Presidenti Pendarovski sot pranoi letrat kredenciale të ambasadores së sapoemëruar të Mbretërisë së Suedisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Ami Larson Xhein. Në ceremoninë e dorëzimit të letrave kredenciale, presidenti Pendarovski, theksoi se të dyja vendet në vazhdimësi po ndërtojnë marrëdhënie partneriteti, të cilat reflektohen jo vetëm përmes nivelit të lartë të dialogut politik, por edhe përmes bashkëpunimit në fusha nga interesi i ndërsjelltë. Duke shprehur mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Suedisë për integrimet evropiane të Maqedonisë, presidenti Pendarovski theksoi se hapja e negociatave për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian është me rëndësi…
Author: Hamdi Kumanova
Mënyrat e pashëndetshme të jetesës janë një nxitës i vdekshmërisë, me norma të larta të duhanpirësve, njerëzve me sheqer të lartë në gjak dhe rritje të konsumit të sheqerit, kripës dhe yndyrave që vlerësohet të përbëjnë pothuajse tre të katërtat e vdekjeve deri në vitin 2019, thuhet në raportin e ri të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për Maqedoninë e Veriut. Ky raport është një nga 14 raportet kombëtare për shtetet anëtare në Rajonin Evropian të OBSH-së që nuk janë anëtare të Bashkimit Evropian, përcjell Telegrafi Maqedoni. Në rubrikën “Përmirësimi i shëndetit të popullatës” theksohet se jetëgjatësia në Maqedoninë e…
Agjencia e Mbikëqyrjes së sigurimeve (AMS) sot kumtoi se shkupjanët kanë paraqitur 349 dëme të siguruar nga moti i lig që e kaploi Shkupin më 30 gusht të këtij viti, përderisa prona në “East Gate Mall” është e siguruar me franshizë prej 100.000 eurove. Qytetarët dhe firmat nga Shkupi raportuan dëme të siguruara në të 11 shoqëritë e sigurimeve. Pothuajse 51 mijë banorë të Shkupit kanë sigurim aktiv të pronës dhe 215 prej tyre raportuan dëme nga stuhia e fortë që goditi zonën qendrore të qytetit në fund të gushtit. Nga të gjitha 349 dëme, 117 janë raportuar vetëm në…
Në qendrën rajonale të Agjencionit për punësim në Tetovë, sipas tabelarit të Agjencionit për punësim janë evidentuar 13mi e 872 qytetarë si të pa punësuar, shkruan Top24. -Bogovina 1723 -Bervebica 737 – Zhelina1247 – Jegunovcë 644 – Tearcë 1819, -Tetovë 7695
Nga komuna e Likovës bëjnë të ditur se nga dita e sotme do të mund të aplikohet për shtesa shkollore për fëmijët, përcjell TV21. Nga Njësia për punë dhe politikë sociale-Likovë thonë se të drejtë kanë të gjithë fëmijët që kanë status si nxënës të shkollave të fillore dhe të mesme. “Njoftohen prindërit se nga data 15 shtator në zyrat e Shërbimit për punë sociale në f. Likovë , do të mund të aplikoni për të drejtën e shtesave shkollore, për fëmijët tuaj të cilët kanë status si nxënës të shkollave të fillore dhe të mesme”, thonë nga komuna e…
Zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bojan Mariçiq, para fillimit të sotëm të procesit të skriningut në profilin e tij në Fejsbuk ka dërguar mesazh se gjithçka është gati për fazën e ardhshme të integrimeve evropiane dhe se ekipi i Maqedonisë është i gatshëm për hapjen e procesit të skriningut. “Negociatat janë të hapura. Sot ne fillojmë një fazë të re të rrugës së integrimit evropian dhe përmbushjes së qëllimit tonë strategjik. Ekzaminimi është një detyrë e rëndësishme për të gjithë ne. Prandaj le të bashkohemi të gjithë rreth kësaj detyre kombëtare dhe ta përfundojmë sa më parë. Ne kemi një bazë…
