Pas konfirmimit të këtij obligimi të Kuvendit, ne do të prononcohemi si grup i deputetëve. Ne si shumicë në pushtet, disa herë në deklarata edhe kryetari i Qeverisë, Dimitar Kovaçevski, theksoi se ky është proces retrograd, i cili vetëm do ta dërgojë Republikën e Maqedonisë së Veriut në disa izolime, në disa kohëra të kaluara dhe aspak nuk jemi në linjë të njëjtë kur mendojmë se si të kalohet rruga evropiane e shtetit tonë, deklaroi deputeti i LSDM-së, Martin Kostovski lidhur me Iniciativën për referendum të VMRO-DPMNE-së. Në deklaratën e sotme para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Kostovski…
Author: Hamdi Kumanova
Sot në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut është mbajtur takimi midis Kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi. Në takim, Kryetari Xhaferi iu referua situatës politike aktuale në vend dhe e njoftoi mysafirin me aktivitetet aktuale të Kuvendit, duke e theksuar rëndësinë e komunikimit të vazhdueshëm me opozitën dhe përgjegjësinë që ka opozita për përparimin e vendit, duke e nënvizuar rolin e kryetarëve të komisioneve dhe rolin e tyre në procesin e miratimit të ligjeve që janë kryesisht përfitim për qytetarët. Sa i përket bashkëpunimit bilateral, Xhaferi theksoi se marrëdhëniet bilaterale…
Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini, gjatë pjesëmarrjes në forumin e gjashtë energjetik për Evropën Juglindore, tha se testimi i tregut të interkonjektorit me Greqinë do të përfundojë të hënën dhe shpreson që kontrata e ndërtimit të nënshkruhet nga në fund të vitit dhe maksimumi nga mesi i vitit 2024 RMV do të ketë furnizim me gaz nga Greqia. Nuredini tha se Maqedonia e Veriut dëshiron të jetë e pavarur nga gazi, dhe deri në vitin 2024 të mos jetë fare e varur nga gazi rus. Ai shtoi se për këtë arsye është duke punuar në interkonjektorin me…
Përafërsisht për mbi 20 mësimdhënës në shkollat fillore në Komunën e Tetovës më 31 gusht kanë përfunduar kontratat e punës dhe ato nuk u janë vazhduar. Nga Komuna e Tetovës nuk tregojnë numrin e saktë se për sa mësimdhënës bëhet fjalë. Jozyrtarisht bëhet fjalë për mësimdhënës të cilët kanë qenë në prag të marrjes së vendimit për punë. Mësimin aktualisht e mbajnë mësimdhënës që janë në rolin e zëvendësit. Në tre shkolla inspektorati shtetëror i arsimit ka kryer kontroll të jashtëzakonshëm, shkruan Portalb.mk. Mos-vazhdimi i kontratave të punës të mësimdhënësve në shkollat fillore të Tetovës bëri bujë mediatike, madje në…
Ministria e Shëndetësisë njoftonë se sipas rekomandimit të Komisionit Kombëtar për Sëmundje të rralla, duke filluar nga data 1 tetor, të gjithë pacientët me fibrozë cistike nën moshën 18 vjeç do të trajtohen në Qendrën Klinike për Fëmijë, ndërsa pacientët mbi 18 vjeç do të trajtohen në Qendrën klinike për Pulmologji dhe Alergologji. Aktivitetet për trajtimin e pacientëve me fibrozë cistike janë dakorduar dhe harmonizuar në takimet e koordinuara të Qendrës Klinike për sëmundje të fëmijëve Shkup, Qendrës Klinike për Pulmologji dhe Alergologji përfaqësues të Fondit për Sigurim Shëndetësor dhe Ministrisë së Shëndetësisë, duke pasur parasysh se trajtimi i këtyre…
Katër persona kanë përfunduar në paraburgim pasi dyshohen për kryerjen e veprën penale “tregti me fëmijë”, përcjell TV21. Nga MPB njoftojnë janë janë parashtruar kallëzime penale ndaj dy personave nga Shkupi, dhe dy shtetasve tjerë të Serbisë. “Me datë 07.09.2022 është dorëzuar kallëzim penal kundër S.Sh.(25) nga Shkupi, F.A.(46) dhe M.B.(51) të dy nga Serbia dhe B.A. (49) nga Shkupi. I raportuari i parë, S.Sh., vëllai i vajzës, për të përfituar dobi materiale të kundërligjshme prej 3.000 euro, ka ndërmarrë veprime për lidhjen e martesës së detyruar të fëmijës me një person nga Serbia, prindërit e të cilit janë e…
Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka pranuar sot dy propozimi të Ministrisë së Ekonomisë, përmes të cilave synohet tu dilet në ndihmë kompanive sa i përket furnizimit me energji elektrike në këtë kohë të krizës energjetike. “Morëm vendim që tu dalim në ndihmë kompanive që janë në tregun e lirë, sa i përket furnizimit me energji elektrike dhe definuam marzhën të cilën ata mund ta implementojnë në momentin që bëjnë kontrata për furnizim me energji elektrike e cila nuk mund të jetë më shumë se 10 përqind, duke u referuar në çmimin e bursës HUPX (Hupex) e cila është bursë…
Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini, ka marrë pjesë në Forumin Energjetik për Evropën Juglindore 2022, i cili po mbahet sot në Selanik të Greqisë. Në seancën kushtuar bashkëpunimit në energjetikë për garantimin e sigurisë energjetike përtej kufijve, Nuredini së bashku me kolegët ministra nga vendet e Evropës Juglindore dhe rajonit të Mesdheut Lindor diskutuan për gjetjen e një zgjidhjeje për tejkalimin e krizës energjetike. Ministri Nuredini theksoi se në përgjithësi, si të gjitha vendet, edhe Republika e Maqedonisë së Veriut është e orientuar drejt shfrytëzimit të kapaciteteve vendore. Ministri Nuredini theksoi se mundësitë që ofrojnë interkonektorët…
Ish-kryeministri dhe ish-kryetari i LSDM-së Zoran Zaev, thotë se vetëm 25% e qytetarëve, më konkretisht mbështetës të VMRO-DPMNE-së, janë pro referendumit. Shtoi se ka vullnet për ndryshimet kushtetuese për futjen e bullgarëve në kushtetutën e Maqedonisë së Veriut. Zaev është i bindur se në të ardhmen miqësia maqedono-bullgare do të jetë shembull në botë, andaj u bëri thirrje politikanëve që ta kultivojnë fqinjësinë e mirë dhe bashkëpunimin. Po ashtu u shpreh krenar për dy marrëveshjet e arritura gjatë kohës sa ishte kryeministër, atë me Bullgarinë dhe me Greqinë, dhe se identiteti dhe gjuha maqedonase është e garantuar. “Kjo menjëherë është…
Dje (08-shtator) në ora 07.00, në rrugën “Lubotenska” në Tetovë, zyrtarët policorë të SPB Tetovë kanë ndaluar 38-vjeçarin N.A. nga Reçica e Vogël e Tetovës, i cili është sjellur në mënyrë agresive ndaj tyre dhe i ka ofenduar gjatë kryerjes së veprimeve zyrtare. Pas dokumentimit të rastit kundër N.A. do të përgatitet një parashtresë përkatëse.Ts
Komisioni parlamentar për zgjedhje dhe emërime në mbledhjen e sotme duhet të vazhdojë debatin për zgjedhjen e gjykatësve të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Anëtarët e komisionit të mërkurën diskutuan mbi propozimin që Todor Vitllarov i punësuar në Prokurorinë e Lartë Publike në Shtip të jetë gjykatës kushtetues. Sipas deputetëve të VMRO-DPMNE-së opozitare, pozita e gjykatësit kushtetues është ndoshta pozita më e fuqishme në vend. Theksojnë se përkrahja u jepet siç thonë ata, “të dëgjueshmëve partiak dhe jo cilësisë dhe kapacitetit të kandidatëve apo integritetit të tyre”. Nga kandidatët e propozuar të LSDM-së, sipas tyre, askush nuk…
MInistria e Punëve të Brendshme njoftonë se dje (08-shtator) rreth orës 09:00, në arë në rrugën lokale Leshkë-Rataj, zyrtarët policorë të SPB Tetovë kanë gjetur 50 kërcell “kanabis”. Numri më i madh i bimëve ka qenë në një arë shtetërore, e disa prej tyre në arën fqinje të personit R.B.(26), i cili është thirrur në komisariat pak më vonë. Në koordinim me Prokurorin Publik rrënjët e bimëve janë ngritur për ekspertizë. Nga MPB thonë se rasti është duke u zbardhur. Dje (08-shtator), gjithashtu rreth orës 17:30, në një arë në atarin e Negotinës së Pollogut, në zonën “Prapadishtë”, zyrtarët policorë…

