Zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së Naum Stoilkovski akuzoi ish-kryetarin e Karposhit, Stefan Bogoevin se dëshiron të ndërtojë një hotel në Berovë, në pronën që ka fituar vitin e kaluar para zgjedhjeve lokale. Menjëherë reaguan nga LSDM-ja. Nga kjo parti thonë se “gënjeshtrat e ricikluara për Bogoevin nuk e fshehin faktin se VMRO-DPMNE është peng i Levicës”.
“Është fakt se prona e përmendur nga Stoilkovski nuk është në pronësi të Stefan Bogoevit dhe as që po ndërtohet hotel. Ajo që ishte pasuria e përbashkët e babait të Bogoevit dhe fqinjëve të tij është blerë nga një individë dhe jo nga shteti. Pas procedurës të trashigimisë, ajo pronë është e nënës së tij, për shkak të vdekjes së të babait të tij, gjë që tregon se deri ku shkon VMRO DPMNE në nivelin e jonjerëzimit”, thonë nga LSDM.