Author: Hamdi Kumanova

Petkov do ta dorëzojë në Kuvend propozimin francez për heqjen e vetos kundër Maqedonisë Kryeministri i Bullgarisë, Kiril Petkov sot në Asamblenë Popullore do ta dërgojë propozimin francez për heqjen e vetos së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe fillimin e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Këtë e ka bërë të ditur vetë Petkovi para bashkëpunëtorëve të tij më të afërt, informuan mediat bullgare. Petkov me këtë rast deklaroi se është i njohur në detaje me skemën se si do të ndodhë e gjithë kjo. “Të enjten (16 qershor) do të dërgohet zyrtarisht në të gjitha shtetet anëtare të…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, në kuadër të programit të aktiviteteve gjatë Forumit të Dialogut të Prespës, sot u takua me kryetarin e Këshillit Evropian Sharl Mishel. Takimi, ku morën pjesë Zëvendëskryeministri për Çështjet Evropiane, Bojan Mariçiq dhe ministri i Jashtëm, Bujar Osmani, u fokusua në sfidat gjeopolitike që paraqet agresioni rus kundër Ukrainës, duke e bërë përshpejtimin e integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE si prioritet kryesor, duke përfshirë forcimin e rajonit. Kryeministri Dimitar Kovacevski dhe kryetari i Këshillit Evropian Charles Michel diskutuan gjithashtu për përfitimet e nismës Ballkani i Hapur për krijimin e një…

Lexo më Shumë

Në pranga për sasinë e kokainës të sekuestruar në portin e Durrësit mbrëmjen e së mërkurës janë vënë administratori i kompanisë Arben Ferizi si dhe një agjent doganor në Portin e Durrësit, Egert Vargu. Mbrëmjen e së mërkurës, në kuadër të operacionit anti-drogë të koduar “Tranziti”, u sekuestruan 45.5 kg kokainë në një kontejner që vinte nga Brazili. Sasia e kokainës vinte tranzit nga Brazili për në Maqedoninë e Veriut, dhe siç njoftohet u kap falë informacioneve që dispononte Policia Kriminale e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, ndërsa dy të arrestuarit akuzohen për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”. Kontejneri…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se është kryer pagesa për vitin 2021 ndaj 288 të punësuarve për shpenzimet e ushqimit gjatë turnit të natës për, përcjell TV21. Nga MPB thonë se turni i natës është një e treta e kohës së plotë të detyrimit vjetor për punë. “Pagesa bëhet në bazë të vendimeve të përgatitura për rimbursimin e shpenzimeve ushqimore për punën e natës. Për këtë qëllim nga buxheti i MPB-së janë paraparë rreth 7.000.000 denarë të cilat do të paguhen në ditët në vijim”, thonë nga MPB.

Lexo më Shumë

“Mbi 14 mijë e 500 aplikime janë marrë në bazën e të dhënave në sistemin elektronik të aplikimit për nxënësit e vitit të parë të shkollave të mesme, model që u prezantua për herë të parë këtë vit. E gjithë përgatitja nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, si dhe disponueshmëria e portalit të aplikimit, rezultoi në një proces dukshëm më të relaksuar krahasuar me të gjitha vitet e mëparshme dhe tashmë sot në mëngjes deri në orën 08.00 kemi aplikime të rreth 75% të të gjithë studentëve, ndërsa deri në fund të ditës presim që përqindja të arrijë deri në…

Lexo më Shumë

Kryeministri shqiptar Edi Rama nuk pret që në samitin e BE-së të javës së ardhshme të jepet një “dritë të gjelbër” për nisjen e negociatave mes Shqipërisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut. Qeveria nuk ka një përgjigje konkrete për njoftimin e kryeministrit shqiptar se nëse nuk ka vendim të liderëve evropianë do të kërkojë ndarjen e Shqipërisë nga Republika e Maqedonisë së Veriut për negociatat për anëtarësim në BE. Nga atje theksojnë se Maqedonia e Veriut ka bërë gjithçka për të filluar konferencën e parë ndërqeveritare. “Tashmë 45 për qind e legjislacionit tonë është i harmonizuar me legjislacionin e…