Kryetari i Komunës së Butelit, Darko Kostovski sot ka marr pjesë në dorëzimin e pajisjeve për aktivitetin fizik për nxënësit e klasës së parë, pajisje këto donacion nga Univerziteti për Turizëm dhe Menaxhment nga Shkupi, transmeton Almakos. “ Sot të gjithë nxënësit e klasës së parë në Komunën e Butelit u pajisën me çanta dhe fanella si pjesë e mjeteve për aktivitet fizik. Falënderim i madh për Univerzitetin për Turizëm dhe Menaxhment nga Shkupi për këtë donacion që do të kontribuojë për mësim më cilësor të edukimit fizik. Sporti, më saktësisht, zhvillimi fizik i fëmijëve është faktor kyç për një…
Qendra për Menaxhim me Kriza me sukses ka realizuar një aksion për të shpëtuar dy turiste nga Polonia që ishin bllokuar nëpër shkëmbinj gjatë vizitës së një kompleksi të manastirëve. Ngjarja ka ndodhur në rajonin e Prilepit dhe Manastirit. Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 16.00, kur dy turistet polake që ishin ndarë nga grupi, kishin thirrur numrin e urgjencës së QMSH – 112, pasi kishin rënë në një shkëmb mbi një humnerë. Në terren, përvec vullnetarëve, kanë dalë edhe ekipe të Zjarrfikësve të Prilepit kurse I gjithë aksioni ka përfunduar me sukses dhe dy turistet polake nuk kanë marrë…
Fillon procesi i shqyrtimit për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, si një hap i ri në rrugën e vendit drejt BE-së, që pason hapjen e negociatave të Maqedonisë së Veriut me BE-në, thotë LSDM. “Integrimi evropian është synim strategjik i shtetit dhe qytetarëve. Prandaj është e rëndësishme që të gjithë të përfshihen maksimalisht dhe të ketë një konsensus kombëtar për procesin e anëtarësimit. Negociatat dhe i gjithë procesi i negociatave për anëtarësim në Union është një projekt shtetëror dhe kombëtar, i cili do ta transformojë vendin për Qeveria e udhëhequr nga LSDM-ja i filloi në korrik të…
“Neni 118 i Kushtetutës është preciz dhe thotë se marrëveshjet ndërkombëtare që janë ratifikuar janë pjesë e rendit të brendshëm dhe nuk mund të ndryshohen me ligj”, tha ministri i Drejtësisë, Nikolla Tupançeski për “A1on”, duke iu referuar çështjes së iniciativës për referendum të paraqitur nga VMRO-DPMNE. E drejta ndërkombëtare duhet të respektohet, përndryshe sipas Tupançeskit do të çonte në hapjen e kutisë së Pandorës. A mund të pezullohet me ligj një marrëveshje ndërkombëtare? Përsa i përket sigurisë juridike në një vend, Republika e Maqedonisë së Veriut ka nënshkruar shumë dypalëshe dhe marrëveshjet shumëpalëshe. Kjo do të thotë se ne…
MInistria e punëve t ë Brendshme njoftonë se më datë 14.09.2022 në ora 16:05 në Shkup, zyrtarë policorë nga Njësia për Tregti Ilegale në SPB Shkup kanë privuar nga liria personin me iniciale R.F.(48) nga Shkupi. Gjatë kontrollit në banesën e tij, të kryer me vendim gjykate, iu gjet një pistoletë e tipit Beretta 7.65 mm dhe 48 fishekë. Ai është ndaluar në Komisariat dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës./KlanMacedonia/
Ministri i Financave i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Fatmir Besimi në “Magazina Ekonomike”, theksoi se vendi për momentin po ballafaqohet me një krizë e cila sipas tij është një anije në detin global ekonomik, derisa krizën ekonomike e cilësoi si cunami për ekonominë tonë. “Ne ballafaqohemi më një krizë, nëse ne supozojmë ekonominë tonë, mund të them një barkë, nuk jemi as anije në detin global ekonomik. Dhe kjo nuk është një valë e vogël, jo një stuhi, kjo është një cunami për ekonominë tonë. Cilat masa janë marrë? Ne me rishikimin e buxhetit që tani kaloi, u rrit…

