Në orët e para të mëngjesit të sotëm ka ndërruar jetë Mubekir Paslloshi, drejtor gjeneral në Drejtorinë e Hekurudhave. Lajmin për vdekjen e tij e kanë konfirmuar miqtë dhe familjarët e të ndjerit. I ndjeri ishte Sekretar i Sekretariatit të Departamenteve tek partia Alternativa. Duke u lutur për shpirtin e tij, i njoftojmë të gjithë se lutja e fundit për shpirtin e tij do të bëhet në xhaminë e Bedrit në Butel pas namazit të ikindisë.
Author: Hamdi Kumanova
Policia e Maqedonisë së Veriut ka arrestuar 43 vjeçarin G.M. nga Shkupi pasi për të kishte edhe flet arrest nga Burgu i Idrizovës, transmeton Portalb.mk. “Punonjësit e policisë nga Ekipi Operativ Kërkimor kanë arrestuar 43 vjeçarin G.M. nga Shkupi. Ai kërkohej me flet arrest nga burgu i Idrizovës”, raportoi Policia. I arrestuari më herët kishte ikur nga burgu, ku duhej të qëndronte 13 muaj për kryerjen e veprës penale në bazë të nenit 236.
Statusi kandidat në vetvete krijon përfitime të mëdha për njerëzit. Për miqtë evropianë në opinion – Ballkani Perëndimor është pjesë e atij projekti, Ballkani Perëndimor është gjeografikisht, ekonomikisht, kulturalisht dhe historikisht evropian. Ju i ndani ato vlera, keni partnerë solidë në NATO dhe jeni partnerë të shkëlqyer dypalësh me SHBA-në,” tha Gabriel Eskobar, zëvendës ndihmës sekretari shtetëror amerikan për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike dhe përfaqësues special për Ballkanin Perëndimor në sesionin e pasdites me temë “Ballkani Perëndimor – menaxhimi i anijes në kohë të turbullta” që u mbajt në kuadër të Forumit të Prespës për Dialog 2022. Megjithëse njerëzit, siç…
Siç po afrohet samiti evropian i vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, gjithnjë e më të zëshme janë bërë pohimet se ekziston një plan ose iniciativë franceze për tejkalimin e vetos bullgare dhe fillimin e negociatave për Maqedoninë e Veriut. Parisi zyrtar ende nuk është deklaruar publikisht të thotë diçka për planin eventual francez. Ndërkohë që pritet që Sofja dhe kryeqytetet e vendeve të tjera anëtare të BE-së rreth propozimit të fundit të Francës për hapjen e rrugës për eurointegrimet e Ballkanit Perëndimor, më saktë ngritjen e vetos bullgare, Parisi hesht në mënyrë diplomatike. Ministria franceze e Punëve të Jashtme dhe…
Propozimi francez për vendimin për veton i imponuar nga Bullgaria për fillimin e negociatave të Republikës së Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian është dërguar tek komisioni parlamentar për politikë të jashtme në Asamblenë popullore të Bullgarisë, njofton MPJ-ja bullgare duke iu referuar dy burimeve të pavarura. Siç informon MIA, dje ambasadorja franceze Florens Rubin u takua me anëtarët e Grupit për miqësi me Francën në Asamblenë kombëtare. Në këtë takim u bisedua për dokumentin dhe nëse qeveria në Sofje e ka shumicën e nevojshme për ta pranuar. Më vonë, bashkëkryetari i Bullgarisë Demokratike, Hristos Ivanov komentoi se për Bullgarinë…
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në kuadër të Forumit të Prespës për Dialog që po mbahet në Ohër është takuar me presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski. Në takim me të, Presidentja Osmani ka rikonfirmuar raportet e shkëlqyera në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, mbështetjen e ndërsjellë drejt integrimit evropian si dhe qëndrimin e përbashkët në raport me situatën e sigurisë në Evropë. “Sa më shpejtë që vendet e përkushtuara të Ballkanit Perëndimor të bëhen pjesë e BE-së, aq më shumë do të pengohet ndikimi rus në rajon nëpërmjet satelitëve të saj. Me presidentin Pendarovski…