Lexo më Shumë

Siguria kibernetike dhe praktikat më të mira evropiane ishin temat e fokusit të takimit të sotëm të Forumit të Sigurisë Digjitale të Ballkanit Perëndimor të zhvilluara në Talin të Estonisë, takim në të cilin morri pjesë edhe Ministri i Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës – Admirim Aliti. Në këtë Konferencë të nivelit të lartë, liderët dhe ekspertët e sigurisë kibernetike kishin mundësi për të shkëmbyer përvoja dhe njohuri, për të diskutuar në kontekst të digjitalizimit dhe sigurisë kibernetike në Rajonin e Ballkanit Perëndimor, duke i shfrytëzuar praktikat më të mira të vendeve të BE-së. Në suaza të këtij Forumi,…

Lexo më Shumë

Pas mbylljes së konkursit për kandidatë për kryetarë të degëve të Aleancës për Shqiptarët, dega e Gostivarit është bëra një nga degët me interesim më të madh. Në këtë qytet kanë garuar pesë kandidatë, me përgaditje të ndryshme profesionale dhe përvoja politike, njofton in7 Berat Jakupi I diplomuar në Fakultetin e Edukatës Fizike në Universitetin Tetovës. Aktualisht punon si mësimdhënës në shkollën fillore “Bashkimi” në Tetovë, ndërsa 22 vite është si sportist aktiv në karated dhe trajner profesionist i klubit të karatesë “Asiart” të Gostivarit. Fitues i shumë çmimeve në fushën e sportit si brenda Maqedonisë, në rajon dhe në…

Lexo më Shumë

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi sot njoftoi se ka nënshkruar ndryshimet e Rregullores me çka amvisërive dhe kompanive të vogla u mundësohet të vendosin panele solare. Bekteshi tha amvisëritë dhe kompanitë e vogla energjinë e prodhuar shtesë do të mund ta shesin apo ta japin në rrjetin e furnizuesit universal. “Me ndryshimet e fundit të cilat do të publikohen nesër në Gazetën Zyrtare, çdo amvisëri e cila do të prodhojë energji elektrike solare, do të ketë mundësi që shtesën e prodhimit ta jap në rrjet dhe në atë mënyrë çmimi i energjisë elektrike të cilin do ta japi, do të…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme njoftonë se më datën 14.06.2022 rreth orës 16:00 në NJPB Kërçovë është arrestuar S.K. (19) nga Manastiri, e cila më herët ka hyrë në shtëpinë e E.E. nga Kërçova dhe ka vjedhur të holla, telefon celular, stoli ari dhe sende tjera. Pasi është vërejtur, S.K. fizikisht e ka sulmuar të dëmtuarën dhe është arratisur. Sendet e vjedhura i janë kthyer pronares, kurse pas dokumentimit të plotë të rastit kundër S.K. do të parashtrohet kallëzim përkatës, thuhet në njoftimin e MPB /KlanMacedonia/

Lexo më Shumë

Sipas të dhënave të Entit shtetëror të statistikës, në Republikën e Maqedonisë së Veriut, numri i personave të vdekur është rritur për 10.7%, dhe krahasuar me vitin paraprak është 28 516 persona të vdekur. Nga numri i përgjithshëm të personave të vdekur, numri më i madhë i tyre janë të gjinisë mashkullore, edhe atë 15 155 ose 53.1%. Numri i foshnjeve të vdekura është 85, ndërsa pjesmarrja e tyre në numrin e përgjithshëm të vdekjeve është 0.3% në 100 persona të vdekur. Sipas muajit se kur ka ndodhë vdekja, numër më të madhë të rasteve janë regjistruar në muajin prill…

Lexo më Shumë

Pas deklaratës së Kryetarit të Komunës së Strugës, Ramis Merko, në emisionin Klan Debat ku thotë se në rrugët e Strugës nuk ka asnjë gropë, madje e krahason me Zvicrën, i është përgjigjur Aleanca për Shqiptarët, me foto dhe fakte, duke kërkuar nga ai që të mos tallet me qytetarët e këtij qyteti. Raporton News33.tv “Qytetarë të nderuar, Po ju prezantojmë me Zvicrën e Ramis Merko-s. Gropa me forma dhe madhësi të ndryshme, që nga rrugët dytësore deri te qendra e qytetit! Dhe ç’është më e keqja, kryetari i komunës vazhdon të tallet e të ironizojë nëpër intervista me dështimet e…

Lexo më Shumë