Author: Hamdi Kumanova

Ministri Oliver Spasovski në prani të kryetarit të Sindikatës së Policisë së Maqedonisë, Marjan Kicev, përfaqësuesve të Sindikatës dhe Ministrisë dhe mysafirëve nga jashtë, hapi lojërat jubilare sindikaliste të 20-ta me radhë të Sindikatës së Policisë. Spasovski gjatë fjalimit të tij theksoi se ruajtja e frymës sportive, konkurrencës së ndershme, njohjes dhe miqësisë, janë vlera të rëndësishme, sidomos kur bëhet fjalë për një profesion siç është policia, profesion e cila bart përgjegjësi të madhe. Ministri foli edhe për faktin se ministria dhe sindikata kultivojnë partneritet dhe bashkëpunim në nivel strategjik nën moton: Polici e pajisur – qytetarë të kënaqur, dhe…

Lexo më Shumë

Përplasjet publike mes pushtetit dhe opozitës për referendumin e mundshëm dhe çështjen e zgjedhjeve të parakohshme vazhdojnë, dhe asnjëra nga të dyja palët nuk heq dorë nga qëndrimet e saja. VMRO-DPMNE akuzoi LSDM-në se nuk ka plan dhe strategji për çështjen e referendumit. “Tezat e LSD-së antimaqedonase se populli i përkrah dhe pajtohet me Marrëveshjen me Bullgarinë është gënjeshtër. Dëshmi për këtë është ikja nga oferta për zgjedhje të trefishta, për dhe së bashku me Referendumin, për të organizuar zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe presidenciale, të gjitha në kurriz të shtetit për të përfunduar të tre operacionet e rëndësishme. Ata…

Lexo më Shumë

Mielli, vaji dhe qumështi nuk do t’i mungojë asnjë qytetari të vendit pavarësisht krizës dhe rritjes së çmimeve të përditshme. Këtë e siguroi ministri i Bujqësisë, Lupço Nikollovski i cili tha se çdo mungesë në ushqim do të sigurohet nga shtetet nënshkruese të marrëveshjes për tregtinë pa kufizime të ushqimeve në kuadër të Ballkanit të Hapur, respektivisht Shqipërisë, Maqedonisë dhe Serbisë. “Tre vendet japin garancion për ushqim të sigurt prandaj qytetarët e Maqedonisë së Veriut nuk duhet të shqetësohen për ushqim, produktet bazë si: vezë, qumësht, vaj për gatim, miell dhe kulturat strategjike vërtet do ti kemi. Po rrisim prodhimin…

Lexo më Shumë

Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot ka marrë pjesë në vjeljen e rrushit, përcjell TV21. Kovaçevski ka shpërndarë disa fotografi nga vizita, duke shtuar se Qeveria ka rritur për 30% blerjen e rrushit. “Ju uroj një vit të suksesshëm dhe të frytshëm të vjeljes. Suksese në vjelje të rrushit këtë vit, le të mblidhet rrush cilësor dhe të prodhohet verë cilësore! Vreshtaria dhe prodhimi i verës kanë potencial të jashtëzakonshëm, Maqedonia e Veriut është në të njëjtën gjerësi gjeografike me rajonet më të njohura të verës në botë, prandaj ne si Qeveri vazhdimisht po punojmë në përmirësimin e kushteve për prodhimin e…

Lexo më Shumë

Në prag të fillimit të afatit të dytë të regjistrimit në Universitetin “Nënë Tereza” në Shkup, që do të jetë ditën e hënë, kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu bashkë me rektorin e këtij tempulli akademik, Prof.Dr. Izet Zeqiri nënshkruan Marrëveshjen me të cilën Komuna e Çairit ndan 20 bursa për studentë që do të studiojnë në fushat deficitare në këtë universitet edhe atë: Megatronikë, Menaxhment industrial dhe Elektro-energjetikë. Ganiu është shprehur se ky akt paraqet një hap të rëndësishëm për avancimin akademik të shoqërisë tonë, por edhe për forcimin e tregut të punës që ka nevojë aq të…

