Author: Hamdi Kumanova

Kandidati për kryetar të komunës së Vrapçishtit nga radhët e koalicionit AKI, Isen Shabani aktivitetet e tija parazgjedhore dje i ka vazhduar me takimet me banorët e fshatit Toplicë, para të cilëve ka shpalosur për të dytën herë programin e tij parazgjedhor për investime në katër vitet e ardhshme nëse ai merr drejtimin e komunës. Shabani me këtë rast para banorëve është shprehur se theks të veçantë do vendoset tek infrastruktura gjejgësisht asfaltimi i rrugëve dhe trotuareve edhe atë jo vetëm në këtë fshat, por edhe në disa fshatra të malësisë të komunës së Vrapçishtit.

Lexo më Shumë

Një në pesë të rinj, të gjeneratës Z, në Britani të Madhe preferon diktaturën, sipas një ankete të re, transmeton “The Telegraph”. Studimi ka gjetur se 18 për qind e të rinjve të lindur në periudhën 1997-2012, apo mes moshave 13 deri 28, mendojnë se sistemi më i mirë për të udhëhequr me efikasitet shtetin është një lider i fortë që nuk duhet të merret me zgjedhje. Te të rriturit pro këtij sistemi përqindja është 12. Ndërkaq 14 për qind e të lindurve në periudhën 1981-1996, pëlqenin diktaturën. Ata nuk pajtoheshin se demokracia është sistemi më i mirë për të…

Lexo më Shumë

Gjykata Penale e Tiranës ka dënuar me 25 vite burg, 64-vjeçarin, i cili më 13 Janar të 2025-ës, vrau fqinjin e tij, Xhemal Meta. Ngjarja u regjistrua në fshatin Shëngjin i Vogël, në Shëngjergj të Tiranës. Në vendimin e Gjykatës thuhet se i pandehuri me inicialet I. H., shpallet fajtor për kryerjen e veprës penale “Vjedhja me pasojë vdekjen” të parashikuar nga neni 141 i Kodit Penal dhe në bazë të këtij neni, dënimin e tij me 25 (njëzet e pesë) vjet burgim. Vuajtja e këtij dënimi të fillojë nga dita e ndalimit të tij më 15 Janar të 2025-ës dhe…

Lexo më Shumë

HOXHË JAKUP EF. ASIPI (1951-2006) Hoxhë Jakup ef. Asipi u lind më 02.02.1951 në fshatin Sllupçan – Likovë. Shkollimin fillor e kreu në vendlindje, atë te mesëm në Damask të Sirisë, studimet i kreu në universitetin Al-Az’har, të Egjiptit ndërsa studimet postdiplomike i vazhdoi në Bejrut të Libanit Gjatë viteve 1985-1990 punoi si imam në një xhami në Leverkusen të Gjermanisë ku ka dhënë kontribut të çmueshëm në kultivimin e vlerave fetare, morale, kulturore e kombëtare. I vetëdijshëm për situatën në trojet tona në vitin 1990 kthehet në vendlindje për të kontribuar si Vaiz dhe mualim në xhaminë “Halid Efendi”…

Lexo më Shumë

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka rrëzuar kërkesën e bërë nga Drejtoresha e Hetimeve të Krimeve Kibernetike në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Ervina Gjana. Zyrtarja e lartë e Policisë së Shtetit kishte kërkuar nga gjykata që t’i ktheheshin telefonat dhe laptopët e sekuestruar në kuadër të hetimeve për tenderat e AKSHI-t. Gjatë kontrolleve në banesën e saj dhe të Renato Hristic, agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit gjetën 8 aparate celularë dhe dy laptopë në pronësi të saj dhe të bashkëjetuesit. Gjana nuk është nën hetim në lidhje me këtë çështje, por është…

Lexo më Shumë

Vetëm i vërtetojnë ato teza që i kemi pasur nga momenti i parë, se nuk janë bullgarët në Kushtetutë kërkesa e vetme, por ridefinim i plotë i identitetit maqedonas, tha kryeministri Hristijan Mickoski në pyetjen se si e komenton reagimin e Ministrisë së Jashtme bullgare, ku nuk përmendet gjuha maqedonase Mikcoski i bëri thirrje opozitës për bashkim në çështjen ndaj Bullgarisë dhe në mbrojtje të interesave kombëtare maqedonase. “Por këto janë ditë kur duhet të falim, të bashkohemi, të bëhemi bashkë si popull dhe si komb. Mendoj se përfundimisht si popull do të kuptojmë se pa dallim nëse jemi në…

