Një tërmet me magnitudë 4.2 ballë të shkallës Rihter është regjistruar mbrëmë në Shqipëri, tre orë pas mesnate. Deri më tani nuk ka informacione për persona të lënduar apo dëme materiale. Sipas Departamentit Sizmologjik të Institutit Malazez të Hidrometeorologjisë dhe Sizmologjisë, epiqendra ishte nëntë kilometra larg Tropojës në Shqipëri. Tërmeti ka prekur Serbinë jugore, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut./Telegrafi/
Author: Hamdi Kumanova
Shkollat fillore dhe të mesme nga nesër, kur është paralajmëruar greva nga kryesia e Sindikatës për Arsim, Shkencë dhe Kulturë – SASHK, do të vazhdojnë punën, gjegjësisht do të presin nxënës dhe do të organizojnë një proces edukativo-arsimor, njofton Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH). “Rregullimet ligjore në këtë fushë mbrojnë interesat e nxënësve. Sipas ligjeve për arsimin fillor dhe të mesëm, puna arsimore duhet të realizohet gjatë gjithë vitit shkollor. Nuk guxon të ketë ndërprerje, me përjashtim të rrethanave emergjente si kriza, epidemi, p.sh. pandemi, zjarre, përmbytje apo fatkeqësi të tjera të mëdha natyrore, të cilat vendosen nga Qeveria…
Interkonektori me Greqinë së bashku me terminalin e gazit të lëngshëm natyror (LNG) në Aleksandropoli nuk janë vetëm projekte të rëndësishme ekonomike, por edhe strategjike, tha në një intervistë për MIA-n kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski dhe shtoi se bisedimet janë të avancuara. të zhvilluara në këto projekte me partnerë nga Republika e Greqisë. “Besoj se gjatë këtij viti do të bien dakord të gjitha pikat e marrëveshjes dhe se realizimi i saj mund të fillojë këtë vit. Kështu, gazi nuk do të shkojë si më parë ekskluzivisht në drejtimin lindje-perëndim, por do të shkojë nga…
Kryetari i Sindikatës së Pavarur për Arsim, Shkencë dhe Kulturë, Jakim Nedelkov njoftoi se nga nesër me miratimin e shumicës do të fillohet greva ashtu siç është paralajmëruar. Nedelkov sqaroi se protesta do të zhvillohet në të gjithë teritorin e RMV. Ai shtoi se deri më tani nuk kanë pasur përgjigje pozitive sa i përket kërkesave të tyre nga organet kompetente. /KlanMacedonia/
Njësiti policor për intervenim në SPB Shkup kanë kryer kontrolle në disa objekte hotelierike dhe kontrolle të disa personave dhe automjeteve të pasagjerëve. Shtatë persona nga Shkupi janë privuar nga liria tek të cilët janë gjetur marihuanë, kokainë dhe tableta ekstazi. Gjegjësisht, te M.Gj.(33) dhe D.D.(31) është gjetur marihuanë, te K.T. (33) dhe E.I. (24) u gjet substancë pluhur i bardhë, te S.I. (48) u gjet “ekstazi”, te I.S. (24) u gjet kokainë, te S.S. (25) pluhur i bardhë. Personat janë ndaluar dhe pas dokumentimit të plotë të rasteve ndaj tyre do të ngrihet kallëzimi përkatës.
