Kryetari i Komunës së Çairit nëpërmjet rrjetit social facebook ka njoftuar se së shpejti so të rikonstruohet salla e Partizanit si dhe do të fillojë edhe ndërtimi i pishinës në Çair. Ganiu bashkë me zëvendëskryeministrin e parë Artan Grubin drejtorin e Agjencisë për Rini dhe Sport, Naumçe Mojsovski dhe me kryetarin e Këshillit komunal të Çairit, Jetmir Asanin “Partizan” vizituan sallën “Partizan”. Ganiu gjithashtu është shprehur se pishina e cila do të ndërtohet në Çair do të jetë me përmasa moderne ndërsa procedurat teknike parapërfunduese për këtë pishinë kanë përfunduar.
Dy investime kapitale fillojnë së shpejti në Komunën e Çairit. Gjatë një takimi që sot realizova me zëvendëskryeministrin e parë Artan Grubin dhe drejtorin e Agjencisë për Rini dhe Sport, Naumçe Mojsovski u dha informacioni i shkëlqyeshëm se shumë shpejt do të fillojë rikonstruimi i Sallës së Sporteve “Partizan”. Por, paralelisht me këtë do të fillojë edhe ndërtimi i pishinës së re në Çair që do të jetë me përmasa moderne, ndërsa për të cilën pishinë procedurat teknike para ndërtuese kanë përfunduar.
Gjatë takimit theksova se këto dy investime do të jenë tejet domethënëse për të gjithë banorët e Çairit dhe më gjerë, duke marrë parasysh faktin se para së gjithash brezat e rinj meritojnë më të mirën e mundshme.
Pas takimit bashkë me z.Grubi dhe z.Mojsovski, por edhe me kryetarin e Këshillit komunal të Çairit, z.Jetmir Asani vizituam sallën “Partizan” rikonstruimi i së cilës nis shumë shpejt, ka shkruar Visar Ganiu.
Data 30.08.2026
Aktuale
- “Historia e Shqipërisë nuk ka parë kurrë një protestë si kjo”, Gazetari Osman Stafa: Kjo është beteja për të ardhmen tonë! Duam një vend me dinjitet
- Më në fund, Edi Kuçi “lajmërohet” në rrjetet sociale /FOTO
- Protestuesja e kthyer nga emigrimi: U ktheva se atdheu është në rrezik, kauza jonë është e pavdekshme
- 16 të vdekur dhe 546 të zhdukur në Tibet të Kinës, për shkak të rrëshqitjes së dheut
- FOTO/ “Republika nuk është pronë”, Dita e 92-të e protestës, qytetarët mesazhe me pankarta: Kodi i ‘besës’ suaj është thjesht mashtrim! Platforma të reja, vese të vjetra
- Kostovski dhe Kryeziu arsyetojnë mbylljen e paraleles! Zëvendësministri Sulejmani: Paralelja shqipe në Penko s’duhet të mbyllet
- Sezoni i ajvarit nis me çmime të larta: Për shumë familje, tashmë është luks
- Egli “ndez” rrjetin me foton e fundit, pozon seksi nga pushimet



