Presidenti Stevo Pendarovski sot me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake priti Presidentin e Republikës së Italisë, Sergio Mattarella, i cili ndodhet për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut, transmeton Portalb.mk. Presidenti Pendarovski dhe presidenti Mattarella zhvilluan takim kokë më kokë, i cili u pasua nga takimi plenar i dy delegacioneve. Në fokus të bisedimeve ishin marrëdhëniet e përgjithshme bilaterale ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Italisë, politika e zgjerimit të Bashkimit Evropian, aleanca në NATO dhe sfidat e sigurisë në rajon dhe në Evropë. Presidenti Pendarovski, duke shprehur kënaqësinë për interesin tradicional dhe mbështetjen e vazhdueshme të qartë dhe të parezervë…
Author: Hamdi Kumanova
Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në një familje në fshatin Vinarc i Epërm në Mitrovicë, ku një vajzë e moshës së re është dërguar pa shenja jete në spitalin rajonal. Burimet nga Emergjenca kanë bërë me dije se bëhet fjalë për një 19-vjeçare, vdekja e së cilës është konstatuar nga ekipi mjekësor posa është pranuar në spital, ku e kishin dërguar familjarët. Ky rast ka tronditur jashtëzakonisht familjen, ndërkohë që mësohet se viktima ka qenë në depresion kohën e fundit për shkak të kërcënimeve serioze nga i fejuari i saj. Sinjali merr vesh se Policia është njoftuar për rastin…
Nuri Bajrami nga Antikorrupsioni në “Click 21” në TV21 tha se më fajtorët për korrupsionin në vend janë të punësuarit në sektorin publik. Megjithatë, sipas Bajramit, të gjithë jemi shkaktarë por edhe kemi përgjegjësi për gjendjen. “Sipas ligjit tonë më tepër përgjrgjësi kanë zyrtarët dhe ata janë të emëruarit, të zgjedhurit dhe të punësuarit në sektorin publik”, thotë Bajrami.
Udhëheqja e shkollës fillore në “Koço Racin” – Kratovë është shembull për atë se si me mirëmenaxhim të mjeteve që i merr përmes bllok-dotacioneve të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, mund të modernizohen kushtet e mësimdhënies dhe të ngritet kënaqësia edhe tek nxënësit ashtu edhe të mësimdhënësit. Në fakt ajo është detyrim i çdo drejtori të shkollës, sepse cilësia e procesit arsimor varet nga të gjithë ne dhe kemi për detyrë të kontribuojmë në të. Këtë e theksoi sekretarja shtetërore në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, Aneta Trpevska, pas takimit me drejtoreshën e shkollës fillore në Kratovë, Marina Bojkovska, e…
Rritja e çmimeve të produktev ushqimore dhe jo vetëm, vazhdon të shqetësojë qytetarët e Maqedonisë, të cilët çdo ditë habiten nga çmimet e reja të produkteve. Nga dita në ditë ka rritje të çmimit të produkteve të ndryshme, apo ulje të peshës së produkteve dhe në situata të caktuara një kombinim i dy tendencave është negativ. “Faktor” bëri të ditur se të dhënat e fundit të Entit Shtetëror për Statistika tregojnë rritje të re të çmimeve, ndërsa vërehet se çmimet e bukës janë rritur më së shumti në baza mujore. Megjithatë, në muajin e kaluar ka pasur rritje të çmimeve…
Ejani në zgjedhje të trefishta, në të njejtën ditë të organizohet referendum, zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe presidenciale b;jn; thirrje nga opozitarja VMRO-DPMNE. Nga atje theksojnë se nëse LSDM-ja antimaqedonase dhe Dimitar Kovaçevski janë të bindur se gëzojnë mbështetjen e qytetarëve dhe se politikat e tyre janë korrekte, atëherë nuk ka arsye të frikësohet nga organizimi i zgjedhjeve. Sipas tyre LSDM-ja antimaqedonase po ikën nga zgjedhjet sepse debaklin e përjetoi në Tetovë ku diferenca ishte 2 me 1 në favor të VMRO-DPMNE-së. Rezultati nga Tetova do të reflektohet në të gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë. LSDM dhe Kovaçevski antimaqedonas…
