Po punohet për krijimin e kushteve optimale që personat nën moshën 18 vjeç, të cilët duhet të vuanin dënimin, ta bëjnë këtë në kushte të përshtatshme. Është një objekt, i cili aktualisht është duke u përshtatur për atë qëllim, që do të vihet në funksion, tha sot ministri i drejtësisë Nikolla Tupançeski. “E kemi vizituar dy-tre javë më parë. Si burgu ashtu edhe administrata e zbatimit të sanksioneve kanë marrë tashmë disa veprime për të përmirësuar kushtet e tyre. Praktikisht ka pasur izolim të plotë fizik, asnjë kontakt me të rritur, por nuk jam i sigurt se problemi është zgjidhur…
Author: Hamdi Kumanova
Në 24 orët e fundit janë regjistruar 75 raste të reja me COVID-19, nga 937 analiza të kryera. Siç informoi Ministria e Shëndetësisë, sipas Institutit të Shëndetit Publik janë shëruar 60 pacientë, ndërsa nuk është raportuar asnjë person i vdekur. Sipas Regjistrit të të vdekurve me Diagnozë COVID-19 nga TerminiIm, janë regjistruar dy persona të vdekur nga Shkupi (69 dhe 91), në periudhën nga 15 maj deri më 7 qershor të këtij viti. Nga personat e vdekur, një ka vdekur në kushte spitalore, ndërsa një në kushte shtëpie.Nga rastet e reja me KOVID-19 të regjistruara në 24 orët e fundit,…
Komuna e Gostivarit krijon kuzhinë për ushqim të shëndetshëm. Nga pushteti lokal në Gostivar njoftojnë se është bërë hap i rëndësishëm drejt themelimit të kuzhinës profesionale për ushqim të shëndetshëm dhe qendër trajnimi për personat me aftësi të kufizuara dhe grupe të tjera të ndjeshme të qytetarëve, përcjell in7 Për këtë qëllim, zhvillohen punë intensive në terren me përfaqesuas të UNDP dhe sektorit privat, për mundësinë e zhvillimit të partneritetit publiko-privat (PPP) dhe komunën e Gostivarit. Kuzhina do të adaptohet në kuzhinën ekzistuese në lokacionin e ish-kolegjit “Jahja Kemal” në Gostivar. “Partnerit privat i ofrojmë mundësi që hapësira në kushte…
Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme ka arrestuar një 19-vjeçare nga manastiri. E njëjta dyshohet se ka grabitur një shtëpi në Kërçovë. “Më 14.06.2022, rreth orës 16:00, në Stacionin Policor të Kërçovës është ndaluar S.K. (19) nga Manastiri, e cila më parë ka hyrë në shtëpinë e E.E. nga Kërçova dhe ka marrë para, celular, bizhuteri dhe sende të tjera”. “Pasi është vërejtur, S.K. ka sulmuar fizikisht të dëmtuarën dhe është larguar. Sendet e konfiskuara i janë kthyer pronarit dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj S.K. do të paraqitet kallëzim përkatës”, thuhet në…
NXËNËSIT PROBLEME ME ONLINE REGJISTRIMIN I kanë marrë dokumentat për tu regjistruar në shkollën e mesme pasi nuk mund të regjistrohen online. Shtatë nxnënës nga Velesi kishin ardhur personalisht në shkollë për tu regjistruar duke mos mundur ta shyrtëzojnë mundësinë për tu regjistruar online. Besim Ramadani drejtori i shkollës së mësme për sport Metodi Mitevski Brico, thotë se gjatë këtyre ditëve kishin probleme me aplikimet online. “Pak është problem aplikimi online i nxënësve, problemi është paraqitur te pasvordat e “teams”-it. Interesimi është i madh. Deri sot i kemi 20 nxënës që kanë aplikuar dhe i kanë sjell dokumentet. Deri në…
Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi sot në konferencë për media bëri të ditur se Ministria e Ekonomisë ka përgatitur ndryshimet në Rregulloren për burimet e rinovueshme të energjisë që u mundëson qytetarëve dhe kompanive që të prodhojnë energji elektrike në kulmet e tyre dhe t’ia shesin atë blerësit dhe shpërndarësit të energjisë elektrike. Këto ndryshime, siç tha ministri Bekteshi, do të hyjnë në fuqi nesër, me publikimin e Rregullores në Gazetën Zyrtare. “Me Rregulloren për burimet e rinovueshme të energjisë të miratuar nga Ministria e Ekonomisë në përputhje me Ligjin për energjetikë në vitin 2019 prezanton prodhuesit-konsumatorët si pjesëmarrës të…
