Author: Hamdi Kumanova

ANGEL DIMITROVI TË PREMTEN OPTIMIST, SOT: “KA RËNË ENTUZIAZMI” Bashkëkryesuesi i Komisionit historik bullgar-maqedonas, Angel Dimitrov, të premten në Shkup ka vlerësuar se ka “hapa të vegjël përpara” në kërkimin e bazës së përbashkët për figura dhe ngjarje nga e kaluara për të cilët edhe Bullgaria, edhe Maqedonia e Veriut pohojnë se janë pjesë e historisë kombëtare. Sot në intervistë për televizionin bullgar BGNES thotë se takimi i fundit në fakt “e ka shuar entuziazmin”, duke shtuar se është diskutuar edhe për Kryepeshkopatën e Ohrit, paraardhëse historike e Kishës Ortodokse Maqedonase, që në Sofje interpretohet krejtësisht ndryshe. Temë e re…

Lexo më Shumë

Enti Shtetëror i Statistikës në faqen e saj të internetit kumtoi se është bërë një gabim teknik në Regjistrimin gjatë vendosjes së të dhënave për përkatësinë fetare të qytetarëve. “Në kumtesën Regjistrimi i popullsisë, amvisërive dhe banesave në Republikën e Maqedonisë së Veriut, 2021 – grupi i parë i të dhënave, të publikuar më 30 mars të vitit 2022, në Tabelën 9 – Popullsia e përgjithshme rezidente në Republikën e Maqedonisë së Veriut sipas prononcimit për përkatësinë fetare, sipas gjinisë – Regjistrimi 2021, është bërë një gabim teknik me atë që në rreshtat “Nuk është besimtar (ateist) dhe “Krishterë protestantë…

Lexo më Shumë

Pajisjen revolucionare elektrike të ngrohjes së duhanit IQOS, e cila është alternativë më e mirë se cigarja, mund ta gjeni te dy partnerë të rinj të shitjes në Tetovë. Bëhet fjalë për “Tushi Tobacco” dhe “Route Tobacco 66”. Partnerët e rinj të shitjes gjenden në qendër të Tetovës, më saktësisht “Tushi Tobacco” në rr. Ilindenska 1/1, në kuadër të QTQ Tetovë dhe “Route Tobacco 66” me vendndodhje në rr. Bllagoja Toska nr. 41 / B. Përveç në Tetovë, kjo pajisje është e disponueshme në kryeqytet në Shkup, në zonat IQOS në qendrat tregtare East Gate Mall, Skopje City…

Lexo më Shumë

E kemi hapur rrugën drejt NATO-s shumë kohë më parë, në vitin 1993 dhe pas gati tre dekadash e kemi kaluar edhe qëllimin. Nga këndvështrimi i sotëm, është mjaft e qartë – ne u bëmë anëtarë të Aleancës në kohën e duhur. Kjo e konfirmon korrektësinë e vendimeve tona të arsyeshme, të guximshme dhe pragmatike. Me anëtarësimin në NATO nuk mund të lëkundet stabiliteti i vendit, dhe siguria garantohet bashkërisht nga Maqedonia e Veriut dhe 29 aleatët, tha sot ministrja e Mbrojtjes Slavjanka Petrovska në fjalimin e saj në manifestimin “Dita e NATO-s – 4 Prilli”. Petrovska tha, “ne jemi…

Lexo më Shumë

Republika e Maqedonisë së Veriut feston Ditën e NATO-s si shteti i 30-të i plotfuqishëm i Aleancës – aleanca ushtarake më e fuqishme në botë e ndërtuar dhe e bazuar në vlerat më të larta civilizuese dhe demokratike. “Vendi ynë është faktor për stabilitet dhe siguri në rajonin ku qytetarët kanë të ardhme të sigurt”, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski, me rastin e Ditës së NATO-s – 4 Prillin, ngjarje e organizuar nga Këshilli Euro-Atlantik i Maqedonisë së Veriut në bashkëpunim me Ministria e Mbrojtjes, Qendra e Trajnimit M6 dhe Sektori i NATO-s për Diplomacinë Publike në Bruksel. Në ditën e…

Lexo më Shumë

Zëdhënësi i LSDM-së, Darko Kaevski në konferencë për shtyp tha se Mickoski merr detyra dhe udhëzime të reja nga Nikolla Gruevski. Sipas tij, vizita e Mickoskit në Hungari hap dyshime serioze në lidhje me disa raste gjyqësore që po udhëhiqen kundër Gruevskit dhe ish-kryesisë së OBRM-PDUKM-së. “A ia tha Gruevski strategjinë Mickoskit për mbrojtjen në rastin “Parcelat në Vodno”? Në këtë lëndë gjyqësore, Gruevski akuzohet për larje parash dhe blerje të pronës në mënyrë të paligjshme. Me vizitat e shpeshta në Budapest dëshmohet se i vetmi qëllim i Mickoskit është mborjtja e krimit të Gruevskit”, deklaroi Kaevski. Ai shtoi se…

