Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e kaluara janë kryer 866 teste, ndërsa janë regjistruar 141 raste të reja me COVID-19. Janë regjistruar 84 pacientë të shëruar nga coronavirusi. Në 24 orët e kaluara është regjistruar një viktimë nga Shkupi (84). Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 341.889, numri i të shëruarve është 331.679, numri i të vdekurve është 9.516, ndërsa numri i rasteve aktive është 694.
Author: Hamdi Kumanova
Inflacioni mesatar në periudhën janar – gusht 2022 është 11,6% në nivel vjetor dhe kryesisht rezulton nga faktorë të jashtëm në anën e ofertës, njofton Banka Popullore e RMV-së. Prej atje theksojnë se kontributin më të madh në rritjen e inflacionit të brendshëm e ka rritja e çmimeve të importit të ushqimeve dhe energjisë, duke përfshirë çmimin e brendshëm të energjisë elektrike dhe atë termike, të cilat janë ndikuar nga zhvillimet në tregun botëror të energjisë. “Megjithatë, rritja e tyre afatgjatë dhe më e fortë krijon efekte transmetimi në çmimet e produkteve dhe shërbimeve të tjera dhe nxit më tej…
Ndërtimi i dy kilometrave të para të autostradës Shkup-Bllacë është vonuar për shkak të problemeve me shpronësimin e parcelave private, tha drejtori i NP për Rrugë Shtetërore, Ejup Rustemi. Në pyetjen shtesë se cili është çmimi i ri për ndërtimin e autostradës Kërçovë-Ohër, Rustemi u përgjigj se është sipas marrëveshjes së vlefshme të miratuar në Kuvend, pra me amendamentin e pestë. Sipas tij, për shkak të ndryshimit të raportit mes euros dhe dollarit, pasi kontrata është nënshkruar në dollarë dhe për shkak të rritjes së çmimit të materialeve të ndërtimit, ai nuk dëshiron të spekulojë për çmimet dhe shumën dhe…
Gjatë natës (14-shtator), dhjetë minuta pas mesnate, në rrugën rajonale në Bogovinë të Tetovës, pjestarët e policisë të SPB Tetovë kanë privuar nga liria 18-vjeçarin M.Z. nga Gostivari Gradeci. Gjatë kontrollit të tij dhe në automjetin “Ford Fiesta” me targa të Gostivarit, të cilin e drejtonte, i është gjetur marihuanë. M.Z. Ai është ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës dhe ndaj tij do të përgaditet parashtresë përkatëse në bazë të nenit 215 të Kodit Penal.Ts
Minsitria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme ka arrestuar një shtetas turk. “Me datë 13.09.2022 në ora 17:00 para kazinosë në Qendrën Tregtare të Qytetit në Shkup, zyrtarë policorë nga Njësia për Tregti Ilegale pranë SPB-Shkup, e kanë privuar nga liria O.H.H.(29) nga Republika e Turqisë për shkak se te i njëjti është gjetur thikë, ndërsa gjatë kontrollit në automjetin e pasagjerëve “Volkswagen Passat” me targa të Gostivar iu gjet një pistoletë automatike “scorpion” me karikator të vetme me 11 plumba”, thuhet në njoftimin e MPB-së. MPB njofton se të njëjtit i kishte kaluar leja e…
Arrestohen tre persona në rajonin e Dojranit, janë gjetur shtatë emigrantë nga Siria. Tek vendi i quajtur “Anishte”, afër udhëkryqit për në fshatin Furka të Dojranit, mbrëmë në ora 22:20, nëpunësit policorë nga Stacioni policor për kalim kufitar dhe mbikëqyrje kufitare “Dojrani i Vjetër” i kanë privuar nga liria T.V.(38) nga Shkupi, L.A.(66) nga Radovishi dhe P.S.(45) nga Radovishi. Gjatë kontrollit në automjetin “mazda” me targa të Strumicës, të drejtuar nga T.V. informuan sot nga MPB-ja janë gjetur shtatë emigrantë nga Siria janë. Automjeti “Volksvagen polo” me targa të Radovishit, i cili drejtohej nga L.A dhe P.S., ka shërbyer si…