Nga fillimi i Qershorit u hoqën masat anti-krizë për kufizimin e cmimeve të produkteve bazë të ushqimit, që rezultoi me valë shtrenjtimesh. Pasi cmimet u “ngjitën në qiell”, Qeveria vendosi sërish ta kthejë kufizimin e marzhave, raporton KlanMacedonia. Konform vendimit qeveritar, nga 15 Korriku deri në fund të Shtatorit, buka, sheqeri, vaji, mielli, makaronat, orizi, qumështi, vezët do të shiten me marzha prej 5 dhe 10%. Deri në fund të vitit, prodhuesve dhe tregtarëve u shkurtohen edhe të gjitha harxhimet plotësuese. Ministri I Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, pret që me këto masa cmimet të ulen për 6 deri 7 denarë. Derisa…
Kryetari i komunës së Butelit, Darko Kostovski sot ka promovuar fushën e re sportive në lagjen Rasadnik, transmeton Almakos. “Sot përmes ndeshjes futbollistike midis nxënësve të Sh.F.K. “Shën Kliment Ohri” dhe Sh.F.K. “Aco Shopov” zyrtarisht u lëshua në përdorim një terren i ri futbolli. Në tërësi u rikonstriua fusha e vjetër për futboll “, shkruan ndërmjet tjerash Kostovski. Përndryshe me këtë aktivitet në tërësi u përmbyll projekti rekreativ në lagjen Rasadnik me një hapësirë prej mbi 3000 metra katror.
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka pritur sot në Reçicë të Vogël, ambasadorin e ri të Republikës së Kosovës në Shkup, z. Florian Qehaja. Kryetari Ahmeti me këtë rast uroi për emërimin ambasador të z. Qehaja dhe i përcolli bindjet e tija dhe të bashkë partiakëve se bashkëpunimi i mirë dhe efikas me Republikën e Kosovës do të vazhdojë të zhvillohet me intensitet edhe më të madh. Temë diskutimi gjatë takimit mes kryetarit Ahmeti dhe ambasadorit Qehaja ishin marrëdhëniet e mira dypalëshe, të cilat për bazë kanë përkrahjen e dyanshme dhe dialogun e hapur ndërmjet dy vendeve.…
Pas lajmit të Klan Maqedoni se regjistrimi i nxënësve nëpër shkolla të mesme me programin online ka rënë nga sistemi dhe se disa nxënës po hasnin vështirsi në regjistrim, është prononcuar edhe ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri. Ministri Shaqiri për Klan Maqedoni theksoi se deri tani me regjistrim elektronik janë regjistruar afër 12 mijë nxënës duke plotësuar aplikimet. Ai gjithashtu njoftoi se janë në komunikim me shkollat dhe se ky problem do të tejkalohet. /KlanMacedonia/
Kreu i Ministrisë së Punëve të Jashtme në Kroacisë, Gordan Grliq Radman në konferencën e sotme për shtyp në Shkup tha se Kroacia mbështet hapjen e negociatave të Maqedonisë së Veriut me BE-në, përcjell TV21. Grliq tha se kjo është në interes edhe të BE-së. “Fillimi negociatave aderuse me Maqedoninë e Veriut nuk është në interes vetëm të shtetit tuaj, por në interes të të gjithë Bashkimit Evropian. Në interes, unë do të thoja në mënyrë të barabartë edhe të Kroacisë, sepse këtu duhet ta kemi fotografinë më të gjerë, kontekstin më të gjerë të ndodhive. Ne mendojmë se Bashkimi…
Probleme me regjistrimin e nxënësve në shkollë të mesme. Një pjesë e nxënësve nuk mund të regjistrohen pasiqë sistemi elektronik bie, raporton KlanMacedonia. Afati për të aplikuar online është deri në ora 15:00 Ndërsa në qoftë se nuk aplikoni online dokumentet nuk pranohen nga shkolla ku dëshironi të regjistroheni. /KlanMacedonia/

