Komuna e Sarajit, po hyn në një kapitull të ri të afirmimit dhe bashkëpunimit ndërkombëtar. Vizita e të ngarkuarës me punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, Shkëlqesinë e saj, znj. Nicole Varnes, përbën një moment të rëndësishëm që dëshmon rritjen e vëmendjes dhe respektit ndaj kësaj komune. Kjo vizitë vjen pas pranisë së mëhershme të ambasadorit të Bashkimi Evropian, Michael Rokas, duke e vendosur Sarajin për herë të parë në agjendën e faktorëve kyç ndërkombëtarë. Ky zhvillim është një sinjal i qartë se Saraji nuk është më në periferi, por po shndërrohet në një pikë referimi për dialog dhe bashkëpunim.
Gjatë takimit, u diskutua për zhvillimet politike në vend dhe për procesin e VLEN-it, i cili po ecën drejt formimit si subjekt i përbashkët politik, me një moment kulmor Kongresin e 9 majit. Saraji sot me Muhamet Elmazin po dëshmon se ka kapacitet, vizion dhe përkushtim për të qenë pjesë aktive e proceseve vendimmarrëse dhe ndërkombëtare. Ky është vetëm fillimi i një rruge të re drejt afirmimit dhe zhvillimit.
Data 31.10.2026
Aktuale
- Ilir Kulla: Rama ka humbur ndikimin te shqiptarët në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, faktorët janë kundër tij
- Izet Mexhiti: Një vit punë dhe investime në Saraj, mbi 13 milionë euro për projekte infrastrukturore
- Resul Sinanit i paska mbetë merak Bia Khalifa, e përmend edhe në Big Brotherin e sivjetit – i befasoi të gjithë
- Që në nisje të edicionit të ri të Big Brotherit, ndodh e papritura mes dy opinionistëve – kjo nuk mendohej
- “Nepotizmi në doganë”, Dauti: Ka qenë dukuri në kohën e BDI-së, tani janë raste të izoluara
- Përplasje e rëndë pranë Spitalit të Qytetit, dërguesi i “Wolt”-it në gjendje të rëndë
- Turqia shpreh ngushëllime pas rrëzimit të helikopterit ushtarak italian në Bosnjë e Hercegovinë
- Toyota arrin një rekord të ri në shitjet evropiane



