Kryetari i Komunës së Butelit, Darko Kostovski ka njoftuar opinionin se Vizbegu është bërë me një fushë sportive të re, transmeton Almakos.
“ Deri në fundin e këtij viti, vendbanimi Vizbeg do të bëhet me një fushë sportive për shumë sporte në oborrin e shkollës SHFK “Shën Kliment Ohridski”.
Fusha do të përmbajë terren për futboll dhe dy kosha për basketboll 3×3, do të ketë mbulesë të certifikuar, kosha të ri, muri mbrojtës metalik tërësisht i ri si dhe ndriçime led.
Jemi duke investuar në të gjitha pjesët e Komunës së Butelit. Zhvillimi i infrastrukturës sportive është duke u zhvilluar si asnjëherë më parë. Në vendbanimin Vizbeg, për vitin 2023 është paraparë që të investohet në infrastrukturën rrugore. Në atë periudhë po përgatitet dokumentacioni projektues.
Deri në fund të vitit, Komuna e Butelit do të ketë edhe disa fusha tjera sportive dhe të fëmijëve”, shkroi kryetari i komunës, Darko Kostovski./Almakos/