Author: Hamdi Kumanova

Një punonjës policie është arrestuar dje në Veles, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Sulm seksual dhe përdhunim” ndaj një të mituri. Sipas informacioneve të konfirmuara nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), pas interesimit të medias, i dyshuari me iniciale V.K., gjatë periudhës 2024–2025, në disa raste e ka shtyrë viktimën (i lindur në vitin 2008) të kryejë veprime seksuale. ​Rasti po hetohet nga Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, ndërsa viktima është një djalë 16-vjeçar. Departamenti i Kontrollit të Brendshëm ka dorëzuar kallëzim penal pranë Prokurorisë Themelore Publike në Shkup sipas nenit 186 të…

Lexo më Shumë

Një anije greke është sulmuar nga një raketë në Detin e Zi. Sipas informacioneve në bordin e cisternës, ndodheshin gjithsej 24 marinarë. Raportohet se të gjithë janë në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa situata është në kontroll nga autoritetet. Nga sulmet pati vetëm dëme të vogla materiale në kuvertën dhe në pajisjet e kuvertës së anijes. Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe ministri grek i Transportit Detar Vassilis Kikilias, i cili theksoi se ngjarja paraqet shqetësim dhe se Greqia do të reagojë.

Lexo më Shumë

Shumë ekonomistë paralajmërojnë se sistemi pensional në Maqedoninë e Veriut mund të përballet me vështirësi të mëdha pas vitit 2035 për shkak të disa trendeve demografike dhe ekonomike, shkruan Gazeta Flaka. Popullsia po plaket shpejt, numri i lindjeve është në rënie dhe jetëgjatësia po rritet. Kjo do të thotë më shumë pensionistë dhe më pak punonjës që paguajnë kontribute. Sistemi aktual bazohet në modelin solidar të menaxhuar nga Fondi për Sigurim Pensional dhe Invalidor i Maqedonisë së Veriut, ku punonjësit e sotëm financojnë pensionet e pensionistëve aktualë. Kur raporti punonjës–pensionist përkeqësohet, sistemi bëhet më i vështirë për t’u financuar. Dikur…

Lexo më Shumë

Dje, në të gjithë territorin e shtetit, nëpunësit policorë privuan nga liria 21 shoferë për shkak të drejtimit të pakujdesshëm të mjetit motorik. Prej tyre, pesë shoferë (nga Tetova, Shtipi, Shkupi dhe Strumica) kanë drejtuar automjet nën ndikimin e alkoolit. Njëmbëdhjetë shoferë (nga Shkupi, Manastiri, Dibra, Ohri, Gostivari, Tetova, Velesi dhe Negotina) kanë drejtuar automjet pa poseduar patentë shoferi, ndërsa tre shoferë (nga Velesi, Kumanova dhe Tetova) kanë drejtuar automjet edhe përkundër asaj se kanë pasur ndalim aktiv për drejtim. Në dy rate, te shoferë nga Shkupi dhe Shtipi është konstatuar prania e alkoolit, ku njëri nuk ja poseduar patentën…

Lexo më Shumë

MPB njofton datë 14.03.2026, në ora 02:40, në SPB Tetovë, nga Qendra Urgjente në Tetovë është denoncuar se M.B. (63) nga Tetova është pranuar me plagë nga goditja me mjet të mprehtë. Pas ndërmarrjes së masave, është konstatuar se paraprakisht në një objekt në kuadër të një qendre tregtare, ai ka konsumuar alkool me personin B.I., me çrast ka nisur një debat verbal në të cilin B.I. ka përdorur një mjet të mprehtë (thikë). Po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit.