Intensiteti i qarkullimit në rrugët shtetërore jashtë zonave urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare “Bogorodica” dhe “Tabanoc” ka pritje për dalje nga shteti, ndërsa në vendkalimet tjera kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka më ndalime për hyrje dhe dalje nga shteti. Siç informon AMSM, qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata. AMSM rekomandon rregullim të shpejtësisë së lëvizjes, respektim të sinjalistikës në komunikacion dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut. Kjo veçanërisht vlen për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë…
VMRO-DPMNE-ja ka reaguar pas vrasjes së narko-bosit, kreun e të ashtuquajturit klanit të Skaljarit, Jovan Vukotiq në Turqi, përcjell TV21. Nga VMRO-DPMNE-ja akuzojnë pushtetin dhe ministrin e Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, se i ka mundësuar Vukotiqit të pajiset me pasaportë të rreme të Maqedonisë. “LSD-ja antimaqedonase punon për kriminelët. Mafiozët që morën pasaporta maqedonase nga Spasovski janë me numër në mbarë botën. Në një përleshje mafioze dje në Turqi është vrarë bosi i drogës Jovan Vukotiq, i cili ka marrë pasaportën maqedonase nga MPB-ja e Spasovskit me adresë në Draçevë, në emër të Gjeorgji Andonov. Vukotiqi kishte pasaportë maqedonase…
Departamenti amerikan i Shtetit në emër të SHBA-së, sot i dërgoi urim popullit të Maqedonisë së Veriut me rastin e 31-vjetorit të pavarësisë së vendit. “Me hapjen e negociatave inkuadruese me Bashkimin Evropian, Maqedonia e Veriut këtë vit bëri përparim të shkëlqyeshëm drejt integrimeve evropiane. Aleanca në Evropë dhe synimi drejt vlerave tona demokratike është shumë më me rëndësi se kurdo herë”, theksoi sekretari amerikan i Shtetit, Antoni Blinken. Në urim ceket se “në vitet që vijojnë SHBA-ja do të vazhdojë me mbështetje për aleaten tonë Maqedoninë e Veriut në rrugën e saj evropiane”. Blinken gjithashtu tha edhe se “të…
Maqedonia e Veriut më 8 shtator shënon 31-vjetorin e pavarësisë si shtet. Pavarësinë e fitoi përmes një referendumi ku qytetarët e Maqedonisë së Veriut u deklaruan se janë për shkëputje nga ish-Federata e Jugosllavisë. Përgjatë këtyre tri dekadave, nga strukturat udhëheqëse është premtuar shumë, por janë të pakta projektet kapitale të realizuara në energjetikë dhe infrastrukturë. Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, ka pranuar se shteti do të paguajë një kosto të lartë si pasojë e mungesës së investimeve serioze në sektorin e energjetikës gjatë tri dekadave të pavarësisë së shtetit. “Në Maqedoninë e Veriut nuk është investuar në…
Vendosja e kalorimetrave në gypat e ngrohjes është mënyra më korrekte për arkëtimin e energjisë së konsumuar nga amvisëritë, siguron kreu i KRrE-së Marko Bislimoski. Sektori i OJQ-ve thekson se këto pajisje për matje janë zgjidhje jopopullore për operatorët e energjisë termike, shkruan Radio Evropa e Lirë, transmeton Portalb.mk. Vendosja e kalorimetrave për ngrohje është zgjidhje nga e cila mund të përfitojnë si qytetarët ashtu edhe shteti, pajtohen ekspertët për energjetikë. Këta matës të saktë të energjisë termike nuk janë shpenzim i madh dhe mund të kontribuojnë në uljen e faturave të ngrohjes dhe kursimin e energjisë. Më shumë se…
Ministria e Punëve të Brendshme njofton se nga ora 01:20 pas mesnate, deri në orën 05:00 në bashkëpunim me autoritetet tjera në vend kanë kryer kontrolle në disa lokale në Strugë. Policia ka arrestuar dy të mitur dhe disa shtetas të huaj, ndërkaq janë konstatuar parregullsi të shumta “Gjatë kontrollit janë gjetur dy të mitur, një person është ndaluar nën efektin e alkoolit, tek i cili në mjetin motorik të pasagjerëve janë gjetur mjet i mprehtë dhe një mjet metalik–grusht hekuri, për të cilat do të vijojë kallëzim përkatës”. “U konstatua mosrespektimi i ligjit për ndalimin e pirjes së duhanit…

