mihailova gjatë arratistjes nuk u ndihmua nga policia, nuk është kapur në asnjë nga kamerat në pikat kufitare
- Zjarr i ri në Bit Pazar të Shkupit, kësaj radhe digjet një “Audi”



