“KA ARDHUR KOHA TI PËRMBUSHNI PREMTIMET” “U deshtë që të vijnë liderë të guximshëm politik dhe të sjellin vendime të rënda, që ne sot në Delfi të ulemi dhe të flasim për çështje ekonomike” – Me këto fjalë, Kryeministri Dimitar Kovaçevski, e nisi diskutimin e tij në kuadër të forumit ekonomik që po mbahet në Delfi të Greqisë. Tha se Greqia gjithmonë e ka mbështetur Maqedoninë e Veriut, por më pas erdhën edhe pyetjet për çështjen me Bullgarinë. Kovaçevski vlerëson se pas ardhjes në pushtet të dy qeverive të reja në Bullgari dhe tek ne, dialogu mes dy shteteve është…
Author: Hamdi Kumanova
Nga ana tjetër nga LSDM thonë se pikërisht VMRO-DPMNE është simbol i krimit dhe korupcionit, ku anëtarë të saj janë të dënuar me burg për krim. Për dallim nga koha kur VMRO në pushtet, tani gjyqsori vepron si i lirë, shprehen nga partia në pushtet. “Ka një dallim të madh nga koha e regjimit kur institucionet, gjyqësori dhe prokuroria ishin nën kontrollin e VMRO-DPMNE-së dhe në vend që të ndiqnin, mbronin krimin. Askujt nuk i ka shkuar në mendje të marrë përgjegjësi, as të japë dorëheqjen, sot nuk është më kështu. Nga ana tjetër, ne ofrojmë të gjitha kushtet…
“Denari është stabil dhe do të vazhdojë të jetë stabil, qytetarët nuk duhet të kenë fare frikë. Banka Popullore ka kapacitetin institucional dhe instrumentet e duhura monetare për të ruajtur stabilitetin”, theksoi guvernatorja e Bankës Popullore të Maqedonisë së Veriut, Anita Angelovska-Bezhoska për emisionin “Top Tema” në TV Telma. Sipas saj, në raportin e fundit të Fondit Monetar Ndërkombëtar, nga shkurti, qartë thuhet se stabiliteti i kursit të denarit nuk është fare në pikëpyetje, përcjell INA. “Për më shumë se dy dekada, Banka Popullore ka ndjekur politikën e mbajtjes së një kursi të qëndrueshëm të denarit kundrejt euros, përfshirë edhe…
SPB Tetovë më 8 prill në orën 20 e 50 në rrugën Tetovë – Pirok, ka privuar nga liria Sh.R (34), D.B (32) dhe B.B (39), që të gjithë nga Banjica e Epërme e Gostivarit. Gjatë kontrollit të veturës “Citroen”, me tabela regjistrimi nga Gostivari e drejtuar nga Sh.R, dhe dy të tjerët bashkëudhëtarë, u gjet dhe konfiskua mariuhanë. Policia tha se po e hetojnë rastin dhe pasi të dokumentohet do të mirren masa adekuate.
Rritja e çmimit për shërbimet taksi në Tetovë u prit shumë mirë nga taksistët, mirëpo ky gëzim i tyre nuk zgjati shumë pasi komuna doli me urdhëresë për plotësimin e disa kushteve për të punuar taksi. Ndër to, edhe detyrimi që makinat të plotësojnë standardin Eko 5, por edhe të kenë firmë të regjistruar. Kjo nxiti reagimin e taksive, por nga komuna thonë se mos plotësimi i këtyre kushteve do të rezultojë me dënime, madje edhe konfiskim të makinës, shkruan Alsat. “Ndër kushtet kryesore është që çdo ndërmarrje apo person fizik duhet të ketë të paktën firmën e regjistruar, vetura…
Kreu i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela në debatin publik lidhur me Regjistrimin 2021 foli edhe për ndryshimin e Kushtetutës dhe për heqjen e 20% Sela deklaroi se është i gatshëm të ulet dhe të bisedoj për këtë temë. Mirëpo siç tha ai për tema tjera Badenterin apo Balencerin i cili është mekanizëm që ka për qëllim të ndalë mbivotimin e bashkësisë etnike e cila është më pak në numër Sela dekalaroi se nëse ndonjë aktor politik ka ndonjë mekanizëm tjetër më efikas ne do të bisedojmë. Ai gjithashtu dha një propozim për zgjidhjen e këtij problemi duke se nëse…