Kryeministri Dimitar Kovaçevski konfirmon se të dielën do të takohet me partnerët e koalicionit për të riafirmuar qëndrimin se zgjedhje parlamentare nuk do të ketë deri në vitin 2024. I pari i Qeverisë pranon se në takim do të diskutohet edhe mbi çështjen me Bullgarinë. “Normalisht që do ta riafirmojmë qëndrimin për zgjedhje të rregullta parlamentare në vitin 2024, përkatësisht zgjedhje të përbashkëta parlamentare dhe presidenciale. Sa i përket bisedimeve të ardhshme me Bullgarinë dhe aderimin tonë në BE, ky është koalicion Evropian dhe të gjitha partitë kanë qëllime dhe vizione të qarta për vendin tonë e cila jeton me…
Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë kumtoi se në përputhje me rregullat gjatë grevës së përgjithshme që e paralajmëruan në sektorin publik për 22 të këtij muaji, do të sigurojnë kapacitet në dispozicion prej 10 për qind të të punësuarve në këtij sektori. Bordi i grevës – Kryesia e LSM-së sot në një seancë vendos rregullat për mirëmbajtjen e prodhimit dhe gjërat e nevojshme që nuk guxojnë të ndërpriten gjatë grevës. “Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë paralajmëroi grevë të përgjithshme në të gjithë sektorin publik. Fatkeqësisht, deri më sot kur është mbajtur seanca e Bordit të Grevës – Kryesia e LSM-së,…
Me të ngritur alarmin se produktet ruse kanë pushtuar industrinë ushqimore, Inspektorati Shtetëror i tregut është zgjuar nga gjumi. Megjithëse Dogana konfirmon se malli importuar nga Rusia është sipas rregullave, në disa ambalazhe janë vërejtur parregullsi me mos përkthimin e etiketave, shkruan Alsat. Një ditë pas publikimit në Alsat, nga Inspektorati i tregut thonë se kanë kryer kontrolle në Kumanovë, për të marr masat lidhur me produktet e importuara që figurojnë me deklaratë vetëm në gjuhë të huaja. Vaji lulediellit për gatim është vetëm në rusisht. “Përderisa vërtetohet se në treg janë lëshuar për shitje produkte, të cilat nuk janë…
Prej mesnatës çmimi i naftës do të shtrenjtohet për dy denarë, përcjell TV21. Çmimi i benzinës do të mbetete i njëjtë. Kjo sot u vendos në mbledhjen e Komisionit Rregullator për Energjetikë. Benzinë motori – ЕUROSUPER BS – 95 – 111,50 (denarë/litër) Benzinë motori – ЕUROSUPER BS – 98 – 113,50 (denarë/litër) Naftë motori – ЕURODIZEL BS (D-Е V) – 109,50 (denarë/litër) Vaj për djegie – ЕKSTRA I LEHTË 1 (ЕL-1) – 105,00 (denarë/litër) Mazut М-1 SU – 56,317 (denarë/kilogram)
Kryetari i Komunës së Çairit nëpërmjet rrjetit social facebook ka njoftuar se së shpejti so të rikonstruohet salla e Partizanit si dhe do të fillojë edhe ndërtimi i pishinës në Çair. Ganiu bashkë me zëvendëskryeministrin e parë Artan Grubin drejtorin e Agjencisë për Rini dhe Sport, Naumçe Mojsovski dhe me kryetarin e Këshillit komunal të Çairit, Jetmir Asanin “Partizan” vizituan sallën “Partizan”. Ganiu gjithashtu është shprehur se pishina e cila do të ndërtohet në Çair do të jetë me përmasa moderne ndërsa procedurat teknike parapërfunduese për këtë pishinë kanë përfunduar. Dy investime kapitale fillojnë së shpejti në Komunën e Çairit.…
Presidenti Stevo Pendarovski sot në “Vilën Biljana” në Ohër e priti sër Stjuart Piç, përfaqësues i posaçëm i Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, me të cilin bisedoi për gjendjet aktuale në rajon në dritën e aktiviteteve të Piçit si përfaqësues i posaçëm i Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor. “Në atë kontekst, presidenti Pendarovski e theksoi përkushtimin e Mbretërisë së Bashkuar për mirëmbajtje të prosperitetit dhe sigurisë së rajonit. Mbretëria e Bashkuar, theksoi presidenti Pendarovski, është mike e dëshmuar e Maqedonisë së Veriut dhe mbështetëse e fuqishme në përmbushjen e qëllimeve të saja strategjike dhe shfaqi pritje për vazhdim…

