Pas zbulimit të një sasie mishi pule të rrezikshëm, AKU ka pezulluar aktivitetin e kompanisë KMY në Tiranë. Gjatë kontrolleve të ushtruara në ambientet e biznesit KMY, u sekuestruan 738 kilogramë fileto dhe gjoks pule, për shkak të shkeljeve të rënda të standardeve higjieno-sanitare. Nga verifikimet rezultoi se mishi ishte trajtuar në kushte të papërshtatshme, pasi gjatë proceseve të ngrirjes dhe shkrirjes ishte vendosur drejtpërdrejt në tokë. Gjithashtu, produkti ruhej në një ambient ku ishte konstatuar prani myku dhe ndryshku, çka përbën rrezik serioz për sigurinë ushqimore. Në përfundim të kontrolleve, AKU Tiranë vendosi pezullimin e aktivitetit të subjektit deri…
Author: Hamdi Kumanova
SHBA-të po e çojnë prodhimin e naftës në nivele të reja dhe po i çojnë shifrat në një rekord global. Presidenti i SHBA-së Donald Trump e bëri këtë deklaratë në një drekë me anëtarët e Bordit të Drejtorëve të Qendrës Kennedy. “Krahasuar me vendet e tjera, ne po e dyfishojmë prodhimin dhe së shpejti do t’i tejkalojmë shifrat e tyre tre herë”, vuri në dukje ai. Trump tha se miliona fuçi tashmë po dërgohen në rafineri, veçanërisht në Hjuston. Ai u bëri thirrje gjithashtu shteteve, ekonomitë e të cilave varen shumë nga tranziti përmes Ngushticës së Hormuzit, që të marrin…
Një automjet është përfshirë nga flakët në autostradën që lidh Fierin me Vlorën. Ngjarja ka ndodhur gjatë mbrëmjes së sotme, ku makina është djegur pothuajse plotësisht. Sipas informacioneve paraprake, fatmirësisht nuk raportohen persona të lënduar nga ky incident. Flakët kanë shkaktuar dëme të mëdha materiale, duke shkrumbuar automjetin. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe zjarrfikësit, të cilët kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve dhe sigurimin e zonës. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e zjarrit, ndërsa ende nuk dihet nëse bëhet fjalë për një defekt teknik apo për rrethana të tjera.
Komisioni parlamentar grek miratoi sot blerjen e një sistemi shumëfunksional të mbrojtjes ajrore me vlerë tre miliardë euro dhe përmirësimin e 38 avionëve luftarakë F-16, në vlerën prej rreth katër miliardë eurosh, konfirmuan dy burime të paidentifikuara të njohura me këtë vendim. Greqia është tashmë në negociata me Izraelin për blerjen e sistemeve raketore për mbrojtjen ajrore të quajtura “Mburoja e Akilit” me kosto të vlerësuara prej rreth 3 miliardë eurosh, raporton Reuters. “Komisioni parlamentar miratoi projektin, si dhe përmirësimin e avionëve luftarakë F-16”, tha një burim i paidentifikuar i njohur me çështjen. Greqia planifikon të përmirësojë 38 avionë luftarakë…
Atlético Madridi pritet të jetë shumë aktiv në merkato edhe këtë verë, pasi synon të përforcojë skuadrën e trajnerit Diego Simeone. Si pjesë e ndryshimeve, klubi mund të detyrohet të zëvendësojë dy legjenda: Antoine Griezmann dhe Jan Oblak. Në javët e fundit, Griezmann refuzoi një transferim të menjëhershëm tek Orlando City, por gjithsesi mbetet shumë e mundshme që ai të kalojë në Major League Soccer gjatë verës. Sa i përket Oblakut, edhe ai mund të largohet nga klubi. Sipas raportimeve të “El Desmarque”, drejtuesit e Atleticos nuk do ta pengonin portierin slloven nëse ai vendos të largohet. Megjithatë, një transferim…