Javën e ardhshme pritet vendimi për heqjen e ndalesës së eksportit të vajit të parafinuar dhe të rafinuar nga Serbia, informuan sot nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave. “Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Lupço Nikollovski, përmes telefonit ka biseduar me nënkryetarin e Qeverisë së Republikës së Serbisë, Branisllav Nedimoviq, nga i cili ishte informuar se është duke u punuar në vendimin për heqjen e ndalesës së eksportit për vajin e parafinuar dhe të rafinuar për ushqim dhe të njëjtin pritet ta sjellë javën e ardhshme”, thonë nga MBPEU. Nga prodhuesi më i madh i…
Presidenti bullgar, Rumen Radev ka theksuar se pret që Qeveria aktuale bullgare t’i përmbahet me përpikëri Deklaratës së Kuvendit Popullor, konsensusit dhe vullnetit të bullgarëve për zgjidhjen e çështjeve të hapura para fillimit të negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë në BE. Siç raporton BGNES, Radev përsëriti se qëndrimi bullgar për integrimin evropian të Maqedonisë bazohet në rezultate, jo në afate dhe kushte të vendosura nga jashtë. Sipas tij, çdo devijim i Qeverisë bullgare nga interesi kombëtar bullgar do të shkaktojë krizë në qeveri, përcjell INA. “Këshilltarët e kryeministrit në asnjë mënyrë nuk duhet t’i cilësojnë bullgarët maqedonas si pakicë. Kjo…
Vitin e kaluar (2021) e përfunduam si vit me numër më të vogël të viktimave të trafikut në 15 vitet e fundit. Janë regjistruar 116 viktima. Ndërsa ulja më e madhe e aksidenteve sipas vendit është evidentuar në SPb Shkup, e cila llogaritet si më e frekuentuar me automjete dhe pjesmarrës në trafik, ka shkruar ministri i brendshem, Oliver Spasovski, transmeton Pa Censurë. ‘Sipas të dhënave statistikore, dhe për kënaqësinë time – numri i viktimave vazhdimisht është në rënie. Kështu, vitin e kaluar 2021 e përfunduam si vitin me më pak viktima në 15 vitet e fundit. Gjithashtu, si rezultat…
Delegacioni qeveritar i kryesuar nga kryeministri Dimitar Kovaçevski sot e vazhdon pjesëmarrjen në Forumin Ekonomik Delfi në Greqi. Kryeministri Kovaçevski sot, në ditën e fundit të Forumit, do të mbajë fjalim për gjendjen aktuale në botë, sfidat me të cilat përballen vendet dhe masat e ndërmarra për zbutjen e efekteve të krizës më të madhe globale që nga Lufta e Dytë Botërore. Bisedën do ta drejtojë gazetari i gazetës greke “Ta Nea”, Mihalis Micos. Në kuadër të të njëjtit panel, fjalime të veçanta do të kenë edhe kryeministrat e Malit të Zi dhe Bullgarisë, Zdravko Krivokapiq dhe Kiril Petkov. Në…
Gjatë kontrollit të mbrëmshëm të objekteve hotelierike në Shkup, policia tek shtatë persona ka gjetur marihuanë dhe kokainë. Tek persona V.Z. (34),B.J. (28) dhe M.Z. (37), është gjetur lëndë pluhuri e bardhë, ndërsa tek personat A.B. (25), N.Q. (23), T.D. (20) është gjetur marihuanë dhe te M.P. (42) është gjetur kokainë.
Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM), Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punëtorëve Medial (SPGPM), Instituti Maqedonas për Media (IMM) dhe Këshilli për Etikë në Media (KEM) i dërguan letër me reagim Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Presidenti dhe përfaqësuesve të Qeverisë, Kryetarit të Kuvendit të si dhe koordinatorëve të partive politike, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk. Në letër, të lartpërmendurit reagojnë ndaj njoftimeve për heqjen e ndalimit për reklamim me mjete publike në mediat private duke ndryshuar nenin 102 të Ligjit për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele dhe theksojnë pasojat e dëmshme. “Gazetarë esnafë dhe organizata të medias…

