Deputetja Ilire Dauti, nuk do të jetë më koordinatore e grupit parlamentar të Aleancës për Shqiptarët, shkruan gazeta LAJM. Zonja Dauti, ka njoftuar sot se është dorëhequr nga kjo detyrë, pas rezultateve të dobëta të ASH-së në zgjedhjet e fundit për Këshillin komunal në Tetovë. Më poshtë mund ta lexoni statusin e plotë të deputetes Ilire Dauti. Të nderuar qytetarë Të japim mund në çfarëdo forme, t’i shërbejmë kombit e ta perkthejmë atë në një të drejtë më shumë, gjer në barazi të plotë në raport me çdo kend që na trajton si fërtele në kushtetutë e jetë, është detyrë…
Author: Hamdi Kumanova
Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë njofton mëngjesin e djeshëm është raportuar se një 59-vjeçar është gjetur i vdekur në rrugën lokale të fshatit Velebërdo, përcjell TV21. Nga SPB-Tetovë thonë se është konstatuar se trupi i pajetë nuk ka pasur shenja dhune. Dje (11-shtator) në ora 08:10 në SPB Tetovë është raportuar se në rrugën lokale në fshatin Velebërdo të Rekës së Poshtme, është gjetur i vdekur pa shenja dhune 59-vjeçari I.M. nga ky fshat. Inspektimi është kryer nga ekipi i DPB-Gostivar, ndërsa me urdhër të prokurorit publik trupi i pajetë i I.M. i është dorëzuar familjes.
Komisioni Rregullator për Energjetikë sot do të marrë vendim të ri për çmimin e derivateve të naftës. Nga KRRE njoftojnë se pas mbarimit të mbledhjes do të bëhen të ditura çmimet e reja. Së fundmi KRRE vendosi që çmimi i naftës të ulet për dy denarë. Sipas vendimi të fundit, derivatet shiten për: Eurodisel, 99,5 denarë/l BS-95, 87,5 denarë/l BS-98, 90 denarë/l
Mbrëmë (12-shtator) rreth orës 03:45, në vendbanimin Ciglanë të Gostivarit, zyrtarët policorë të SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar kanë ndaluar personin M.B.(42) nga Republika e Kosovës, i cili paraprakisht kishte prishur rendin dhe qetësinë publike dhe nuk kishte patur me vete asnjë dokument identifikimi. Shtetasi kosovar është ndaluar në Stacionin Policor të Gostivarit për procedura të mëtutjeshme.Ts
Pjestarët e policisë të SPB Tetovë mbrëmë (11- shtator) rreth orës 23:00, në Palçisht të Poshtëm të Tetovës, e kanë privuar nga liria një të mitur nga ky fshat për shkak se gjatë kontrollit të kryer tek ai është gjetur marihuanë. Ai është ndaluar në komisariat në prani të kujdestarit dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të përgaditet parashtresë përkatëse.Ts
Është e rëndësishme sot të kujtoni nga u nisëm dhe përsëri edhe në këtë fushë vlen e njëjta gjë. Po të kujtojmë nga u nisëm sot jemi dita me natën. Po të mendojmë ku duhet të shkojmë sot jemi nata me ditën. Kemi shumë për të bërë. Jo se kështu duhet thënë për tu dukur mirë, por sepse kjo është e vërteta. Mësuesit dhe mësueset ishin skllevër të politikës, nuk mund të vendosnin asgjë për fatin e tyre. Mund të gdhiheshin në një vend pune dhe mund të ngryseshin në një vend tjetër. i gjithë sistemi ishte i bazuar te…
Rusia është mjaft aktive në vendet e Ballkanit Perëndimor pasi e di se në këto vende ka tensione mes grupeve të caktuara. Kështu përpiqet që t’i manipulojë këto tensione, pasi shpreson se kjo do të çojë në ndarje, në protesta dhe në luftëra thotë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë Jay Janzen, drejtor për Komunikime në Komandën aleate për operacione të NATO-s. “Rusia është dukshëm aktive këtu dhe sërish do të them se ajo nuk e ka fokusim kryesor Ballkanin”, thotë ai. Mirëpo, sipas tij, pasi e di se në Ballkan ka tensione mes grupeve të caktuara, ajo…
