Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Koordinimin e Resorëve Ekonomikë dhe Investimeve, Fatmir Bytyqi pati fjalim në hapjen e Konferencës së dytë për programim global të Fondit të Gjelbër Klimatik, që prej sot deri të enjten mbahet në Inçeon, Republika e Koresë. “Nuk është vetëm kriza energjetike që ndikon tek shumica e ekonomive të vendeve të Evropës, por jemi duke u përballur me katastrofë të madhe natyrore siç janë vërshimet në Pakistan ose tajfuni i paracakohshëm që e goditi Korenë para se të vinim në konferencë. Pa dallim vëllimit, katastrofat natyrore do të kenë ndikim mbi vendet tona. Përgjegjësi e jona si…
Author: Hamdi Kumanova
Grupi Punues përgjegjës për Zgjerimin dhe për Vendet Negociuese për Anëtarësim në BE (COELA) do të bëjë një vizitë pune në Maqedoninë e Veriut prej 14-15 shtator. COELA është një organ i Këshillit të BE-së, i përbërë nga diplomatë të të gjitha shteteve anëtare të BE-së, i cili është përgjegjës për procesin e zgjerimit dhe marrëdhëniet me vendet kandidate që po negociojnë anëtarësimin e tyre në BE, njoftojnë nga Delegacioni i BE-së në Shkup, transmeton Portalb.mk. COELA kryesohet nga Presidenca e radhës e Këshillit të BE-së ndërsa në pjesën e dytë të vitit 2022, ky Grup Punues kryesohet nga një…
Një investitor grek ka shprehur interes për ndërtimin e një impianti të gazit në Maqedoninë e Veriut, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski, i cili sot ndodhet për një vizitë pune në Greqi në lidhje me krizën globale energjetike. “Është shpallur një investim nga një investitor grek, një termocentral i madh me gaz, me kapacitet deri në 200 megavat. Analizat tashmë kanë filluar dhe sapo të përfundojnë, ky investim do të mund të paraqitet në Qeveri dhe Parlament”, tha Kovaçevski.
Të shtunën Aleanca për Shqiptarët do të mbajë Kuvendin e partisë në Shkup ku do të konstatohet dorëheqja e Ziadin Selës. Nuk dihet emri i personit që do ta zëvendësojë Selën në cilësinë e ushtruesit të detyrës, por nga partia opozitare shqiptare thonë se për gjithçka do të vendos organi më i lart partiak. “Në këtë Kuvend do të shqyrtohet dorëheqja e kryetarit Sela dhe do të diskutohet dhe do të do të sillen vendime për hapat e mëtejmë”, deklaroi Naim Bajrami, Zëdhënës i ASH-së. Në Kuvend do të diskutohet edhe dorëheqja e deputetes Ilire Dauti nga pozita e koordinatores…
Ministria e Shëndetësisë në RMV informon se në 24 orët e fundit janë bërë 1088 testime për coronavirus, ndërsa 165 raste kanë rezultuar pozitiv. Prej tyre shumica (91) janë në Shkup, ndërsa 39 raste janë riinfektime. Nga MSH thonë se në 24 orët e fundit nuk ka pasur pacientë të vdekur. Ndërsa ISHP ka regjistruar 384 pacientë të shëruar. Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 341.748, prej të cilëve 331.595 janë shëruar, ndërsa 9.515 kanë ndërruar jetë. Numri i rasteve aktive deri sot (13 shtator) është 638.
