Author: Hamdi Kumanova

Ministria e Shëndetësisë njofton se në tre ditët e kaluara (nga 09.09 deri 11.09.2022) janë kryer 1.286, ndërsa janë regjistruar 179 raste të reja me COVID-19. Instituti për Shëndet Publik njofton se sot janë regjistruar 347 pacientë të shëruar nga COVID-19. Në tre ditët e kaluara (09.09 – 11.09.2022) poashtu janë konfirmuar dy viktima. Nga Shkupi (79) dhe Vallandova (86). Sipas Regjistrit të personave të vdekur me diagnozë COVID-19 nga Termini im, janë regjistruar 4 humbje jete , nga një i vdekur prej Shkupi, Manastiri, Ohri dhe Krusheva, të moshës nga 71 – 89 vjeçare. Tre persona humbën jetën në…

Lexo më Shumë

Disa pjesë të Kumanovës nesër do të mbeten pa energji elektrike, njofton Qendra Rajonale për Menaxhimin e Krizave, shkruan portali “kumanovskimuabeti”, transmeton Open-TV. Në periudhën prej orës 04:00 deri në ora 07:00, pa furnizim me energji elektrike do të mbeten shfrytëzuesit nga lagjja Bedinje, Zona Industriale, rruga “Industriska”, rruga “Bozhidar Mickovic”, Kozjak Betonjera. Në të njëjtën periudhë do të ketë ndërprerje për shfrytëzuesit nga rrugët “Done Bozhinov”, “Fetka Naskova”, “Nikola Vapcarov”, “Crnotravska”, si dhe lagjet Sredorek, ‘Gorno’ dhe ‘Dolno’ Kojnare. Pa energji elektrike do të mbeten disa fshatra në rajonin e Kumanovës – Likovës, përkatësisht: Sopot, Çetircë, Karabicane, Vaksincë, Llojan,…

Lexo më Shumë

Kandidati për gjykatës kushtetues Savo Klimovski nuk kaloi filtrin parlamentar për gjykatës kushtetuese. Anëtarët e Komisionit parlamentar për zgjedhje dhe emërime nuk mbështetën profesion universitar si jurist me përvojë të zgjidhet njëri nga anëtarët e gjykatës. Pas pauzës debati ka vazhduar për biografinë e kryeprokurorit aktual, Lubomir Joveski i cili gjithashtu është kandidat për këtë pozitë. Bashkë me Kimovskin paraprakisht filtrin parlamentar nuk e kanë kaluar as kandidatët: Todor Vitlarov, Branko Sekulovski, Voisllav Dimovski dhe Vesna Jovanovska. Për më shumë se një vit, Gjykata Kushtetuese punon me përbërje të përgjysmuar, pasi katër anëtarëve nga 9 sa numëron kjo gjykatë u…

Lexo më Shumë

Nevoja për mbrojtjen e shtetit nga sulmet kibernetike është po aq e madhe sa edhe mbrojtja fizike përmes ushtrisë dhe policisë. Kështu vlerësojnë ekspertët e fushës së informatikës dhe të komunikimit pas sulmeve kibernetike ndaj faqes zyrtare të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës të Maqedonisë së Veriut. Që nga 10 shtatori faqja e kësaj ministrie është jashtë funksionit pas sulmit nga një grup hakerësh grek, që mori përgjegjësinë. Në faqen e Ministrisë së Arsimit në internet u shfaq mesazhi, “Hakuar nga ekipi grek i hakerëve Netњatchers”, teksa kur klikoje në faqe, shfaqej një video në YouTube me titullin “Maqedonia e…

Lexo më Shumë

Ministri i Bujqësisë, Lupço Nikollovski shprehu gatishmëri për takim me përfaqësues të prodhuesve të orizit, që t’i dëgjojë kërkesat të cilat i thanë ata në protestën dhe bllokadën e djeshme në rrugën magjistrale Koçan – Shtip. Në brifingun e sotëm me gazetarë ai theksoi se mbështetja për kultivimin e orizit do të vazhdojë, ndërsa pritet të bëhet kulturë strategjike bujqësore. “Kemi nëngrupe dhe partnerë tanë ekonomikë socialë, takohemi me të gjithë çdo ditë, personalisht nuk më është bërë asnjë kërkesë, por jemi të hapur për qytetarët. Me një sërë masash dhe politikash, ne i kushtuam rëndësi prodhimit të orizit dhe…

