Author: Hamdi Kumanova

Ministri i shoqërisë informatike dhe administratës, Admirim Aliti sot ka pritur kancelarin gjerman Olaf Scholz në vizitën e tij të parë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, transmeton Almakos. “ Sot patëm kënaqësinë të mikprisnim Kancelarin Olaf Scholz në vizitën e tij të parë në vendin tonë. Vizita e tij dhe e delegacionit qeveritar gjerman është një akt çertifikimi për perspektivën euro-perëndimore të Maqedonisë së Veriut. Pushtimi rus i Ukrainës e ka bërë të qartë se sa ngushtë lidhet integrimi europian me sigurinë, stabilitetin, paqen dhe mirëqenien e popujve. Dyzimet që e kanë vonuar mbërritjen e Maqedonisë së Veriut në stacionin…

Lexo më Shumë

Qendra për Arte Bashkëkohor ka realizuar një aksion artistik ku kanë paralajmëruar një sërë aksionesh kushtuar rritjeve enorme të çmimeve të karburanteve dhe uljes së standardit jetësor të qytetarëve – përcjell KlanM. Aksion artistik titullohet “Benzina e Artë – vetëm qielli është kufiri për çmimet”, kurse sic njofton KlanM, ka për qëllim që t`i rikujtojë kompetentët se me heqjen e masave anti-krizë për derivatet e naftës, qytetarët përballen me vështirësi të mëdha për t`i kryer obligimet ditore, kurse rreth 100.000 qytetarë në mënyrë të drejtpërdrejtë varen nga çmimet e derivateve. “Çmimet e derivateve të naftës shkuan në qiell, siç po…

Lexo më Shumë

Në mbështetje të të rinjve gjatë hapjes së kompanive, Fondi për Inovacioni dhe Zhvillim Teknologjik ka hapur Konkursin për të ndarë “Grante të bashkëfinancuara për shoqëritë tregtare të sapothemeluara Start Up” dhe Spin Off”, transmeton Portalb.mk. “Qëllimi i thirrjes është të inkurajojë zhvillimin e inovacionit në kompanitë e reja. Buxheti i përgjithshëm për mbështetjen e ekosistemit startup maqedonas është 2.000.000 euro dhe mjetet që do të marrin kompanitë janë të pakthyeshme”, sqarojnë nga Fondi për Konkursin i cili është tashmë është i hapur. Fondi do të mbështesë 90 përqind të projektit (me kohëzgjatje deri tre vjet), por jo më shumë se 40 mijë…

Lexo më Shumë

Ballkani i Hapur nuk është në asnjë mënyrë zëvendësim i integrimit evropian, por një nismë për të lidhur rajonin, për komunikim më të thjeshtë dhe më të lehtë mes qytetarëve, tregti më të lehtë dhe komunikim më të madh ndërmjet institucioneve dhe kompanive për të përmirësuar jetën në vendet në këtij rajoni, theksoi kryeministri Kovaçevski në një intervistë për rrjetin televiziv rajonal “Al Xhezira”.“Procesi që po e zbatojmë me Ballkanin e Hapur është një përgatitje e rajonit për integrim më të shpejtë në BE dhe ka mbështetjen e Brukselit dhe Uashingtonit”, shtoi Kovaçevski në intervistë. Në intervistë, kryeministri theksoi se…

Lexo më Shumë

Në rrugën Rosoman-Prilep ka rrëshqitje të dheut, parashihet se komunikacioni do të jetë në ndërprerje për rreth gjashtë orë. Nga Qendra për Menaxhimin e Krizave thonë se sipas informacioneve që kanë marrë nga SPB-ja e Kavadarit, bëhet fjalë për rrëshqitje të madhe të dheut në rrugën Rosoman-Prilep, afër lokalitetit “Tri vija”. “Kontraktori i rrugës së re punon me mekanizim të pastrimit të rrugës. Parashihet se komunikacioni do të jetë me ndërprerje për 5-6 orë”, thekson Ilija Bojarovski nga QMK.