Lexo më Shumë

Mjaftuan vetëm disa orë që Donald Trump të trondiste një marrëdhënie që Kina kishte kultivuar për dekada. Vetëm pak orë para se të merrej në një sulm nate, presidenti venezuelan Nicolás Maduro po lavdëronte homologun e tij kinez, Xi Jinping, si “vëlla më i madh” me një “mesazh të fuqishëm si udhëheqës për botën” gjatë një takimi me diplomatë të lartë nga Pekini. Kina ka investuar shumë në Venezuelën e pasur me naftë, një nga partnerët e saj më të ngushtë në Amerikën e Jugut. Dhe mediat shtetërore të saj shfaqën pamjet nga ai takim për ta provuar këtë: burra…

Lexo më Shumë

Water flowing along the street curb during heavy rain. Close up of splashing raindrops and air bubbles. Në vend sot do të mbizotërojë mot me vranësira të ndryshueshme me reshje shiu, të cilat lokalisht do të jenë më të rrëmbyeshme (mbi 25 l/m²), veçanërisht pasdite dhe gjatë natës. Në zonat malore reshjet do të jenë në formë bore. Do të fryjë erë e përforcuar nga drejtimi jugor (mbi 60 km/orë). Temperaturat minimale do të lëvizin nga 7 deri në 12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 10 deri në 17 gradë Celsius. Në Shkup moti do të jetë…

Lexo më Shumë

Në Maqedoninë e Veriut ka rreth 200 pacientë në listën e pritjes për organe – 165 për veshka, 30 për zemër, pjesa tjetër për mëlçi ose kocka. Disa pacientë kanë pritur për dekada dhe disa nuk marrin kurrë një organ, thotë Dushko Gjorgiev, kryetar i “Nefron”, një shoqatë e pacientëve me veshka të sëmurë. Vendi ka ekipe mjekësore ekspertësh, njohuri dhe histori suksesi, por ndërgjegjësimi për dhurimin e organeve është ende i pamjaftueshëm dhe dhurimi nga një kufomë (dhurues i vdekur) mbetet një sfidë, thonë pacientët dhe shoqatat e tyre në dëshmitë për Radion Evropa e Lirë (REL). Në vitin…

Lexo më Shumë

Policia njofton se gjatë mbrëmjes së djeshme, në Gostivar është arrestuar një i arratisur nga burgu i Idrizovës, përcjell TV21. Sipas njoftimit, personit në fjalë i kanë mbetur vuajtje me 1,4 vjet burg, nga gjithsej 8 vjet që ishte dënuar. “Më 06.01.2026 në orën 21:20, punonjës policie nga DPB-Gostivar, në rrugën “Ilinden” në Gostivar, arrestuan L.H. (33) nga Gostivari, i cili ishte në kërkim me urdhër arresti gjyqësor për arratisje nga burgu “Idrizovë”. Ai kishte ende një vit e katër muaj nga dënimi total prej tetë vjetësh, për të cilin ishte dënuar për kryerjen e veprave penale sipas neneve 237,…

Lexo më Shumë

Kryeministri Hristijan Mickoski pret që inflacioni të jetë diku 4 për qind në nivel vjetor, përcjell TV21. Mickoski paralajmëron ndryshime ligjore, me çka pritet të ketë gjoba më të larta për rrjetet e marketeve që manipulojnë me çmimet. “Mendoj se rreth 4 për qind do të jetë inflacioni i vitit. Këtë e flasim me muaj, dhe atë që ne e bëjmë, janë kontrollet e shpeshta të Inspektoratit Shtetëror të Tregut. Kontrolle të shpeshta të Komisionit për Mbrojtje të Konkurrencës. Do të propozojmë ndryshime ligjore për vitin e ardhshëm, me gjoba më të mëdha, për të gjitha rrjetet e supermarketeve që…

Lexo më Shumë

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se Forca e Sigurisë së Kosovës ka pranuar dërgesën e radhës të sistemeve raketore anti-tank OMTAS, të kontraktuara me prodhuesin shtetëror turk Roketsan në dhjetor të vitit 2023. Sipas Maqedoncit, OMTAS (Orta Menzilli Tanksavar Silah) është një sistem modern raketor me rreze të mesme veprimi, i projektuar për neutralizimin e mjeteve të blinduara moderne, përfshirë tanke me mbrojtje reaktive, si dhe fortifikata mbrojtëse ushtarake. Ai theksoi se shtimi i këtyre sistemeve ka për qëllim rritjen e kapaciteteve mbrojtëse të ushtrisë dhe përmirësimin e fleksibilitetit operacional në skenarë të ndryshëm të kërcënimit, në terrene…

Lexo më Shumë