Ditën e sotme dhe nesër Aleanca për Shqiptarët do të zgjedhë kryetarët e degëve në mbarë vendin. Në dy ditët e fundjavës, do të mbahen kuvendet e degëve në të cilat kuvendarët do të votojnë për kandidatët të cilët janë përzgjedhur nga konkursi i fundit i shpallur në shtypin ditor dhe në faqen zyrtare të partisë. Gjatë javës së kaluar përfundoi intervistimi i të gjithë kandidatëve të paraqitur në konkurs. Në konkursin e shpallur nga kryesia e partisë, kandidatët kanë dorëzuar edhe programin për udhëheqjen e degës gjatë katër viteve të ardhëshme. Komisioni pas intervistimit dhe shqyrtimit të programit, përzgjedh…
Author: Hamdi Kumanova
Komiteti i Helsinkit përmes një deklarate për mediat ka reaguar lidhur me situatën e sigurisë nëpër burgjet e Maqedonisë. Prej aty thonë se në vazhdmësi janë vërejtur parregullësi, siç theksojnë dhe mbajtjen e mjeteve të mprehta nga ana e të burgosurve. “Si organizata që monitorojnë në vazhdimësi dhe drejtpërdrejt situatën në burgje, dhe të inkurajuar nga aksioni i fundit i MPB-së në burgun e Idrizovës, theksojmë se ajo që u portretizua në media si konfiskim spektakolar i thikave, drogës dhe celularëve në burg, në fakt është një situatë normale e cila ka dekada të tëra që ndodh. Në raportet dhe…
Zjarrfikësit e Tetovës në të ardhmen nuk do të kenë problem të intervenojnë edhe në ndërtesa të larta. Kjo, pasi që përmes një donacioni nga mërgimtarët në Zvicër janë siguruar dy palë shkallë lëvizëse për nevojat e zjarrfikësve të Tetovës. Këta shkallë të gjata 23 metra, do të shfrytëzohen për shuarjen e zjarreve në ndërtesa shumëkatëshe në Tetovë, ndërsa nevoja për këta shkallë ka qenë e kamotshme. Ky donacion është mundësuar nga mërgimtari Blerim Selmani nga fshati Gjurgjevisht i Gostivarit, i cili jeton dhe vepron në Zvicër. Advertisements “Ishte nevojë jashtëzakonisht e madhe dhe kemi kërkuar në vazhdimësi nga komuna,…
Kryeministri i Bullgarisë Kirill Petkov, ka thënë se nuk do të sjell vendim kokë më vete për Maqedoninë e Veriut, gjegjësisht se do ta ndjek vullnetin e Kuvendit bullgar. Siç transmetojnë mediat bullgare, Petkov ka deklaruar se kur kanë dashur ta tundojnë Bullgarinë, ia kanë përmendur çështjen e Maqedonisë. “Sa herë që tentojnë të trondisin vendin, ngrenë hartën e Maqedonisë së Veriut, kjo na ndodh gjithmonë. Që ky koalicion të mbetet i paqëndrueshëm, flitej vazhdimisht për RMV-në dhe tradhtinë e ardhshme të Bullgarisë, 20 herë e kam përsëritur se nuk do të ketë vendim për këtë çështje pa Parlamentin bullgar,…
Nesër Bashkimi Demokratik për Integrim ka zgjedhje në 10 degë, ku ndër më të rëndësishmet, si më të mëdhatë, është ajo në Tetovë dhe Gostivar. Zgjedhjet do të mbahen për për kryetarë dege, kryetarë të këshillave vendor dhe anëtarë të kryesisë së degëve. Votimet do të realizohen sipas parimit një anëtar, një votë.