Lozonjare, Sensuale, e Fuqishme… Pariziane e papërmbajtshme. Ajo është një ikonë. Ajo është një yll. Është FAME, aroma e re e lakmuar e grave të Paco Rabanne. Festuar nga gruaja e re, ultra-kreative urbane e sotme, me një aromë avangarde, të dallueshme femërore në një shishe të shkëlqyeshme dhe të modës, frymëzuar nga modelet më ikonike të Paco Rabanne. Një objekt dëshire e parezistueshme dhe një nxitje e vërtetë egoje… FAME është një histori feste e stilit të famshëm të PACO RABBANE Paco Rabbane krijoi njw vizion tw ri, twrwsisht modern dhe revolucionar pwr gratw, atw qw brendi sot…
Është sulmuar fizikisht kryetari i komunës së Haraçinës, Ridvan Ibraimi. Rastin për TV21 e kanë konfirmuar edhe nga Ministria e Punëve të Brendshme. Nga MPB thonë se sipas raportimit, Ibraimi është sulmuar nga disa persona. “Më 13.09.2022, në ora 09:46 në SPB-Shkup, kryetari i Komunës së Haraçinës ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga disa persona. Po merren masa për zbardhjen e rastit”, thonë për TV21 nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Kryeqyeti bëhet me spitalin më modern në vend! Duke filluar nga pajisjet më moderne dhe të teknologjisë më kualitative, e deri tek stafi më profesional në vend të gjitha do t’i gjeni në një vend VFV Clinic! Spital ku ju jo vetëm që do të diagnostikoheni, merrni trajtimin adekuat por, këshillat e mjekëve të VFV Clinic do t’ju shërbejnë përgjithmonë! VFV Clinic është klinikë private e cila ofron shërbim 24/7 të përbërë në dy segmente atë të mjekësisë primare dhe sekondare. Mjekët e përgjithsëm të mjekësise primare të klinikës VFV janë të lidhur edhe me fondin shëndetësor shtetëror. Ndërsa mjekësia…
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot më 13.9.2022 (e martë) do ta mbajë mbledhjen e rregullt të 82-të. Në mbledhje, me propozim të Ministrisë të Shoqëris Informatike dhe Administratë, në rend dite u vu informacioni për nevojën e nënshkrimit të Memorandumit të Bashkëpunimit ndërmjet DAI Global, LLC. dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut. Gjithashtu për shqyrtim, nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave jan propozuar edhe Informatat për realizimin e fazës së parë – furnizimi me ujë nga projekti NPKVM Zletovica për komunat e Shtipit, Karbincit, Sveti Nikollës dhe Lozovës, si dhe Informatat për…
“JANAR – KORRIK 2022 DROGA E KONFISKUAR ARRINË VLERËN E 205.5 MILIONË EURO” Në furrat e fabrikës “Makstil” në Shkup janë djegur rreth 10 ton lloje të ndryshme të drogave narkotike, që sipas MPB-së, janë konfiskuar deri në Gusht të këtij viti. Sipas Ministrit të Brendshëm, Oliver Spasovski, bëhet fjalë për shkatërimin e më shumë se 8.2 ton marijuanë, rreth 100 kilogram heroin, hashish, kokain, mbi 1.000 bimë, farra kanabisi, si dhe 1.2 milionë copë substance psikotrope, që paraqet sasinë më të madhe të shkatërimit të drogës së konfiskuar, që në tregun e zi do të kishte vlerën e 26…
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, në kuadër të pjesëmarrjes në Takimin e Liderëve të Procesit të Brdo-Brijunit, zhvilloi një takim dypalësh me homologun e tij, Presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski. Presidenti i Republikës vlerësoi zhvillimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë midis dy vendeve, të cilat në dekadën e fundit kanë ndjekur një prirje shumë pozitive në rritje. Kjo prirje dhe orientimi i qartë euroatlantik i të dy vendeve i ka përmirësuar dukshëm dhe marrëdhëniet ndëretnike mes shqiptarëve dhe maqedonasve në Maqedoninë e Veriut. Presidenti Begaj vlerësoi gjithashtu bashkëpunimin e ngushtë së pari në kuadër të…
Maqedonia e Veriut është në vendin e 42 për nga shkalla e vdekshmërisë, sipas listës së CIA-s, në të cilën janë radhitur 229 shtete. Maqedonia e Veriut ka koeficient prej 9.61 raste të vdekjeve në 1000 banorë, në nivel vjetor. Koeficienti, sipas metodologjisë së analizës, llogaritet si mesatare e numrit vjetor të rasteve të vdekjeve në 1000 banorë në mes të vitit. Sipas listës së CIA-s, Serbia është në vendin e parë në botë për nga vdekshmëria me koeficient prej 16.39. Në dhjetë vendet e para, përveç Serbisë, janë edhe Rumania, Lituania, Letonia, Bullgaria, Ukraina, Rusia, Estonia, Bjellorusia dhe Kroacia.…

