Dy të rinj janë paraqitur vetë në polici pasi dyshohet se kanë marrë pjesë në një sulm dhe grabitje në Tetovë. “Më 16.03.2026 rreth orës 01:25 në SPB Tetovë janë paraqitur B.M.(21) dhe B.M.(19) nga fshati Trebosh, të cilët sipas deklarimit paraprak së bashku me disa persona të tjerë kanë sulmuar fizikisht E.B.(31) nga Tetova dhe i kanë marrë një çantë me para dhe dokumente personale”, njofton policia. Rasti po hetohet dhe pritet procedurë përkatëse.TS
Author: Hamdi Kumanova
Sipas të dhënave të publikuara sot nga Enti Shtetëror i Statistikave, të ardhurat nga shitja e shërbimeve u rritën për 0.3% në tremujorin e katërt të 2025 krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar. Nga të dhënat e tremujorit të katërt, rritjet më të mëdha u shënuan në sektorin e Veprimtarive profesionale, shkencore dhe teknike me 3.8%, si dhe në sektorin e Veprimtarive administrative dhe shërbimeve mbështetëse me 3.4%. Në nivel vjetor, të ardhurat nga shërbimet për 2025 u rritën për 0.6% krahasuar me 2024. Në sektorin e Veprimtarive administrative dhe shërbimeve mbështetëse, rritja vjetore arriti 4.8%, ndërsa…
Më 15.03.2026, rreth orës 13:00, në SPB Tetovë, një 29-vjeçar nga Tetova ka raportuar se në shtëpinë familjare është sulmuar fizikisht nga vëllai i tij më i madh me inicialet A.B. Nga policia bëhet e ditur se po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit.
MPB njofton se më 15.03.2026 në Kavadar, zyrtarët policorë nga Departamenti i Punëve të Brendshme Kavadar kanë privuar nga liria personin K.M. (34) nga Kavadari. Gjatë një kontrolli në trafik në orën 12:30 në rrugën “Disanska” në Kavadar, policia ndaloi një motoçikletë me targa të Kavadarit që drejtohej prej tij, me ç’rast konstatuan se ai e drejtonte mjetin pa dhënë provimin për shofer. Sipas udhëzimeve të prokurorit publik, ai është shoqëruar në stacionin policor dhe mopedi i është konfiskuar. Pasi u la i lirë, po të njëjtën ditë në orën 20:10 në rrugën “Lubljanaska” në Kavadar, zyrtarët policorë e kanë…
Është arrestuar serbi në qytetin e Ohrit për shkak të ushtrimit të dhunës ndaj gruas. Incidenti ka ndodhur mbrëmë në rrugën “Partizanska” në këtë qytet, kurse policia ka intervenuar menjëherë pas paraqitjes së rastit nga ana e gruas. Është hera e dytë ( dje një rastë të ngjashëm nga një shtetas serb, kishte në Kumanovës) që shtetasit serb rrahin gratë (femrat). Serbi pasi ekishte rrahur gruan në një local në Ohër, të njëjtën rrahjen e kishte vazhduar edhe në hotel, ku ishin të sistemuar. Sipas informacioneve të policies së Ohrit, serbi 49-vjeç, njëherë gruan e kishte rrahur në lokal e…
Gjatë ditë së djeshme policia e rajonit të Kumanovës ka arrestuar një person, i cili dyshohet se në fshatin Çellopek ka djegur bar të thatë dhe mbeturina bujqësore, duke shkaktuar zjarr në pronën e një 60-vjeçari nga Kumanova. “Më 15.03.2026, në orën 12:55, punonjës të policisë së Sektorit për Punë të Brendshme në Kumanovë arrestuan D.P. nga fshati Algunjë, komuna Staro Nagoriçan. Ai dyshohet se në fshatin Çellopek, komuna Staro Nagoriçanit, ka djegur bar të thatë dhe mbeturina bujqësore, duke shkaktuar zjarr në pronën e G.S. (60) nga Kumanova, ku u dogjën edhe disa pemë. Zjarri u fik nga ekipi…