Policia e Tetovës dje ka gjobitur tetë persona të cilët në vend të trotuareve dhe shtigjeve të shënuara kanë ngasur trotinet elektrik në vende të papërshtatshme nëpër rrugë. Për shkak të shembujve kaq të shpeshtë, Sektori për Punë të Brendshme Tetovë apelon që ngasësit t’i respektojnë obligimet ligjore. “Trotinetët elektrikë zakonisht operohen nga të rinjtë, të cilët për shkak të injorancës, neglizhencës apo arsyeve të tjera nuk respektojnë gjithmonë rregulloret ligjore të parashikuara për këtë kategori pjesëmarrësish në trafik. Vetëm në aksionin e djeshëm të mbajtur në Tetovë janë shqiptuar tetë masa që kanë të bëjnë me personat që kanë…
Zëdhënësja e partisë opozitare OBRM-PDUKM, Marija Miteva ka deklaruar në një intervistë televizive se nga propozimi bullgar, Maqedonia del të jetë pala më e dëmtuar dhe se diplomacia e vendit nuk ka treguar sukses. “Më duhet të them se më vjen keq që Maqedonia, si pala më e prekur në këtë mosmarrëveshje, nuk ka informacion për propozimin francez. Pres që një diplomaci e përgjegjshme të dijë së paku skaletën mbi të cilin është bazuar ky propozim, opinioni maqedonas të ketë informacione se çfarë është diskutuar dhe si është arritur deri te një propozim i tillë”, tha zëdhënësja e OBRM-PDUKM-së, Marija…
Është sekret publik që në burgje shiten telefonat nga personeli i burgut, çmimi është rreth 200e për një telefon, i cili më pas konfiskohet dhe shitet sërish çdo 2-3 muaj, shkruan portali Dokazm. Sipas këtij portali, nëse dihet se janë rreth 5 mijë të burgosur në të gjithë vendin, pra 1 milion euro në vit në tregun e zi të telefonave, gjë që vështirëson jetën tashmë të vështirë të të burgosurve që paguajnë çmimin e gabimit të tyre duke mos parë familjet, nuk kanë asnjë burim të ardhurash, jetojnë në kushte të tmerrshme, madje edhe familjet e tyre janë të…
Avionët luftarakë F-35 që i përkasin Gardës Kombëtare të shtetit të Vermont të SHBA-së kanë arritur sot në Shkup. SHBA ka dërguar këta avionë luftarakë për herë të parë në Maqedoninë e Veriut. Dy avionët amerikanë F-35 u mirëpritën në Aeroportin e Shkupit edhe nga ministrja e Mbrojtjes Slavjaka Petrovska. “Aterimi i këtyrë avionëve në territorin maqedon që është teknologjia e fundit është provë e lidhjes së pathyeshme që ekziston mes neve dhe aleatëve të NATO-s”, tha ajo Kolonel Lejtnant John McRae nga Garda Kombëtare e Vermont tha se partneriteti afatgjatë është i bazuar në këtë e që garanton sigurinë…
Presidenti bullgar, Rumen Radev ka deklaruar për mediat bullgare dhe nuk mund të hapet rruga evropiane e Maqedonisë pa u hapur kushtetura e atij vendi. Ai tha se kushtet që kërkon Bullgaria nga Maqedonia, duhet të plotësohen para fillimit të negociatave. “Propozimi i presidencës franceze është një hap në drejtimin e duhur, por shumë çështje mbeten për t’u sqaruar para se të hiqet vetoja”, tha presidenti bullgar Radev. Ai komentoi dhe kriteret e vendosura në propozimin francez për tejkalimin e mosmarrëveshjes bullgaro-maqedonase dhe hapjen e negociatave me BE-në. Kërkesa për përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutën e Maqedonisë, thekson Radev, duhet…
Propozimi i presidencës franceze na shpie më larg, e jo më afër anëtarësimit në BE, konsideron ish-ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov. “Çështja kyçe është se nëse përmes një dokumenti të tillë jemi më afër qëllimit – anëtarësimit në BE. Për mua, nuk ka kurrfarë dilemash. Me një kornizë zë tillë, BE-ja është më larg se sot, kur ende nuk kemi filluar bisedime, tha Dimitrovi në një deklaratë për Dojçe Vele, pas publikimit të propozimit francez për tejkalimin e kontestit bullgar-maqedonas dhe hapjen e bisedimeve me BE-në. Ai sqaron se propozime për zgjedhjen e problemit ndërmjet dy palëve gjithnjë…
VMRO-DPMNE-ja opozitare sonte do të mbajë protestë të ashtuquajtur për ndryshime në Shkup, përmes së cilës do të dorëzojë sërish kërkesën për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Protesta është paralajmëruar për të filluar nga ora 20:00 para ndërtesës së Qeverisë. Partia opozitare ka kohë që insiston në mbajtjen e zgjedhjeve dhe në mënyrë aktive po bllokon aktivitetet në Kuvend. Vendimi për të protestuar është marrë nga Komiteti Ekzekutiv i VMRO-DPMNE-së më datë 17 të muajit të kaluar, duke kritikuar qeverinë për pamundësinë e saj për të përballuar krizën ekonomike dhe financiare të shoqëruar me rritje të çmimeve dhe inflacion…

