Lideri i integristëve, Ali Ahmeti në konferencën e sotme për shtyp pas takimit me kryetarin e PDK-së Memli Krasniqi tha se nuk e ka provuar opozitën, dhe se nuk mund të nxjerr konkluzione për funksionim të politikës nga ajo gjendje, përcjell TV21. Ahmeti tha se ka përmbysur sisteme. “Unë në jetën time nuk kam qenë opozitar, por kam qenë kundër sistemev, kemi qenë të sukssshëm, kemi përmbysur sisteme, por nuk kam pasur rastin në opozitë të jem dhe nuk mund të nxjer ndonjë konkluzion”. I pyetur për gjendjen aktuale të BDI-së në Tetovë, ku ky subjekt politik është opozitë, Ahmeti…
Author: Hamdi Kumanova
Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira, në disa vende jo stabil me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të përforcuar. Lokalisht do të ketë kushte për paraqitje të motit të keq afatshkurtër me shkarkime të fuqishme elektrike, erë të përforcuar dhe paraqitje të izoluar të breshrit. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 11 deri 19, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 26 deri 32 gradë. Indeksi UV do të jetë 6. Siç informon DPHM, në Shkup moti do të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare dhe me erë të lehtë deri…
Ueb faqja e internetit e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës (MASH) është hakuar mbrëmë. Prej disa orësh në faqen e kësaj ministrie shihet mesazhi “HACKED BY GREEK HACKING TEAM NETWATCHERS”. Për shkak të sulmit, nuk u hapte asnjë nënfaqe e kësaj ueb faqeje, ndërsa të gjitha lidhjet e publikuara çuan në një video në YouTube të titulluar “Maqedonia e famshme”. Për momentin, faqja është plotësisht jashtë linje dhe nuk mund të kyçet në të.
Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti në Kuvend sot mirëpriti kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës Memli Krasniqi. “I urova Krasniqit dhe bashkëpunëtorëve të tij punë të mbarë në drejtimin e subjektit politik që me jetëgjatësinë në skenën politike të Kosovës është aset i çmuar i vendimmarrjes progresive, duke uruar edhe lirimin sa më të shpejtë të themeluesve të këtij subjekti që janë njëherit kontribuesit më të mëdhenj të pavarësisë së Kosovës. Diskutuam bashkë për momentumin politik dhe socio-ekonomik në të cilin ndodhen vendet tona, për sfidat që tejkaluam në rrugën e lirisë dhe barazisë dhe për ata që na presin…
Komisioni për zgjedhje dhe emërime sot pasdite nuk e ka konstatuar propozimin që Voisllav Dimovski të zgjidhet gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese, raporton MIA. Dimovski, deri vonë prokuror publik nga Prokuroria Themelore Publike në Ohër, nga opozita ishte propozuar për gjyqtar kushtetues. Deputeti i VMRO-DPMNE-së Mile Lefkov theksoi se në gjyqësi po bëhet një partishmëri ekstreme dhe se përzgjedhja e gjyqtarëve nuk bëhet në Kuvend, por tashmë është një çështje e dakorduar. Ai tha se anëtarët e Komisionit nga shumica nuk janë të pranishëm në sallë për t’u përballur me pyetjen se kush i plotëson kriteret për avokat të dalluar dhe…
Ministria për Punë të Brendshme njofton se dje Sektori për Punë të Brendshme Tetovë kanë arrestuar disa persona nga rajoni i Tetovës dhe Gostivarit për transport të drurëve pa leje përkatëse. Ndaj personave të arrestuar MPB njofton se do të përgatis parashtresë përkatëse. “Dje (08-shtator) në ora 19:30 në Vollkovi të Tetovës, zyrtarët policorë të SPB Tetovë kanë ndaluar personat G.J.(49) nga Gostivari dhe J.S.(63) nga ky fshat, të cilët me dy traktorë me rimorkio transportonin dru dushku pa dokumentet e nevojshme, pasi janë gjetur më parë në rajonin e fshatit. Dy personave iu sekuestruan traktorët “imt”, dy sharra motorike…
