Klevis Qose është emëruar në krye të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP).
Emërimi i tij në krye të këtij institucioni vjen pak kohë pasi ai u largua nga drejtimi i Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.
Ai do të zëvendësojë në AMP Eduart Merkajn. Ky i fundit e mbante këtë post që nga muaji shtator i vitit të kaluar.