Nga AGRON ARANITASI Pjesa e dytë TË VËRTETAT QË BESOJ -AGJENTI FRANCEZ – Hyrje Kur fillova të shkruaj librin, “Të vërtetat që besoj”, nuk kisha menduar të shkruaja për veten time. Shtysa, e parë, më lindi kur u njoha me dosjet e Sigurimit të Shtetit për survejimin e shtetasit Agron Hajdar Aranitasi. Ato dosje janë, një dëshmi më shumë, se si mund të persekutohej dikush, i cili, në një çast të caktuar, vendosej në radhën e armiqve të pushtetit popullor. Nuk merrej parasysh asgjë, as si kishte punuar, as si ishte sjellur, as si kishte jetuar. Nuk merrej parasysh as…
Raketa dhe të paktën pesë dronë u qëlluan drejt ambasadës amerikane në Bagdad të martën nga një zonë përreth qytetit, thanë burime irakiane të sigurisë, duke e përshkruar sulmin si më intensivin që nga fillimi i luftës SHBA-Izrael me Iranin. Reuters raportoi se një person i paidentifikuar pa të paktën tre dronë që po shkonin drejt ambasadës dhe se sistemi i mbrojtjes ajrore C-RAM rrëzoi dy prej tyre, ndërsa i treti goditi brenda kompleksit të ambasadës, nga i cili mund të shiheshin zjarr dhe tym. Një dëshmitar tjetër konfirmoi se një shpërthim u dëgjua në kryeqytetin irakian. Reuters u përpoq…
Vendet aziatike po prezantojnë një sërë masash shtrënguese në një përpjekje për të kursyer karburant, ndërsa përballen me mungesa të mundshme pas luftës së SHBA-së dhe Izraelit me Iranin. Pothuajse 90% e të gjithë naftës dhe gazit që rrjedh përmes Ngushticës së Hormuzit vitin e kaluar ishte i destinuar për në Azi, i cili është rajoni më i madh importues i naftës në botë. Sri Lanka e ka shpallur çdo të mërkurë festë zyrtare për të kursyer karburant, dhe shoferët tani duhet të regjistrohen për një Kartë Kombëtare Karburanti e cila racionon sasinë e karburantit që njerëzit mund të blejnë. Në Myanmar, automjetet private lejohen…
Sëmundjet e zemrës dominojnë strukturën e vdekjeve në Shqipëri shumë më tepër se në vendet e Bashkimit Europian. Të dhënat krahasuese nga INSTAT dhe Eurostat tregojnë se 52.9% e vdekjeve në Shqipëri lidhen me sëmundjet e aparatit të qarkullimit të gjakut, ndërsa në Bashkimin Europian kjo kategori përbën 32.8% të totalit të vdekjeve. Diferenca është e konsiderueshme dhe tregon se shqiptarët humbin jetën nga sëmundjet e zemrës në një nivel gati dy herë më të lartë se mesatarja europiane. Në Europë, përveç sëmundjeve të zemrës, një peshë të madhe në vdekje kanë edhe tumoret, që përbëjnë 23.9% të vdekjeve, ndërsa…
Një 44-vjeçar nga fshati Debresh ka raportuar se është sulmuar fizikisht në një park në Vrapçisht. “Më 16.03.2026 në ora 02:20 në SPB Gostivar, H.A.(44) raportoi se në një park në Vrapçisht ishte sulmuar fizikisht”, bëjnë të ditur nga policia. Rasti është në procedurë hetimore.TS
Një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën rajonale Tetovë–Pirok, pranë fshatit Dollno Pallçisht. “Më 15.03.2026 në ora 14:18 është raportuar se në këtë rrugë ka ndodhur aksident mes një veture ‘BMW’ me targa të Tetovës dhe një motoçiklete”, njofton policia. Nga aksidenti motoçiklisti 22-vjeçar ka pësuar lëndime të rënda trupore, ndërsa bashkudhëtari i tij 9-vjeçar është lënduar. Të dy janë trajtuar në Spitalin Klinik në Tetovë.
Një tjetër rast dhune është raportuar në një fshat të Gostivar. “Më 15.03.2026 në ora 17:50 në SPB Gostivar, L.A.(41) nga fshati Zdunje ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga I.K. pas një mosmarrëveshjeje të mëparshme”, thuhet në njoftimin e policisë. Autoritetet po ndërmarrin masa për zbardhjen e rastit.TS

