Me përfshirjen e deputetëve, Ministria e Arsimit dhe Shkencës sot ka vazhduar
konsultimet për Strategjinë Kombëtare të Zhvillimit për periudhën 2022-2042. Ministri
Jeton Shaqiri para anëtarëve të Komisionit për Arsim, Shkencë dhe Sport theksoi
rëndësinë e dialogut konstruktiv me të gjitha palët e interesuara në përgatitjen e këtij
dokumenti gjithëpërfshirës strategjik, i cili do të përmbajë prioritetet kombëtare dhe
qëllimet afatgjate të zhvillimit , me fokusin e implementimit . Konsultimet
shfrytëzohen edhe për përgatitjen e Samitit të OKB-së për Transformimin e Arsimit, i
cili do të mbahet në shtator në Nju Jork, por edhe për të plotësuar Strategjinë e
Arsimit.
„ Përfshirja e pikëpamjeve dhe përvojave të ndryshme nga të gjithë pjesëmarrësit
relevant është mënyra nga e cila iu kemi qasur reformës në arsim, si në arsimin
fillor poashtu edhe në atë të mesëm.. Në bazë të këtyre proceseve, të cilat janë në
rrjedhë , është përkushtimi për arsim cilësor për çdo fëmijë, si kusht për zhvillimin e
shoqërisë në tërësi. Investojmë intensivisht në programet mësimore dhe materialet
e reja për mësim, në trajnimin e mësimdhënësve dhe në mjetet ndihmëse
mësimore, mjetet konkrete dhe kabinete për shkencët natyrore . Reforma përfshin
edhe sistemin për mbikqyrje dhe vlerësimin e progresit kombëtar në arsim. tha
ministri Shaqiri në fjalimin e tij para Komisionit.
Duke e fokusuar nevojën për reforma të cilat do të rrisin cilësinë e arsimit dhe do të
mundësojnë zhvillimin e potencialit të çdo fëmije, ministrj vuri në dukje rezultatet e
matjes së njohurive ndërkombëtare, të cilat tregojnë se nxënësit tanë kanë rezultate
nën mesataren për Ballkanin Perëndimor, vendet e BE-së dhe OECD. Më shumë se
gjysma e trembëdhjetëvjeçarëve nuk arrijnë nivelin bazë të aftësive të leximit dhe
matematikës, tregoi testimi PISA në vitin 2018.
Për të mundësuar shfrytëzimin efikas dhe efektiv të burimeve arsimore,si
infrastrukturoret ,poashtu edhe ato njerëzore dhe financiare, Ministria e Arsimit dhe
Shkencës vazhdon me reformat, në pjesën e optimizimit të rrjetit shkollor dhe duke
ndryshuar formulën e financimit të arsimit fillor dhe të mesëm.
Procesi i optimizimit të rrjetit shkollor do të zhvillohet deri në vitin 2026 dhe në
koordinim të ngushtë me ju deputetë, me pushtetet komunale, kuadrin e shkollës,
prindërit, nxënësit dhe të gjitha palët e interesuara .Me rëndësi është të theksojmë
se do të përcaktohet plan i veçantë për optimizim për secilën komunë, në bazë të
indikatorëve dhe standardeve .Qëllimi ynë është të krijojmë sistem të barabartë
arsimor që mundëson kushte të barabarta për mësimdhënie në të gjitha shkollat,
për t’u mundësuar shkollave të mbajnë më shumë orë të mësimit dhe të sigurojnë
shpërndarje efikase të burimeve” tha ministri Shaqiri.
Me qëllim për të përmirësuar efikasitetin e shpenzimeve, për të siguruar burime të
mjaftueshme financiare që të plotësohen standardet arsimore nëpër shkolla,
sidhe të forcohen rezultatet e shpenzimit të mjeteve Ministria e Arsimit dhe
Shkencës në bashkëpunim me Ministrinë e Financave i bëri revizion formulës për
financimin e arsimit fillor dhe të mesëm. Mënyra e re e financimit do të sigurojë
shpërndarje objektive dhe shpërndarje të drejtë të bllok dotacioneve për komunat
dhe shkollat.
Ministri Shaqiri theksoi se formula e re bazohet në çmimin standard të përcaktuar
për nxënës dhe siguron transparencë më të madhe në shpërndarjen e mjeteve për
bllok dotacionet. Dotacionet nga komunat për shkollat do të realizohen në bazë të
mekanizmave të përcaktuar dhe do të ketë mjete të posaçme për të kontrolluar se
si shkollat i shpenzojnë dotacionet . Mënyra e re e financimit në arsimin fillor dhe të
mesëm,në bazë të standardeve , parashikon periudhë për përshtatje prej 5 vitesh.









