Prokuroria e Posaçme Anitkorrupsion (SPAK) ka zgjatur me 3 muaj hetimet për ish-ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe ish- kryeministren Belinda Balluku.
Ndaj Ballukut janë dy masa, ajo e pezullimit nga detyra dhe bllokimi i pasaportës për të dalë jashtë shtetit. Ndërkohë, SPAK kërkoi autorizim nga Kuvendi për heqjen e imunitetit të Ballukut, por Partia Socialiste e rrëzoi kërkesën me 82 vota kundër.
Zv.kryeministrja Belinda Balluku është marrë e pandehur për tenderin më vlerë 190 milionë euro për ndërtimin e tunelit të Llogarasë, akuzë që i është komunikuar zyrtarisht dhe dyshohet edhe për tenderin 20 milionë euro të lotit 4 të Unazës së Madhe të Tiranës. Për të dy tenderët, me vlerë 210 milionë euro, sipas SPAK, Balluku ka paracaktuar fituesin përmes mbikëqyrjes dhe ndërhyrjes gjatë gjithë procesit të zhvillimit të garës.


