Author: Hamdi Kumanova

SHUTO ORIZARË: DITA E ROMËVE SHËNOHET ME MUZIKË E VALLE DISKRIMINOHEN PËR TË HYRË NË KAFE E PISHINË Me muzikë e valle festohet 8 Prilli Dita ndërkombëtare e Romëve në Shuto Orizare. Kriza ekonomike ka thelluar edhe më shumë varfërinë tek qytetarët. “Si mund të mbijetosh me pension prej 12 mijë denarëve, vetëm barërat më kushtojnë 50 euro në muaj. Shteti vetëm mendon për interesat e tyre, pastaj për popullin”.  “Shumë është shtrenjtë. Tash në qoftë se blen diçka pak do të të shkojnë 1 mijë denarë, ndërsa asgjë s’ke marrë. Edhe barërat janë shumë të shtrenjta”. “Punojmë për ta…

Lexo më Shumë

Një grup në Facebook me mijëra anëtarë, i cili ofron transport nga Shkupi në Ohër, vazhdon të funksionojë, ndonëse ka pasur disa reagime që autoritetet që të bllokohet sepse zvogëlohet numri i transportit të transportuesve legalë, shkruan Alsat. “Për Shkupin kemi dy grupe shumë të njohura në FB, të cilat ofrojnë transport për në Shkup, përkatësisht transport ilegal. Ata kanë rreth 6000-7000 anëtarë. Është raportuar te të gjithë. Në FB reklamohet një aktivitet ilegal. Do ta krahasoja me shitjen e armeve dhe drogës në Facebook . Vlerësoj që Ministria e Brendshme duhet të reagonte. Këtu ofrohet transport ilegal në çdo…

Lexo më Shumë

Aleanca për Shqiptarët i është përgjigjur liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoskit në lidhje deklaratën e tij për heqjen e 20% në Kushtetutë që i destinohet gjuhës shqipe, transmeton TV21. “Gjuha shqipe është gjuhë shqipe dhe si e tillë duhet të qëndrojë edhe në Kushtetutë. Ky është përkushtimi jonë më i rëndësishëm për momentin”, thonë nga ASh.

Lexo më Shumë

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM) vendosi në vend të marsit, më 1 maj të organizojë protestë masive me të cilën do të shprehet revoltë nga mosrritja e pagave të tjera me rritjen e pagës minimale, e cila nga ky muaj rritet prej 15.200 në 18.000 denarë. Kryetari i LSM-së, Darko Dimovski në konferencë shtypi tha se janë të hapur për dialog ndërsa nga ana tjetër si partner social le t’i ftojë, siç tha, ta zgjidhin problemin. “Dhe kjo është shumë e thjeshtë – 2.806 denarë neto shumë të rritjes lineare të të gjitha pagave nga 1 maji, përfshirë nga…

Lexo më Shumë

E respektoj vendimin e Muhamed Zekirit për dorëheqje nga funksioni. Është një akt i përgjegjësisë politike. Qeveria së shpejti do të fillojë procedurë për zgjedhjen e sekretarit të ri të përgjithshëm, deklaroi për MIA-n kryeministri Dimitar Kovaçevski. Kovaçevski pret një procedurë tërësisht transparente dhe të pavarur nga Prokuroria. “Pres një procedurë tërësisht transparente dhe të pavarur nga Prokuroria dhe organet e gjyqësisë dhe respektim të plotë të prezumimit të pafajësisë. Qeveria së shpejti do të fillojë procedurë për zgjedhjen e sekretarit të ri të përgjithshëm”, deklaroi Kovaçevski. Muhamed Zekiri sot në profilin e tij në Fejsbuk publikoi se jep dorëheqje…

Lexo më Shumë

Ministria e Shëndetësisë (MSH) njofton se në 24 orët e kaluara janë kryer 2.020 teste, ndërsa janë regjistruar 163 raste të reja me coronavirus. Nga numri i përgjithshëm i rasteve të reja 24 janë riinfektime. Janë regjistruar 259 pacientë të shëruar dhe 4 pacient të cilët e kanë humbur betejën me Kovid-19. Numri i rasteve aktive në vend është 1.434.

