Klubi zikaltër e kishte marrë vendimin para dopietës kundër Como. Kanë ndikuar presioni i trajnerit Chivu dhe vullneti i futbollistit.
“Not for sale” – do të thoshin anglezët. I pashitshëm. Interi është bindur nga faktet, realiteti, numrat dhe emocionet që para dopietës kundër Como: Hakan Çalhanoglu është shumë i rëndësishëm edhe në moshën 32-vjeçare dhe kontrata e tij duhet të rinovohet.
“Është gjysma e skuadrës. Kur ke një regjisor si ai në fushë edhe shokët janë më të qetë, sepse e dinë se mund t’i kalojnë edhe topat e vështirë”, – ka thënë Vincenzo Montella, trajneri i Turqisë, që me Çalhanoglu shkon në Botëror pas 24 vitesh.
Edhe Fabregas foli me superlativa për lojtarin e Interit, duke e krahasuar me emra si, Pirlo, Modriç dhe Kroos.
Cristian Chivu e konsideron turkun të pazëvendësueshëm në mesfushë.
Vetë Çalhanoglu ka vendosur vitin e kaluar që ta mbyllë karrierën në Itali, pavarësisht interesimit të vazhdueshëm të Gallatasarajit.
Lojtari ka një lidhje të fortë me Interin, që është gati ta mbajë më gjatë nga sa ishte parashikuar.
Bisedimet konkrete për kontarën e re ende nuk kanë nisur. Aktualisht turku përfiton 6.5 milionë euro neto dhe kontrata skadon më 30 qershor 2027. Kjo temë do të diskutohet në fund të merkatos, nëse gjatë kësaj kohe nuk ndodh diçka që t’i prishë skenarët. Çalhanoglu është shumë më afër Interit tani se sa në 2025-ën.
Mesfushori ka shënuar 12 gola, numra të një sulmuesi. Ai ka gjuajtur 5 penallti dhe ka luajtur 30 ndeshje. Tashmë turku duket i destinuar të rinovojë me Interin.