Kryetari i Komunës së Butelit, Darko Kostovski ka përcjell turnirin tradicional të pehlivanëve që u zhvillua në Luboten, transmeton Almakos. “Sot së bashku me pjesëmarrësit olimpik nga Buteli-Shaban Sejdiu dhe Abulla Memedi isha në Luboten në turnirin tradicional të pehlivanëve, stil i luftës që me shekuj zhvillohet në Maqedoni. Pas thuajse 30 viteve në Luboten mbahet një turnir i këtillë, dua që t`i uroj të gjithë pehlivanëve për luftën e guximshme, kishte pehlivan nga Buteli, Shtipi, Saraji dhe vendet tjera. Komuna e Butelit si organizator kryesor ndihmoi që e gjithë kjo të organizohet në nivel cilësor, kur është në pyetje…
“Nuk kërkoj nga ti të më duash, e as të më kërkosh falje kur ta mendoj se ke gabuar. As nuk dua të më përkëdhelësh kur më duhet më së shumti. Nuk dua të më thuash se sa jam e bukur, qoftë kjo gënjeshtër, e as të më shkruash diçka të bukur. Nuk dua as të më thirrësh për të më treguar si të ka kaluar dita, e as të më tregosh se të mungoj. Nuk kërkoj nga ti që të më falënderohesh për gjithçka që kam bërë për ty e as të kujdesesh për mua kur shpirti im është…
Oda Industriale, konsumatori më i madh i energjisë elektrike në tregun e lirë, kërkon që shteti të subvencionojë faturat e energjisë elektrike nëse ka rritje të çmimit prej 1.000 euro për megavat orë, përcjell Telegrafi Maqedoni. Oda e kryesuar nga Trajan Angellovski tashmë ka dërguar rekomandime për anëtarët e saj për uljen e shpenzimeve dhe instalimin e fotovoltaikëve. Nga atje thonë se vendimi i Qeverisë për të kufizuar marzhin tregtar në 10 për qind është i mirë, por jo i mjaftueshëm. “Theksuam se shteti duhet të përcaktojë një prag deri në të cilin mund të tolerohet një çmim i caktuar,…
Fakulteti i Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit i Universitetit të Tetovës, në bashkëpunim me shoqatat “Qyteti i Bletëve” dhe “Mjalti i Pollogut”, i organizuan garat e IV-ta ndërkombëtare për kualitet të mjaltit “Tetovo Honey Awards 2022”. Dekani i Fakultetit të Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit, Prof. Dr. Xhezair Idrizi deklaroi se aktivitetet e këtilla për Universitetin tonë si institucion arsimor dhe shkencor duhet të përkrahen nga ministria dhe Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, gjithashtu edhe ne si institucione arsimore dhe shkencore duhet ta bëjmë punën tonë, duke ndihmuar në kërkime të ndryshme shkencore në rritjen e rendimentit të…
Shqipëria është kthyer edhe një herë në qendër të sulmeve kibernetike, ndërsa lajmi është bërë i ditur mëngjesin e sotëm nga kryeministri Rama. Ndërkohë sulmeve kibernetike nuk i ka shpëtuar as Kosova. Mediat kosovare raportojnë se pas sulmeve kibernetike ndaj mediave, binzeseve dhe institucioneve në Kosovës, sot duket se janë sulmuar ueb-faqet e Policisë së Kosovës, sistemit prokurorial e gjyqësor. Edhe Maqedonia e Veriut ka raportuar për një sulm kibernetik të ndodhur në faqen e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, sulm i cili ka ndodhur mbrëmjen e djeshme. Agjencia e lajmeve REL ka raportuar se prej disa orësh në faqen…