Lexo më Shumë

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale njoftoi se sot filloi pagesa sociale dhe pagesa për mbrojtje të fëmijëve dhe civile për muajin mars 2022. “Shfrytëzuesit e këtyre të drejtave që posedojnë kartelë bankare mund të marrin paratë në banka nga dita e sotme”, thuhet në njoftimin e MPPS-së. Ata shtojnë se me qëllim që t’u shmanget turmave në banka në kohë pandemie, për shfrytëzuesit e këtyre të drejtave, pagesa do të bëhet në dy grupe edhe atë sipas rendit alfabetik për nga mbiemri. 04.04.2022– A,B,V,G,D,GJ,E,ZH,Z,X,I,J,K,L,LL 05.04.2022– M,N,NJ,E,O,P,R,S,T,Q,U,F,H,C,Ç,XH,SH.

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoninë e Veriut dhe Prokuroria Publike, kanë vënë në shënjestër të gjithë qytetarët, mediat dhe subjektet e tjera që mbështesin krimet e dyshuara të luftës kundër civilëve në Ukrainë, por edhe aktet tjera të dhunës kundër popullatës civile, duke paralajmëruar se sipas ligjeve në fuqi, çdokush që bën një akt të tillë mund të dënohet nga një deri në pesë vjet burg. “Miratimi ose justifikimi i gjenocidit, krimeve kundër njerëzimit apo krimeve të luftës paraqet krim sipas nenit 407 të Kodit Penal. Ligji parashikon se kushdo që publikisht mohon, minimizon, miraton dhe justifikon akte…

Lexo më Shumë

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski gjatë ditës së djeshme ishte i pranishëm te selia e kryeministrit hungarez, Viktor Orban i cili shpalli fitoren, ndërsa kreu i OBRM-PDUKM-së publikoi fotografi me kryeministrin Orban duke ia uruar fitoren. Në Hungari bashkë me Mickoskin ishte edhe nënkryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Nikollovski. Në një intervistë për “Fokus”, Mickoski u shpreh se ka qenë nder i madh që ka qenë i ftuar dhe se ka qenë për ta mbështetur Orbanin. “Viktor Orban është mik i madh i Maqedonisë i cili po ashtu është edhe mik i imi. Është nder të jem i ftuar që bashkë…

Lexo më Shumë

Prokuroria kërkon paraburgim për 26 vjeçarin nga Shkupi i cili dje me automjet vrau motoçiklistin në rrugën “Skupi” dhe më pas u arratis nga vendngjarja, kurse më pas vet u paraqit në polici. Nga Prokuroria publikuan detajet e aksidentit ku humbi jetën 30 vjeçari. “Shoferi nuk ka pasur leje vozitje dhe duke lëvizur nëpër rrugën “Skupi”, në përpjekje për tejkalim, ka kaluar në vijë të plotë duke u ndodhur në rrugën ku lëvizin automjetet në drejtim të kundërt. Në këtë mënyrë, shoferi ka goditur motoçikletën “Peugeut” me tabela të Shkupit ku ka pasur dy udhëtarë”, thonë nga Prokuroria. Pas aksidentit,…

Lexo më Shumë

Disa lokacione në Kumanovë sot do të jenë përkohësisht pa ujë për shkak të defekteve apo ndërhyrjeve të ekipeve kompetente. Siç informojnë nga Qendra Rajonale për Menaxhimin e Krizave, pa ujë gjatë ditës do të jetë rruga “Fetka Naskova” nr. 32 dhe ndërtesat përreth për shkak të ndërrimit të rrjetit të ujësjellësit në një ndërtesë banimi. Për shkak të defektit në rrjetin e ujësjellësit, pa ujë do të jetë rruga “120” në vendbanimin Karposh, si dhe shkolla e mesme Pero Nakov. Vendi i Potok Serava do të jetë pa ujë për shkak të kyçjes në rrjetin e ujësjellësit. Në rrugën…

Lexo më Shumë

Anëtarësimi në NATO ka qenë një nga qëllimet tona kryesore strategjike që nga pavarësia, i mbështetur nga një konsensus i gjerë politik kombëtar dhe mbështetja e lartë e qytetarëve, ka shruar presidenti Pendarovski në profilin e tij facebook. Procesi i anëtarësimit në Aleancë ishte i gjatë, nevojiteshin vendime të vështira dhe reforma të thella në sektorin tonë të ushtrisë dhe sigurisë, por sot, kur rendi ndërkombëtar është në rrezik, ne e kuptojmë rëndësinë e anëtarësimit në NATO. Anëtarësimi në Aleancë përshkruan qartë orientimin tonë afatgjatë për të respektuar vlerat që ndajmë me komunitetin euroatlantik: lirinë, demokracinë dhe shtetin e së…

Lexo më Shumë