Në pikun e krizës energjetike, ndër borxhlinjtë më të mëdhenj është ndërmarrja që menaxhon trenat me rrymë. Faturat e pashlyera ndër vite kapin shifrën e 1,3 milion eurove, gjë që e bën këtë ndërmarrje shtetërore të padëshiruar për bashkëpunim nga gjithë tregtarët për furnizim me energji elektrike. Si pasojë, “transporti hekurudhor” furnizohet me rrymë në tregun e lirë nga furnizuesi i instancës së fundit, duke paguar rrymën 50% më shtrenjtë se sa që është në bursë. “Ndër borxhlinjtë më të mëdhenj nga institucionet shtetërore janë edhe Hekurudhat e Maqedonisë – Transporti, të cilët sipas këtyre dokumenteve rreth 80 milion denarë…
Author: Hamdi Kumanova
Një nismë tjetër për referendum paralajmërohet se do të dorëzohet gjatë javës së ardhshme në Kuvend nga E Majta. Kjo parti nuk ka definuar pyetjen për të cilën thotë se do të jetë në konotacion negativ, në vijë me frymën e protestave kundër propozimit francez. “Nuk ka asnjë arsye juridike që kryetari Xhaferi ta refuzojë edhe nismën paraprake por edhe këtë nismë. Kryetari Xhaferi nuk mund të vlerësojë aspektin formal përmbajtjesor”, deklaroi Borisllav Kërmov, E Majta. Në rast se nisma e dytë refuzohet nga Xhaferi, E Majta thotë se në koordinim me VMRO-DPMNE-në do ta bllokojnë Kuvendin me veprime me…
Banka Evropiane për Investime ndan qëndrimin se që në fazën e parë të projektit për ndërtimin e Stacionit pastrues të ujërave të zeza në Shkup janë respektuar të gjitha kushtet dhe obligimet e ndërmarra për pagesën e parave. Në përgjigje për Alsat nga ky institucion theksojnë se deri më sot Komiteti për Evaluim i ka kryer të gjitha obligimet në mënyrë të përkushtuar. Sipas Bankës Evropiane për Investime zhvillimet e fundit në Shkup mund të rrezikojnë grantin për ndërtimin e Stacionit. “Përpjekjet që të rishikohet strategjia e furnizimeve pa arsyetim përkatës në këtë fazë të procesit të evaluimit, ose mos…
Nën ndikimin e rrymës së jugut dhe masës së ngrohtë ajrore, nesër do të mbajë mot i ngrohtë me temperatura ditore mbi mesataren për këtë periudhë të vitit dhe në të gjithë territorin do të jetë aktivë niveli i verdhë i rrezikut nga temperaturat e larta. “Nesër kah fundi i ditës dhe të shtunën do të ketë ndryshim të motit kur do të mbizotërojë mot i ndryshueshëm i vranët dhe i paqëndrueshëm me reshje lokale të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të fortë”, informojnë nga DPHM. Të dielën do të fryjë erë e fortë nga veriu, e cila do të shkaktojë…
Trotinetëve tashmë u gëzohen tre banorë të Shkupit – Sillvana Pankov, Trajka Tasevska dhe Aleksandra Nikollovska, dhe një nga Shtipi – Igor Milev. I përgëzojmë dhe iu dëshirojmë vozitje të sigurt! Në lojë janë shumë trotinetë, si dhe shpërblimet kryesore – tre automobilë “Fiat 500”, të fshehura në paktimet “Paskalin” bashkë me kokrrat tuaja të preferuara të kafesë. Si të arrini deri te një nga shumë çmimet e vlefshme? Kërkoni zhetonin fitues në paketimin tuaj “Paskalin”. Thjesht, hap dhe fito!