Lexo më Shumë

Ministri i shoqërisë informatike dhe administratës, Admirim Aliti që vjen nga radhët e partisë politike Alternativa dega në Kumanovë iu është përgjigjur thirrjes për ta përkrahur klubin futbollistik “Bashkimi”. Me këtë rast, Aliti ka dhuruar një donacion prej 1000 eurosh. “ Sot kafen e mëngjesit me ministrin Admirim Haliti ,edhe atë në lokalet e klubit futbollistik “Bashkimi”. Temë bisedë kishim sportin konkretisht futbollin dhe klubin e zemrës K.f. Bashkimi Admirimi ishte mirë i njoftuar me gjendjen e klubit, njëherit ka ndihmuar klubin edhe më herët dhe në vazhdimësi shprehi gatishmëri me mundësitë e tij të ndihmojë Admirimi në fund të…

Lexo më Shumë

Qeveria ka një plan të qartë për tejkalimin e krizave deri në Prill të vitit 2023 – thonë nga LSDM-ja duke shtuar se derisa me të gjitha forcat është e angazhuar për zbutur situatën ekonomike dhe krizën energjetike, VMRO-DPMNE-ja vazhdon me bllokimin e vendit. “Në vend të konstruktivitetit, VMRO-DPMNE-ja dhe Mickoski me kërkesat për zgjedhje, për referendum përpiqen ta pengojnë funksionimin normal të institucioneve, në dëm të ekonomisë vendore, në dëm të qytetarëve. Kjo sjellje e tyre destructive sërish do të pësojë disfatë” – deklaroi Bogdanka Kuzeska. Socialdemokratët thonë se në prag të dimrit më të vështirë pas Luftës së…

Lexo më Shumë

Me datë 10.09.2022 në Strumicë, zyrtarë policorë nga Sektori i Punëve të Brendshme Strumicë, kanë arrestuar B.H.(28) dhe M.D.(33), të dy nga Strumica. Gjatë kontrollit të B.H. janë gjetur gjashtë pako me kokainë dhe gjatë kontrollit në shtëpinë e M.D., të kryer me urdhër të Gjykatës Themelore të Strumicës, janë gjetur dy thasë me kokainë dhe dy pako me marihuanë. Personat janë arrestuar dhe dërguar në Stacionin Policor Strumicë, është njoftuar edhe prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Strumicë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të paraqiten para gjyqtarit të procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Strumicë, ndërsa kundër…

Lexo më Shumë

Sektori për Punë të Brendshme u bën thirrje qytetarëve, veçanërisht të moshuarve, që të kenë kujdes nga telefonata të ndryshme mashtruese, përcjell TV21. Persona që paraqiten si zyrtarë zhvatin para nga qytetarë kryesisht të moshuar, duke iu thënë se dikush nga familja e tyre ka pësuar aksident. Nga SPB-Ohër kërkojnë nga qytetarët që për çfarëdo rasti ta lajmërojnë në numrin e telefonit 112 ose në stacionin më të afërt të policisë, për të konfirmuar çdolloj informacioni. “SPB Ohër merr masa për gjetjen e personave të cilët në mënyrë të rreme paraqiten si zyrtarë dhe kryejnë mashtrime, kryesisht me qytetarë të…

Lexo më Shumë

Në tetë muajt e parë të vitit janë hapur mbi 1.300 vende të reja pune në kompanitë në TIDZ, gjë që vijon trendin e rritjes së punonjësve që nga fillimi i vitit, sipas analizës së rregullt të TIDZ. Vetëm në muajin gusht janë hapur mbi 200 vende të reja pune në kompanitë e zonave të lira, me të cilat numri i përgjithshëm i të punësuarve është rritur dhe ka arritur në 15.328. Kjo është 8.5% më shumë krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, pra 16.5% më shumë krahasuar me gushtin 2020. Tendenca pozitive e rritjes që nga…

Lexo më Shumë

Policia ka arrestuar një shkupjan, pasi tek i njëjti ka gjetur armë me municion, dhe para, përcjell TV21. Nga MPB thonë se pas dokumentimit të rastit, kundër tij do të parashtrohet kallëzim përkatës. “Me datë 09.09.2022, në ora 16:45, në rrugën “Gjorgi Dimitrov”, zyrtarë policorë kanë liruar nga liria V.I.(33) nga Shkupi. Tek ai u gjet një pistoletë tip “Crvena Zastava”, kalibër 7.65 mm, një karikatorë me pesë fishekë dhe një sasi e madhe e parave. Ai u arrestua dhe u ndalua në Stacionin e Policisë së Kisella Vodsë”, thonë nga MPB.

Lexo më Shumë