Lexo më Shumë

Ministra e Punëve të Brendshme ka njoftuar se janë arrestuar katër kumanovarë pasi dyshohet se javën e kaluar kanë kryer gjashtë vjedhje në disa objekte në Kumanovë, transmeton TV21. “Në rajonin e SPB Kumanovë gjatë javës së kaluar janë zbardhur gjashtë vjedhje, të cilat janë kryer në disa objekte. Policët e Sektorit për polici kriminalistike nga Kumanova kanë arrestuar katër persona për shkak të ekzistimit të dyshimit se kanë kryer veprat dhe kundër tyre do të parashtrohet kallëzime përkatëse”, qëndron në njoftim.

Lexo më Shumë

(Reagim publik ndaj një shantazhi të orkestruar ndaj meje, që si shkas merr gjoja pakënaqësinë e studentëve, por në fakt synohet të arrihet një qëllim i projektuar për të rrënuar autoritetin tim moral e profesional) Prof. Inord. Besiana Mehmedi Ditëve të fundit po e vërej se emri im është bërë top lajm i mediave, duke marrë si shkas një ngjarje krejt banale që ka ndodhur në Fakultetin e Muzikës (Universiteti i Tetovës), para disa javëve, konkretisht më datë 21 mars 2022. Në fakt, për të gjithë ata që nuk e dinë se si ka ndodhur kjo ngjarje, kanë mjaftuar shpifjet…

Lexo më Shumë

“NGJARJET NË UKRAINË E KANË BËRË MË DELIKATE RASTIN ME RMV” Çdo zgjidhje lidhur me RMV-në duhet të jetë me dakordim të plotë me partitë e koalicionit qeverisës dhe opozitës dhe nuk do të miratohet asnjë vendim konkret pa lejen e Parlamentit dhe pa mbështetjen e plotë të gjithë atyre që do të votojnë për këtë vendim – ka deklaruar Kryeministri bullgar Kiril Petkov. KIRIL PETKOV – KRYEMINISTËR I BULLGARISË “Kemi marrëveshje të qartë për koalicionim që jemi duke e respektuar me përpikmëri. Bëjmë që të gjitha lëshimet tona të jenë konform marrëveshjes. Unë si Kryeministër nuk kam të drejtë…

Lexo më Shumë

Hendbollisti Dennis Toth po lufton për jetën në Klinikën e Shkupit për reanimacion, anestezi dhe kujdes intensiv KARIL. Sipas deklaratave të mjekëve, ai dje është sjellë në Klinikë pa lëndime të dukshme, edhe pse paraprakisht pretendohej se ishte rrahur. Lajmin e konfirmuan edhe nga Ministria e Punëve të Brendshme, transmeton Portalb.mk. “Ministria e Punëve të Brendshme informon opinionin se dje (07.04.2022) në ora 04:11 nga Qendra Klinike në SPB Shkup është raportuar se tek ta është sjellë D.T pa ndjenja, pa shenja të dukshme dhune dhe menjëherë i është dhënë ndihma mjekësore. SPB Shkup po ndërmerr masa për zbardhjen e…

Lexo më Shumë

Edhe sot të punësuarit në administratë dhe gjyqësor në grevë dy orëshe që nga ora 10 deri në 12 para institucineve të tyre në shenjë revolte . Sipas kryetarit të Sindikatit të punjonjësve në administratë dhe gjyqësor Trpe Deanovski dalja në grevë është më se e knaqëshme. Sipas tij dje kanë pasur presione ndërsa sot ende nuk ka ndonjë informatë të tillë. “Nuk kemi asnjë informacion nga Qeveria, nuk kemi marrë ende ftesë për mbledhje, por të dhënat e publikuara dje thonë se duhet të ulemi sa më parë, duhet të gjejmë zgjidhje sepse ato deklarata të Qeverisë që nëse…

Lexo më Shumë

Vjedhje mes nxënësve në një shkollë të Shkupit, transmeton TV21. Nuk bëhet e ditur shkolla ku ka ndodhur rasti, pro siç njofton Ministria e Punëve të Brendshme dy nxënës kanë vjedhur një nxënëse tjetër. Policia ka realizuar bisedë me njërën nga vjedhëset, kurse mjetet e vjedhura janë gjetur te një nxënës tjetër. “Më datë në stacion policor, në praninë e prindërit, është kryer bisedë me një të mitur nga Shkupi për shkak të dyshimit se më datë 06.04.2022 në shkollë fillore të rajonit të Shkupit ka marrë portofolin me para nga një e mitur tjetër. E mitura e ka pranuar…

Lexo më Shumë