Lexo më Shumë

Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Brane Petrushevski, ka akuzuar ashpër partinë e LSDM-së për mungesë idesh dhe dështim politik, duke pohuar se kjo forcë politike tani po fshihet pas çdo paralajmërimi për protestë. Sipas tij, pas protestave të sotme të Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë qëndron haptazi LSDM-ja, pasi njerëzit e tyre kanë qenë organizatorët kryesorë të punëtorëve nëpër qytete të ndryshme. Si shembuj konkretë, ai përmendi se në rajonin e Tetovës organizimi u bë nga anëtari i spikatur i LSDM-së, Miroslav Pavlovski, ndërsa në Strumicë nga Branko Georgiev, ish-udhëheqës në ndërmarrjen “Komunalec” gjatë kohës së pushtetit të LSDM-së. Po ashtu, Petrushevski…

Lexo më Shumë

Maqedonia nuk ka një qendër shtetërore për trajnimin e zjarrfikësve. Ndërkohë, njësitë kundër zjarrit, veçanërisht në rajonin perëndimor të vendit po përballen gjithnjë e më shumë me mungesë të zjarrfikësve të rinj dhe të trajnuar. Në vend ekzistojnë vetëm dy qendra për trajnimin e zjarrfikësve, thotë shefi i njësisë së Tetovës, Avni Ameti, por ato janë private dhe me kosto shumë të lartë. Sipas regjistrimit të fundit të popullatës, dihet se kemi mungesë të diku 30-40 zjarrfikës të rinj. Shkollë adekuate për këtë drejtim nuk kemi, dihet se Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim është e obliguar që të ketë shkollë…

Lexo më Shumë

Gazetari dhe publicisti Enver Robelli ka kritikuar atë që e cilëson si standard të dyfishtë të Bashkimit Evropian në trajtimin e çështjeve që lidhen me të drejtat e komuniteteve në Ballkanin Perëndimor. Sipas tij, diplomacia evropiane është treguar shumë aktive në mbrojtjen e të drejtave të komunitetit serb në Kosovë, por nuk ka reaguar për tendencat që, sipas tij, synojnë përjashtimin e gjuhës shqipe nga përdorimi institucional në Maqedoninë e Veriut. Në një shkrim në Facebook të shtunën, Robelli vlerësoi angazhimin e përfaqësuesve evropianë për të drejtat e serbëve në Kosovë, duke theksuar se është “shumë mirë që ndërmjetësi i…

Lexo më Shumë

LSDM akuzoi se pagat në Maqedoni janë të ulëta, ndërsa çmimet e produkteve bazë dhe energjisë janë vazhdimisht në rritje, dhe qeveria e udhëhequr nga kryeministri Hristijan Mickoski, sipas partisë, nuk po merr masa për të përmirësuar standardin e jetesës së qytetarëve. LSDM thotë se më shumë se 200,000 punëtorë në vend mezi mbulojnë shpenzimet bazë të jetesës. “Punëtorët në Maqedoni mezi po ia dalin mbanë. Mbi 200,000 punëtorë mbijetojnë me paga që nuk mund të mbulojnë as nevojat bazë të jetesës”, thuhet në reagim. Partia kritikon qeverinë për refuzimin e rritjes së pagave minimale në 600 euro dhe pretendon…

Lexo më Shumë

Kryetari i Komunës së Haraçinës, Daut Beqiri, ka publikuar foto ndërsa po zhvillohen punime në këtë komunë. Ai në facebook, bashkëngjitur me fotot ka shkruajtur se po punojnë çdo ditë dhe se nuk ndalen asnjë moment. “Punojmë çdo ditë për një Haraçinë më të bukur. S’ka të ndalur. Vetëm PUNË!”, ka shkruar Beqiri në Facebook.

Lexo më Shumë

Biljana Sekulovska Deri më tani nuk kemi pasur një kryetar të Gjykatës Kushtetuese siç është Darko Kostadinovski. I vetëdijshëm për botën në të cilën jetojmë, veçanërisht i vetëdijshëm për vendin në të cilin është betuar se do t’u shërbejë qytetarëve, çfarëdo qofshin, kushdo qofshin, madje edhe nëse janë pikërisht ata. Debatet për “Safe city” (Qytetin e Sigurt) ai i përmbylli dhe u vuri një pikë të rrumbullakët, në mënyrë që më në fund të pushojnë njëherë e përgjithmonë, fare, së sjellësi ato në tryezë. “Sipas të gjitha statistikave, shteti ynë është rekordmen evropian për nga viktimat e shkaktuara në aksidentet…

Lexo më Shumë