Komision për mbrojtja e të drejtave të pacientëve në territorin e Komunës së Gostivarit. Propozimi ka ardhur nga shoqata “Borka” në Shkup, e cila merret me luftën kundër kancerit të gjirit. Kryetarja e kësaj shoqate, Biba Dodevska tha se komuna e Gostivarit bëhet komuna e parë në nivel vendi që themelon një komision të këtillë. Komisioni do të ketë 9 anëtarë të cilët i propozon këshill komunal. Mandati i komisionit do të jetë dy vjet. Popozimi ka kaluar me unanimitet votash.
Author: Hamdi Kumanova
Sot në Ohër vazhdon konferenca dyditore ndërkombëtare, Forumi i Prespës për Dialog, e cila ka filluar dje, ndërsa organizohet nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe këtë vit bart emrin “Ndërtimi i së ardhmes së Ballkanit Perëndimor në arkitekturën moderne të sigurisë”, transmeton Portalb.mk. Si folës kryesor i sotëm në forum, kryeministri Dimitar Kovaçevski e hapi seancën me temë “65 vjet pas Traktatit të Romës: A është Evropa plotësisht e rindërtuar dhe e integruar ekonomikisht?”. Në panel-sesion marrin pjesë edhe kryeministrja serbe Ana Bërnabiq, Majlinda Bregu, sekretarja e përgjithshme e Këshillit të bashkëpunimit rajonal, Matteo Bonomi, ekspert i ekonomisë nga Instituti Ndërkombëtar në Romë. Është paraparë që…
Këtë vit, qeveria miratoi dy masa për të mbrojtur standardin e popullsisë – ngrirjen e çmimeve dhe ngrirjen e marzheve. Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, për “Utrinski Brifing” tha se në bazë të të gjitha hulumtimeve dhe konsultimeve këto masa kanë qenë të vlefshme për tre muaj dhe më pas në konsultim me Odat Ekonomike janë rregulluar marzhet e fitimit. “Nuk është etike të kesh një diferencë prej 15 për qind për produkte të caktuara në një kohë të tillë krize. Prisnim që sipas marrëveshjeve me Odën Ekonomike, kompanitë tashmë janë mësuar me marzhe fitimi prej 4 ose 5 për…
Ministria për Punë të Brendshme njofton se mbrëmë vonë ka kryer kontrolle në më shumë objekte hotelierike në Shkup, me çrrastë tek 7 persona nga Shkupi, Kosova dhe Norvegjia ka gjetur dhe konfiskuar marijuhanë dhe materie të bardh pluhur. Personat në fjalë janë privuar nga liria. “Tek A.D. (23), A.D. (31) dhe T.I. (28), të gjithë nga Shkupi, është gjetur materie e bardh pluhur, derisa tek S.J. (20) nga Shkupi, V.Z. (35) nga Kosova, G.M. (37) nga Shkupi dhe A.K.K. (45) nga Norvegjia është gjetur marijuhanë”, njoftojnë nga MPB-ja. Personat në fjalë janë ndaluar nga policia dhe pas dokumentimit të…
Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani tha se shkarkimi i tashmë ish kryeparlamentarit bullgar Nikolla Minçev mund të shkaktojë paqartësi shtesë në skenën politike në Bullgari. Osmani përsëriti se është koha për vendime strategjike dhe se Bullgaria duhet të heq veton ndaj Maqedonisë së Veriut, me qëllim që vendi të nis negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian. “Gjithsesi se kjo shkakton një pasiguri shtesë dhe paqartësi në dinamikën politike në Bullgari, unë vetëm do të theksoj atë që e thash më herët, se tani i mbetet presidencës franceze që të vlerësojë nëse ka parakushte në Sofje që të ndërmerret…
Kreditë do të bëhen më të shtrenjta. Këto janë pritjet e disa ekspertëve pas vendimit të djeshëm të Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë për të rritur sërish normën bazë të interesit për arkëtuesit e BQK-së, që është tregues se në cilin drejtim do të lëvizin normat e interesit si për depozitat ashtu edhe për kreditë. Ish-guvernatori i BPRM-së, Goshev, thotë se tani në lëvizje janë bankat, të cilat me gjasë do të rrisin çmimin e kredive. Por sa, çdo bankë do të vendosë në mënyrë të pavarur. “Pritet masa zyrtare e BPRM-së, por se a do të reagojnë bankat…