Ministria e Mbrojtjes sot e publikoi Shpalljen publike për pranimin e 200 ushtarëve profesionistë për shërbim në Armatën e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Afati për regjistrimin e kandidatëve është 15 ditë, duke përfshirë edhe ditën e shpalljes. “Sipas ndryshimeve të reja ligjore për shërbimin në ushtri, ushtarët e ardhshëm profesionistë nga momenti i nënshkrimit të kontratës do të marrin pagë fillestare mbi 25.000,00 denarë me mbi 9.000,00 denarë shtesë – mjete për sigurim banesor nga 01.01.2023″, njoftojnë nga MB. Kushtet për regjistrimin e personave në shpalljen publike janë që të jenë shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut; të…
Familja Ajvazi nga Haraçina ka përgënjeshtruar, sic thonë nga kjo familje, lajmet e rrejshme që qarkullojnë në opinion se Kryetari I Komunës së Haraçinës, është sulmuar nga Familja Ajvazi. “Për të gjitha këto genjeshtra që ka shpikur ai ndaj meje dhe familjes time duhet të kërkoj falje publike” – thuhet në reagimin e Familjes Ajvazi. Nga kjo familje gjithashtu hedhin poshtë informacionet se janë anëtarët e kësaj familjeje që prishin rendin dhe qetësinë publike, duke drejtuar gishtin diku tjetër. “Se nuk mund ta prish jaraninë me LSDM-në dhe huliganat e narkomanat të cilët janë ata që vërtetë e prishin rendin…
Shefi i grupit parlamentar të BDI-së, Arbër Ademi i bëri thirrje opozitës maqedonase të pranojë marrëveshjen me Bullgarinë. “Ne kemi dyshime që opozita qëillimisht e ka ideuar iniciativën në mënyrë të paqëndrueshme juridikisht që e njëjta të refuzohet dhe me këtë të krijojnë përçarje dhe për të manipuluar popullin edhe pse nuk ka gjasa që referendumi të jetë isuksesshëm. Iniciativa ka për qëllim pengimin e rrugës integruese të vendit. Bëjmë thirrje për krijimin e frontit të gjerë evropian të partive politike, mediave dhe organizatave joqeveritare. I bëjmë thirrje krahut proevropian të opozitës që të bëjë gjithçka që të mos rrezikohet…
Në korrik të këtij viti janë lëshuar 422 leje ndërtimi, që është për 5,4 për qind më pak krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak. Të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikës tregojnë se më së shumti leje ka në rajonin jugperëndimor dhe të Shkupit, 98 përkatësisht 97, pas çfarë vijojnë rajoni i Pollogut me 71, ai lindor me 47, i Pellagonisë me 40, ai jugperëndimor me 35, rajoni i Vardarit me 29. Sipas lejeve të lëshuara për ndërtim, vlera e paraparë e objekteve është 6.206.757.000 denarë, për 37,6 për qind më pak në krahasim me muajin e njëjtë…
Në seancën e sotme, Gjykata Kushtetuese nuk ka vendosur për iniciativën e paraqitur nga Oda Ekonomike e Maqedonisë së Veriut, në të cilën kontestohet Ligjit për Marrëdhënie Pune, me të cilin parashihet që të dielave të mos punohet, përcjell TV21. Nga Gjykata Kushtetuese thonë se ka mungesë kuorumi për të vendosur në lidhje me çështjen. Ligji mbetet në rendin juridik, gjegjësisht e diela do të mbetet ditë jo pune, përveç në veprimtaritë që bëjnë përjashtime. “Gjykata Kushtetuese nuk ka sjellë vendim në këtë lënde për shkak të mungesës së votave të mjaftueshme. Kjo është një nga 40 lëndët të cilat…
“Konsumatorët duhet të dinë se paguajnë vetëm për atë që shpenzojnë. Komisioni Rregullator për Energjetikë nuk e njeh vjedhjen e energjisë elektrike në çmimin përfundimtar që e cakton dhe ato barten drejtpërdrejt nga Elektrodistribucija SHPKNJP Shkup. Nëse një konsumator ka marrë një faturë ndryshe nga gjendja reale, ai mund të lexojë në mënyrë të pavarur njehsorin dhe të raportojë situatën, pas së cilës EVN HOME është e detyruar që menjëherë të lëshojë një faturë të re të korrigjuar me gjendjen reale”. Këtë e theksoi kryetari i KRRE-së Marko Bislimoski, i cili së bashku me nënkryetarin Enver Elmazi dhe komisarët kanë…