Kompjuterë të fikur, kondicioner që nuk punojnë e korridore thuajse të errësuara. Në këtë mënyrë shkollat kanë nisur të kursejnë energjinë elektrike pas rekomandimeve tashmë të miratuara nga Qeveria. Nga gjimnazi “Zef Lush Marku” thanë për Alsat se hapësirat e shkollës vazhdimisht po mbikëqyren nga punonjës të posaçëm të cilët kontrollojnë çdo pajisje që ka të bëj me energjinë elektrike. “Drejtori i shkollës ka angazhuar dy punëtor të shkollës të cilët janë mbikëqyrës, e kontrollojnë dhe e vëzhgojnë shkollën tërë kohës për të parë nëse llambat janë të fikura apo të ndezura, kondicionerët assesi të punojnë. Po ashtu edhe kompjuterët…
Presidenti Stevo Pendarovski, në kuadër të kompetencave të tij kushtetuese, sot nënshkroi dekrete për emërimin e ambasadorëve të jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Republikën Sllovake, në Kanada, në Mbretërinë e Norvegjisë, në Mbretërinë e Belgjikës dhe në Republikën e Bullgarisë, transmeton Portalb.mk. Evgenija Ilieva u emërua ambasadore në Republikën Sllovake, Agron Buxhaku u emërua ambasador në Kanada, ndërsa Driton Kuçi u emërua ambasador në Mbretërinë e Norvegjisë. Metodija Belevski u emërua ambasador në Mbretërinë e Belgjikës, ndërsa Agneza Rusi Popovska në Republikën e Bullgarisë. Pritet që ambasadorët të vazhdojnë me procedurat tjera.
Qyteti i Shkupit njofton qytetarët se më12.09.2022 (e hënë), do të fillon dezinsektimi terestik në territorin e qytetit të Shkupit kundër formave të rritura të mushkonjave, ndërsa më 16.09.2022 ( e premte) dezisnsektimi nga ajri. Spërkatja do të kryhet sipas këtij orari: Qyteti i Shkupit njofton qytetarët se: 1. Dezinsketimi nga toka në territorin e qytetit të Shkupit, kundër larvave të mushkonjave, do të realizohet më 12.09.2022 (e hënë), deri më 15.09.2022 (e enjte) nga ora 22 deri 03:00, të ditës së ardhshme. 2. Dezinsketimi nga ajri në territorin e qytetit të Shkupit, kundër mushkonjave, do të realizohet më 17.09.2022…
BEKTESHI: MBËSHTETJE KOMPANIVE QË JANË NË TREGUN E LIRË Me propozim të Ministrisë së Ekonomisë, Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka miratuar Vendim për kushte të veçanta për tregtimin e mallrave individuale, sipas të cilit si kusht i veçantë në tregtinë në tregun e energjisë elektrike përcaktohet marzhi më i lartë tregtar, raporton Klan M. Siç informoi sot në konferencë për media ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, marzhi më i lartë i tregtimit të energjisë elektrike për të gjitha kompanitë tregtare dhe tregtarët individualë që tregtojnë në tregun e energjisë elektrike me shumicë dhe pakicë është vendosur maksimalisht 10%. “Kemi…
Pas konfirmimit të këtij obligimi të Kuvendit, ne do të prononcohemi si grup i deputetëve. Ne si shumicë në pushtet, disa herë në deklarata edhe kryetari i Qeverisë, Dimitar Kovaçevski, theksoi se ky është proces retrograd, i cili vetëm do ta dërgojë Republikën e Maqedonisë së Veriut në disa izolime, në disa kohëra të kaluara dhe aspak nuk jemi në linjë të njëjtë kur mendojmë se si të kalohet rruga evropiane e shtetit tonë, deklaroi deputeti i LSDM-së, Martin Kostovski lidhur me Iniciativën për referendum të VMRO-DPMNE-së. Në deklaratën e sotme para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Kostovski…
Sot në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut është mbajtur takimi midis Kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi. Në takim, Kryetari Xhaferi iu referua situatës politike aktuale në vend dhe e njoftoi mysafirin me aktivitetet aktuale të Kuvendit, duke e theksuar rëndësinë e komunikimit të vazhdueshëm me opozitën dhe përgjegjësinë që ka opozita për përparimin e vendit, duke e nënvizuar rolin e kryetarëve të komisioneve dhe rolin e tyre në procesin e miratimit të ligjeve që janë kryesisht përfitim për qytetarët. Sa i përket bashkëpunimit bilateral, Xhaferi theksoi se marrëdhëniet bilaterale…

