Më datë 22.04.2026, në Stacionin Policor të Çairit, një 36-vjeçar nga Tetova ka denoncuar se është mashtruar nga B.F.. Sipas denoncimit, në periudhën prej 17.04. deri më 22.04.2026, denoncuesi i ka dorëzuar automjetin e tij “Seat Leon” personit B.F., bazuar në një marrëveshje gojore për shitblerje në vlerë prej 12.000 eurosh.
I denoncuari nuk është paraqitur në takimet e rëna dakord për pagesë dhe ka ndaluar së përgjigjuri në thirrjet telefonike. Denoncuesi më vonë e ka vërejtur automjetin e tij te një person i tretë, i cili ka deklaruar se e ka blerë mjetin nga B.F. për shumën prej 7.000 eurosh. Po ndërmerren masa për gjetjen e autorit.