Mëngjesi i sotëm është i vranët dhe me reshje lokale të shiut. Në pjesën e sipërme të Vardarit era e ndryshoi drejtimin në verior dhe është përforcuar. Gjatë 24 orëve të kaluara deri në orën 8 sot në mëngjes më së shumti shi ka rënë në Hanet e Mavrovës ku janë matur 5 l/m2, 2 në Ohër, dhe nga një në Shkup në Petrovec, Shtip dhe në Kumanovë. Moti do të jetë i vranët dhe dukshëm më i freskët me reshje të përkohshme të shiut. Në disa vende reshjet do të jenë të rrëmbyeshme dhe të mëdha, të shoqëruara me…
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale kumtoi se të gjitha institucionet parashkollore do të vazhdojnë punën e tyre për përkujdesin dhe edukimin e fëmijëve edhe gjatë grevës së paralajmëruar. Në pajtim me Konventën për të drejtat e fëmijës, dispozitat në Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ligjin për mbrojtjen e fëmijëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut është e drejtë e patjetërsueshme e fëmijëve t’u ofrohet përkujdes dhe edukim në institucionet parashkollore si një formë e mbrojtjes së fëmijëve. Sipas Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve, në institucionet parashkollore për fëmijë, kryerja e veprimtarisë së përkujdesit dhe edukimit të…
Edhe pse përfaqësuesit e Qeverisë së Maqedonisë vazhdimit pohojnë se ka përparim në negociatat dhe se marrëdhëniet po përmirësohen, sot nga Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev mbërritën tone të reja të ftohta. Ai porositi se pret që Qeveria bullgare t’i përmbahet Deklaratës së miratuar në Parlament gjatë negociatave për zgjidhjen e çështjeve të hapura me Maqedoninë, të cilat, siç theksoi, duhet të zgjidhen para hapjes së bisedimeve. Në të kundërtën, mund të vijë deri te një krizë qeveritare, porositi Radevi. Ai paralajmëroi edhe bllokadë të re ndaj Maqedonisë, gjegjësisht kërkon që bullgarët që jetojnë në vendin tonë të mos emërohen…
Organizata humanitare “Kalliri i Mirësisë” bashkë me Komunën e Sarajit me rastin e muajit të bekuar të Ramazanit sot ndërmorën aksion humanitar duke shpërndarë 200 pako me produkte ushqimore në të gjitha vendbanimet e Komunës tonë. E përshëndesim iniciativën e organizatës humanitare të cilët gjithmonë në raste të veçanta kanë ndihmuar dhe gëzuar familjet me nevoja.
Tre persona janë të dyshuar për vrasjen e hendbollistit të KH “Butel”. Prej tyre dy janë privuar nga liria dhe sot do të nxirren para gjykatësit të procedurës paraprake pranë Gjykatës Themelore Penale në Shkup, përderisa i dyshuari i parë i cili është i pakapshëm për organet e përndjekjes po kërkohet dhe është shpallur njoftim qendror, njoftoi Prokuroria Publike. Pas marrjes së njoftimit nga MPB-ja për një ngjarje kriminale me pasoja fatale, prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike – Shkup, për hetimin e të gjitha rrethanave për zbardhjen e ngjarjes ka bërë autopsi në trupin e të ndjerit, ka urdhëruar…
Avokati mbrojtës i Muhamet Zekirit Aleksandar Trajkovski ka ankimuar vendimin për paraburgim 30 ditorë të klientit të tij. Pala mbrojtëse kërkon nga gjykata penale që ta ndyshojë vendimin. “Pran gjykatës penale në Shkup kemi parashtruar ankesë ndaj vendimit për shqiptimin e paraburgimit ndaj zotri Muhamet Zekirit, presim nga gjyqi ta anuloj paraburgimin, kërkojmë mbrojtje në liri”, u shpreh avokati Aleksandar Trajkovski. Sipas avokatit mbrojtës të Zekirit, nëse gjyqi vlerëson mund të shqiptohet masa e arrestit shtëpiak dhe marrja e dokumenteve të udhëtimit. Gjykata duhet të vendosë mbi ankimimin në afat prej 48 orësh.
Aleanca për Shqiptarët shprehet e gatshme që të përkrah një nismë eventuale të VMRO DPMNE-së për ndryshimet kushtetuese, duke e hequr “20 përqindëshin” nga Kushtetuta. Kreu i ASH-së Zijadin Sela tha se është pro hapjes së Kushtetutës nëse shqiptarëve u hiqet termi i 20%-it të dalë nga Marrëveshja kornizë e Ohrit. Ai tha se për të pasur një garancë të mbrojtjes së të drejtave të shqiptarëve duhet të miratohet një Ligj për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, propozim-ligji të cilën ASH pritet ta dorëzoj në Kuvend, e që mund të zëvendësoj mekanizmin e balancuesit, shkruan Alsat. “Për heqjen e definicionit…