Para pak çastesh, një grup prej mbi 20 personash kanë sulmuar disa të rinj në qendër të Tetovës. Sipas informatave të Televizionit Koha, ka pasur edhe përleshje fizike. Edhe mbrëmë, i njëjti grup ka sulmuar një të ri shqiptar dhe kjo po konsiderohet një gjendje alarmante që duhet të zgjojë autoritetet, pasi mund të eskalojë në sulme ndëretnike. Ekipet e policisë janë në qendër të Tetovës./ TV Koha
Ambasada e Maqedonisë në Emiratet e Bashkuara Arabe njofton të gjithë qytetarët e Maqedonisë që ndodhen aktualisht në Emiratet e Bashkuara Arabe se të martën do të realizohet një fluturim tjetër për evakuimin e qytetarëve në linjën Dubai – Shkup. Duke pasur parasysh se përgatitjet dhe detajet për realizimin e tij janë duke u finalizuar, të gjithë qytetarët që kanë nevojë të domosdoshme dhe prioritare për evakuim duhet të paraqiten në Ambasadën e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Abu Dhabi sa më shpejt të jetë e mundur, deklaron Ambasada. Regjistrimi, tregon Ambasada, mund të bëhet në kontaktet e mëposhtme…
Ministrja australiane e Transportit, Catherine King, tha të hënën se vendi i saj nuk do të dërgojë forca detare në Ngushticën e Hormuzit, transmeton Anadolu. Sipas raportimit nga ABC Radio National, duke iu përgjigjur pyetjes nëse SHBA-ja ka kërkuar apo jo mbështetje detare nga Australia, King tha se nuk është në dijeni të ndonjë kërkese të tillë. “Është diçka për të cilën ne nuk po kontribuojmë. Nuk jam në dijeni nëse ka një kërkesë. Ne jemi të përgatitur mirë këtu në këtë vend për të përballuar krizën ekonomike që po ndodh si pasojë e Lindjes së Mesme, por nuk planifikojmë…
Ukraina dëshiron para dhe teknologji pasi dërgoi specialistë në Lindjen e Mesme për të ndihmuar në rrëzimin e dronëve iranianë gjatë luftës Izrael-SHBA me Iranin. Presidenti Volodymyr Zelensky tha se tre ekipe u dërguan në rajon për të kryer vlerësime ekspertësh dhe për të demonstruar se si funksionojnë mbrojtjet nga dronët, ndërsa vendet në Lindjen e Mesme vazhdojnë të jenë në shënjestër të Iranit për shkak të strehimit të bazave ushtarake amerikane. “Nuk ka të bëjë me përfshirjen në operacione. Ne nuk jemi në luftë me Iranin”, tha Zelensky. Më herët këtë javë, udhëheqësi i Ukrainës njoftoi se ekipe ushtarake…
Ministri i Punëve të Jashtme dhe të Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, realizoi sot një bisedë telefonike me ministrin për Europë dhe Punë të Jashtme të Shqipërisë, Ferit Hoxha.Nga MPJTJ thonë se të dy ministrat konfirmuan kënaqësinë e përbashkët për marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale mes dy vendeve, duke theksuar gatishmërinë për t’i avancuar ato më tej. “Gjatë bisedës u diskutua edhe për perspektivën evropiane të dy shteteve, si dhe për aktivitetet e përbashkëta në rrugën drejt Bashkimit Evropian. Po ashtu, u theksua rëndësia e projektit të Korridorit 8, i cili përbën një prioritet të përbashkët me rëndësi për të dy…
Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë (LAMM) njofton se trafiku në vend po zhvillohet pa pengesa dhe në rrugë të thata. Trafiku jashtë mjediseve urbane po zhvillohet me intensitet të moderuar. “Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi”, thonë nga LAMM.

