<!–
–>
Këngëtari i njohur, Drilon Jahdahuti, ka reaguar publikisht ndaj situatës që po shoqëron banoren e Big Brother VIP Kosova 5, Jona Krasniqin.
Përmes një postimi në Instagram, artisti ka ndarë një histori nga e kaluara, duke pretenduar se para gjashtë apo shtatë vitesh ishte përballur me bullizim nga Jona dhe disa vajza të tjera.
Sipas rrëfimit të tij, në atë kohë ai ishte kritikuar dhe ofenduar për këngën “Reja e nanës tem”, ndërsa pretendon se e njëjta grup përmes raportimeve kishte ndikuar edhe në mbylljen e llogarisë së tij në Instagram.
“Le që u kallxu bullizuese sot live në TV, po qikjo qike me qat grup s’ka lon gjo pa than për kangën tem”, ka shkruar Jahdahuti.
Ai ka rikujtuar se kënga në fjalë sot ka arritur afro nëntë milionë klikime, ndërsa reagimin e ka përmbyllur me shpresën që Jona të reflektojë për sjelljet e saj.
Ndërkohë, përveç kësaj deklarate që ka nxitur vëmendje në rrjetet sociale, Driloni ka edhe një risi në muzikë.
Ai dhe këngëtarja Beslira kanë publikuar sot bashkëpunimin e tyre më të ri, të cilin e kanë titulluar “Dy xheloza”.
<!–
–>
<!—->