Lexo më Shumë

Mariana Kunbar Selma Njerëz të prekshëm janë të tillë në dashuri dhe në shoqëri, me një fjalë në jetën e përditshme. Kur dashurojnë japin gjithçka nga vetja, kur i lëndoni falin dhe japin shansin e dytë, përderisa ata janë të tillë të ndershëm dhe mendojnë se e tërë bota është si to. Njerëzit e prekshëm janë njerëz të mirë, përderisa njeriu i keq nuk është i ndjeshëm, por përkundrazi. Njerëzit e prekshëm asnjëherë nuk dinë që të sqarojnë ndjenjat e tyre duke u frikësuar se po i lëndojnë të tjerët dhe kur ato i lëndoni dhe kur atyre u…

Lexo më Shumë

Prindërit e Aneta Jovanoskës nga Ohri, këto ditë kanë qenë viktimë të personave që janë thirrur si inspektorë në stacionin policor dhe të cilët kanë kërkuar para nga ata, shkruan Alsat. Ata është dashur të paguajnë për kinse aksident trafiku në të cilin ka qenë i përfshirë një i afërm i tyre. Por këta persona janë vetëm një nga viktimat e shumta të mashtrimit që së fundmi janë përballur me të njëjtën situatë. Fillimisht kësaj familjeje i kanë kërkuar 50 mijë euro. “Me telefonata kanë zhvatur para nga prindërit e mi me arsyetimin se motra ime e cila jeton në…

Lexo më Shumë

Para nesh na pret një dimër i vështirë, ndërsa edhe 2 vitet e ardhshme do të jenë edhe më të vështirë sa i përket sigurimit të ushqimit, deklaroi ministri i Bujqësisë, Ljupço Nikollovski. Si pasojë e kësaj, Nikollovski tha se Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave është duke përgatitur plan kombëtar për prodhim të ushqimit, ku qëllimi kryesor i të cilit është stabilizim i prodhimit vendor, rritje e rendimenteve dhe varësi më të vogël të vendit nga importi i kulturave strategjike. “Me planin parashikojmë që çdo tokë e punueshme të vendoset në funksion dhe të përpunohet. Në këtë…

Lexo më Shumë

Mënyra e vetme për të parë nëse referendumi do të jetë ose jo i suksesshëm, është që ai të mbahet, thotë kreu i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski, shkruan Alsat. Ai thotë se LSDM-ja duhet të ftojë anëtarësinë të dalë në referendum dhe të votojnë sipas bindjeve të tyre. “Gjimnazistikë politike mund të bëjmë sepse janë të frikësuar nga populli dhe nga konsolidimi i disponimit antipushtetit i cili ekziston. Tani mund të gjejnë sa të duan justifikime dhe në atë mënyrë ta zvarrisin punën. Neve na intereson thelbi dhe jo forma. Nëse ka pengesa do ta korrigjojmë atë pengesë dhe do ta…

Lexo më Shumë

Një javë tashmë nxënësit e shkollave të mesme nga fshati Sellcë i malësisë së Sharrit që ndjekin mësimin në Tetovë, hasin në pengesa me transportin, shkruan Alsat. Shpesh, as që ia dalin të mbërrijnë në orën e parë të mësimit, pasi, transporti i tyre bëhet me vetëm dy furgonë që ka kapacitet më së shumti për 8-9 persona, ndërkaq gjithsej janë rreth 55 thonë prindërit e tyre. “Prindërit ankohen se rreth gjysma e nxënësve për çdo ditë kur nisen për në shkollë mbeten në rrugë, duke angazhuar prindërit e tyre që t’i çojnë në shkollë, sepse, kompania që ka angazhuar…

Lexo më Shumë

Presidenti Stevo Pendarovski sot në “Brdo” mori pjesë në takimin e 11-të të liderëve të vendeve pjesëmarrëse në Procesin Brdo-Brioni, ku u diskutua për temat kryesore aktuale në rajon dhe Evropë, procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor, për situatën e sigurisë dhe agresionin rus kundër Ukrainës, si dhe për masat dhe mënyrat për të përballuar krizën energjetike dhe ekonomike me të cilën po përballemi, si pasojë e luftës në Ukrainë. Zgjerimi i Bashkimit Evropian, theksoi presidenti Pendarovski, kontribuon në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajonin tonë, në përmirësimin e demokracisë, sundimit të ligjit dhe…

Lexo më Shumë

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski sot deklaroi se partia e tij nuk do t’i mbështesë ndryshimet kushtetuese pavarësisht rezultatit të referendumit. Ai gjithashtu tha se janë të gatshëm që ta korrigjojnë nismën për referendum për shfuqizimin e Marrëveshjes për Fqinjësi të Mirë me Bullgarinë. Mickoski deklaroi se për hir që procedura të jetë e suksesshme, janë të gatshëm që të bëjnë ndryshime, dhe të shtohet pjesa “deri tek kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, për dallim prej nismës aktuale ku shkruan “deri tek kryetari i Kuvendit”. “Shikoni, gjimnastikë politike mund të bëjnë sepse janë të frikësuar nga…

Lexo më Shumë