Lexo më Shumë

Ballkani Perëndimor ka një rëndësi strategjike për Gjermaninë dhe unë jam i përkushtuar për anëtarësimin e tij në Bashkimin Evropian. Gjermania është serioze për integrimin evropian të vendeve të rajonit, dhe kjo është veçanërisht e vërtetë për Maqedoninë e Veriut. BE-ja i ka premtuar Maqedonisë së Veriut, ndërsa ajo i ka përmbushur të gjitha parakushtet për fillimin e negociatave për anëtarësim, tha kancelari gjerman Olaf Scholz në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Dimitar Kovaçevski në Qeverinë në Shkup. Kancelari gjerman theksoi se është i kënaqur me forcën politike që, siç tha ai, bëri të mundur arritjen e marrëveshjes…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, dje ka propozuar që vendet e Ballkanit Perëndimor të integrohen në Bashkimin Evropian deri në vitin 2033. Mitsotakis po fliste pas një takimi me krerët nga vendet e Evropës Juglindore në qytetin port grek të Selanikut, shkruan AP, transmeton Klankosova.tv. I pranishëm ishte edhe presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel. “Unë mendoj se ka ardhur koha për të vazhduar me hapa më vendimtarë për integrimin e Ballkanit Perëndimor në familjen evropiane – duke pranuar, natyrisht, se hapa të rëndësishëm duhet të bëhen paraprakisht që ata të përmbushin standardet evropiane”, tha Mitsotakis. “Por ne kemi nevojë…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se pronari i një kompanie për dhënien e veturave me qira në Kumanovë ka raportuar në polici se i mungojnë dy vetura, të cilat dy persona është dashur t’ia kthejnë sipas marrëveshjes, përcjell TV21. Nga MPB thonë se po merren masa për zbardhjen e rastit. “Me datë 09.06.2022 në ora 23.30 në SPB Kumanovë, pronari i një kompanie nga Kumanova, për dhënien e veturave me qira ka raportuar se me datë 06.06.2022 me D.J. (19) nga Kumanova dhe B.S. (31) nga fshati Gorobincë i Shën Nikollës kanë lidhur kontratë për marrjen me qira të…

Lexo më Shumë

Presidenti i Ukrainës, Volodymir Zelenski i dërgoi një letër presidentit të Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, duke e falënderuar për mbështetjen e tij për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës dhe masave të vendosura nga Bashkimi Evropian. Më poshtë është teksti i plotë i letrës: Ekselenca juaj, Ju lutemi pranoni mirënjohjen time për letrën tuaj të përzemërt të datës 17 maj 2022 dhe solidaritetin e treguar me vendin tonë, i cili kundërshton me vendosmëri agresionin rus. Ne vlerësojmë qëndrimin e fortë dhe pa kompromis të shprehur nga Shkupi në mbështetje të sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës. Jemi mirënjohës që…

Lexo më Shumë

Paralajmërohen masa për të kontrolluar çmimet e fryra të ushqimeve. Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, mbrëmë në televizionin Tellma, theksoi se përgjegjësi për rritjen e çmimit duhet të mbajnë edhe tregtarët. U bëri thirrje qytetarëve që të raportojnë nëse vërejnë se ka rritje të mëdha çmimesh. “Gjithmonë u bëj thirrje qytetarëve, pasi të shohin se vërtetë ka rritje shumë të madhe të çmimeve nga ajo që kanë qenë më herët, pra të raportojnë në Inspektoratin e Tregut dhe në inspektoratet e tjera që t’u dalin në ndihmë”, tha Kreshnik Bekteshi, ministër i Ekonomisë. Ditë më parë edhe zëvendëskryeministri për Çështje…

Lexo më Shumë

Edhe përkrundër rritjes së çmimeve të produkteve ushqimore në mënyrë stratosferike, sasia e paketimit të tyre është zvogëluar dukshëm. Produktet qe dikur ishin 1 litër sot më janë nja 100 ml më pak, ndërsa produktet që dikur paketoheshin në sasi 1 kilogram, sot janë nga 900 gramë ose më pak. Për ta vërejtur këtë fenomen tek shumë produkte ushqimore, mjafton të shikoni raftet e super marketeve dhe ti krahasoni po të njejtat produkte me sasinë e ambalazhit që e kanë pasur në vitin e kaluar apo edhe më herët, gjithçka që do të shihni është minusim i sasisë. Poduktet si…

Lexo më Shumë