Deputeti i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Elmi Aziri, duke komentuar një anketë për klasifikimin e partive politike që u publikua dje dhe më pas u dematua, tha se burimi i lajmeve manipulative ndodhet brenda Ministrisë për Sistem Politik. “Opinioni është i njoftuar që në zyra e Ministrisë për Sistem Politike, si duket, ka një ekip të madh që merret me PIAR agjenda dhe që janë në funksion të manipulimit të opinionit dhe plasimit në opinion të informacioneve të rreme. Fakti, që një anketë dje është dematuar nga udhëheqësi i atij institucioni, është dëshmi më e mirë që këto qeveritarë janë të prirur në shpenzimin e mjeteve buxhetore për krijimin e opinionit të rrejshëm për manipulimin e opinionit me rejtingje të rreme”, tha mes tjerash, deputeti i ASH-së, Elmi Aziri.
Data 13.11.2026
Aktuale
- Zjarr i ri në Bit Pazar të Shkupit, kësaj radhe digjet një “Audi”
- A i mbajti të fshehura në sirtarë lëndët Islam Abazi? Përgjigjet Saveski
- Toshkovski: Iva Mihailova nuk u ndihmua nga policia, nuk është kapur në asnjë nga kamerat në pikat kufitare
- Fillon debati për buxhetin e vitit 2027 në RMV, janë paraqitur mbi 300 amendamente
- Rama konfirmon: Samiti i NATO-s nuk do të mbahet në Shqipëri në 2027
- Japonia vëzhgon çdo shenjë ndryshimi në politikën e Trumpit
- Putini propozon “mision humanitar” në Kostjantinivka, Kievi bën thirrje për kujdes
- Analiza e gazetares: Misteri i rreth 60 mijë apartamenteve bosh në Tiranë