Universiteti i Tetovës dhe Agjencia për mbështetjen e sipërmarrësisë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, sot nënshkruan memorandum bashkëpunimi. Në takimin, që sot u realizua në mes udhëheqësisë së Universitetit tonë dhe udhëheqësisë së kësaj Agjencie u bë edhe nënshkrimi i këtij memorandumi, nga Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Vullnet Ameti dhe Drejtori i Agjencisë për mbështetjen e sipërmarrësisë, Hajrulla Misini. Ky memorandum synon të krijojë bashkëpunim në fushën e arsimit dhe shkencës ndërmjet palëve nënshkruese. Po ashtu, përfshin edhe realizimin e bashkëpunimit shkencor, arsimor dhe aplikativ ndërmjet palëve kontraktuese. Organizimin e aktiviteteve të përbashkëta, si seminare, konferenca,…
Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e kaluara janë kryer 842 teste, ndërsa janë regjistruar 60 raste të reja me COVID-19. Instituti për Shëndet Publik sot ka konfirmuar 63 pacientë të shëruar coronavirusi. Në regjistrin “Termini Im” janë konfirmuar dy viktima nga coronavirusi Shkup (56) dhe Ohri (73). Personat kanë vdekur në periudhën prej datës 05.05. deri me 08.06.2022. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostifikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 312.807, numri i të shëruarve është 303.128, numri i të vdekurve është 9.320, ndërsa numri i rasteve aktive është 359./Telegrafi/
Komuna e Gostivarit ka ndarë nga 100 euro për nxënësit me sëmundje të rralla. Bëhet fjalë për rreth 50 nxënës të tillë nga shkollat fillore dhe të mesme. Kjo ndihmë financiare ka ardhur me propozim të kryetarit Arben Taravari, ndërsa iniciativa ka marrë edhe bekimin e Këshillit komunal. Raporton News33.tv “Me iniciativën time dhe me Vendim nga seanca VI-të e Këshillit të Komunës së Gostivarit të mbajtur më 15.03.2022, në përputhje me Programin për mbrojtje sociale të Komunës së Gostivarit, përfunduam me ndarjen e kujdesit financiar të njëhershëm në vlerë prej 6000 denarë për 47 nxënës të shkollave të mesme…
Vaji për ushqim dhe pastat sot në rafte shiten për pesë deri në tetë denarë më lirë, shkruan Alsat Nga një deri në tre denarë janë ulur çmimet e produkteve të tjera ushqimore si buka, mielli, vezët, qumështi. Tregtarët rregulluan çmimet në rafte në përputhje me vendimin për marzhe të kufizuara tregtare në 5 dhe 10 për qind. Korrigjimet e çmimeve të produkteve ushqimore bazë do të bëhen në ditët në vijim nga tregtarët, thonë nga Qeveria. “Çmimet e produkteve bazë janë ulur nga 5 deri në 10%. Korrigjimi i çmimit është bërë nga sot dhe do të vazhdojë edhe…
Kiril Petkov hyri në lojën e Maqedonisë së Veriut, duke dhënë dhe duke premtuar se do të bëjë kompromise që nuk do të pasqyrojnë interesat e Bullgarisë. Si Bullgaria ashtu edhe qytetarët e Maqedonisë së Veriut do të humbasë nga heqja e shpejtë e vetos. Është në interesin e tyre të reformojnë Maqedoninë, theksoi ish-ministrja e Jashtme bullgare Ekaterina Zakharieva. “Është në interesin e tyre të njohin historinë ashtu siç është, dhe jo historinë fiktive të krijuar për t’i distancuar nga Bullgaria dhe bullgarët,” tha në një intervistë sot Ekaterina Zaharieva. Me veprimet dhe fjalimin e saj, sipas saj, Petkov…
Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiç ka pritur në Aeroportin e Ohrit presidentin e Kroacisë, Zoran Millanoviç, përcjell TV21. Millanoviç do të merr pjesë në Forumin për Dialog të Prespës, ku në sesionin e nivelit të lart do të marrin pjesë edhe presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviç.