Maqedonia e Veriut e cila do të kryesojë me OSBE-në në vitin 2023 do të jetë nikoqir i dy konferencave të mëdha. E para do të mbahet në vend, në dhjetor të vitit të ardhshëm ku të gjithë përfaqësuesit e 57 vendeve anëtare nga Vankuveri deri në Vladivostok do të vijnë në Shkup, ndërsa të dytën Maqedonia e Veriut si kryesues aktual i Grupit të Mesdheut të partnerëve të OSBE-së do ta organizojë atë në Aman, në Jordan deklaroi sot ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani. “Konferenca në Shkup do të jetë një sfidë edhe logjistike dhe politike. Konferencën…
së së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, me rastin e fillimit të procesit të skriningut për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, theksoi se pas 17 vitesh, BE-ja sot në Bruksel filloi procesin e skriningut për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian. “Negociatat me Bashkimin Evropian janë të hapura! Pas 17 vitesh pritje, sot në Bruksel u hap procesi i skriningut për Maqedoninë e Veriut në Bashkim Evropian. Fillojmë një proces në të cilin do të thellohen reformat thelbësore për zbatimin e rregulloreve evropiane, për evropeizmin e shoqërisë dhe për funksionimin evropian të shtetit.…
Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi në konferencën e fundit për media u deklarua për propozimin e opozitës që kërkojnë shkyqjen e dritave të kryqit në Qytetin e Shkupit. Bekteshi tha se objektet fetare konsumojnë energji elektrike më shumë, ndërsa kryqi është nën ingerencat e Qytetit të Shkupit që do të thotë se ato do të duhet të vendosin për një gjë të tillë. Bekteshi akuzoi opozitën në Shkup përfaqësuesit e të cilëve janë në Këshiill të Qytetit të Shkupit se nuk kanë fuqi që të japin propozime. Unë dje ndëgjova përfaqësuesit e opozitës mirëpo unë kam theksuar se ato të…
Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut solli vendimin, me të cilin bëhet rulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 0,41% në raport me vendimin e datës 12.9.2022. Çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-Е V) ulet për 2,00 den/l. Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-95 dhe ЕUROSUPER BS-98, dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (EL-1) dhe të Mazutit М-1 SU nuk ndryshojnë. Nga data 16.9.2022, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë: EUROSUPER BS –…
Ish-kryeministri Zoran Zaev në faqen e tij në Facebook uron Ditën e Demokracisë. “Kjo është një kohë e përballjes me pandeminë dhe një luftë. Kohë që autokratët duan të përdorin për të dominuar edhe më fort popullin, duke i mbajtur ata në frikë dhe pasiguri. Por populli ynë është i mençur dhe trim. Me zë demokratik kemi penguar ata që duan ta vrasin demokracinë me dhunë dhe gjak”, thotë Zaev në video-mesazh. Sot, shton ai, vendosin ata që votojnë, jo ata që ikin. “Demokracia është votë. Zëri i çdo individi. Një zë i dëgjuar, i kuptuar, i respektuar, i rëndësishëm.…
MPB njofton se është zbardhur një rast i vjedhjes në Shkup, përcjell TV21. Policia njofton se tentativa për vjedhje në gjatë muajit maj është bërë nga një i burgosur, i cili veprën e kishte kryer pasi kishte shfrytëzuar të drejtën për fundjavë të lirë. “Njësiti i Punëve të Brendshme-Departamenti për Çështje Penale në Kisella Vodë zbardhur veprën penale “vjedhje e rëndë” në tentativë në banesë në rrugën “Hristo Tatarçev” në Shkup, pronësi e J.D. nga Shkupi, e bërë më 15.05.2022. Pas masave dhe aktiviteteve të ndërmarra dhe pas ekspertizës, me datë 14.09.2022 është konstatuar se kryesi i veprës është N.D.(35)…
Më 15 shtator, Ambasadori i Japonisë, Sh.T. Hironori Sawada ishte pjesëmarrës në ceremoninë e dorëzimit të përfundimit me sukses të GGP projektit në Klinikën Universitare për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile – Shkup. Ngjarja u organizua nga drejtoresha e Klinikës Universitare për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile në Shkup, znj. Mirjana Pehçevska Pop-Ilieva, në shenjë mirënjohjeje për donacionin. Nëpërmjet të këtij projekti u finansua prokurimi i pajisjes për reciklimin e mbetjeve mjekësore dhe të dëmshme për Klinikën Universitare për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile – Shkup, në shumë të përgjithshme prej 65,801 EUR. “Gjatë vitit të kaluar, pajisja për reciklimin…

