DEBAT NË UT PËR MENAXHIMIN ME PARKUN KOMBËTAR Në zonën rreptësisht të mbrojtur të Sharrit nuk do të lejohet ndërtimi i shtëpive apo rrugëve, të qarkullojnë automjete, e as të ndërtohet infrastrukturë. Në Projektplanin për Menaxhim me Parkun Kombëtar parashihet që në të gjithë territorin e Parkut Kombëtar “Mali Sharr” nuk do të lejohen të ndërtohen hidrocentrale të reja, miniera, nuk do të bëhen hulumtime gjeologjike e as instalim të infrastrukturës së gazsjellësit, raporton Klan M. “Në vitin e kaluar e shpallëm malin Sharr si park kombëtar, së bashku me parkun kombëtar Mali sharr në Kosovë dhe parkun tonë nacional…
Author: Hamdi Kumanova
ËSHTË SHPALL KONKURS PËR SHEF TË RI TË PROKURORISË SË NDJEKJES SË KRIMIT DHE KORRUPSIONIT Kryeprokurori shtetëror, Lubomir Joveski sot duke komentuar rastin me suspendimin e shefes së Prokurorisë Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit, Vilma Ruskovska, para fillimit të tryezës së rrumbullakët “Preventim dhe ndjekje e korrupsionit në gjyqësor, tha se për procedurën disiplinore për Ruskovskën duhet të sigurohen dëshmi të caktuara dhe për to të deklarohen prokurorët e përfshirë me procedurës. “Komisioni për përgjegjësi disiplinore ka shqyrtuar propozimin për ngritjen e procedurën disiplinore dhe sa jam i informuan për atë propozim ka sjell vendim për…
Deputetja Beti Stamenkovska Trajkovska nga radhët e VMRO-DPMNE-së foli 10 orë në foltoren e Kuvendit dhe theu rekordin e Maqedonisë për fjalim në Kuvend. Herët në mëngjes, ajo foli në Komisionin pçr zgjedhje dhe emërime në seancën ku do të zgjidhej Prokurori Publik aktual i Republikës, gjyqtare Kushtetuese. VMRO-DPMNE e lavdëroi atë për kalimin e testit të qëndrueshmërisë dhe për këtë arsye Ljubomir Joveski nuk u zgjodh gjyqtar kushtetues. – Një ditë e re – një mundësi e re për të bllokuar në mënyrë aktive kriminelët në pushtet! Pas 10 orësh pa pushim për heshtjen e Joveskit për krimet e…
Kanë kaluar një vit që Mali Sharr u shpall si Park Kombëtar, por i njëjti ende nuk është në funksion. Përkundër premtimit se gjithçka do të jetë gati për gjashtë muaj, sot akoma mungojnë zyrat, s’ka punësime të renxherëve dhe stafit tjetër, por mungojnë edhe makinat e nevojshme. Për zvarritjet e deritanishme ministri i ekologjisë Naser Nuredini, fajin ia hedh pandemisë dhe krizës ekonomike globale, ndërsa premton sërish se, së shpejti ky institucion do të vihet në funksion. “Së pari patëm pandeminë, pastaj edhe vonesa të ndryshme me daljen në terren ardhjen e ndërkombëtarëve për të na ndihmuar, po tani…
Korniza katërvjeçare e bashkëpunimit me Bankën Botërore për periudhën 2019-2023, tashëm është realizuar plotësisht përmes zbatimit të projekteve në vend. Portofoli aktual i BB-së në vend përbëhet nga nëntë projekte në vlerë prej rreth 480 milionë dollarëve, prej të cilave shumica janë në fushën e infrastrukturës. Mjetet financiare shtesë në vlerë prej rreth 80 milionë dollarëve, që pritet që të miratohen nga BB-ja, i referohen përkrahjes së sistemit të integruar IFMIS, që është pjesë e Ligjit të ri për Buxhetet. Për këtë, u diskutua në takimin ndërmjet delegacionit të udhëhequr nga ministri i Financave, Fatmir Besimi, guvernatorja Anita Angellovska-Bezhovska dhe…
Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut solli vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 0,64% në raport me vendimin e datës 15.9.2022. Çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri I(ЕL-1) ulet për 3,00 den/litër. Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98, të EURODIZELIT (D-Е V) dhe të Mazutit М-1 SU nuk ndryshojnë. Nga data 17.9.2022, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë: Benzinë motori EUROSUPER BS…
Partia maqedone E Majta ka ngritur kallëzim penal kundër Kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferi Partia E Majta përmes një komunikate për media ka njoftuar se Departamenti juridik i Partisë Politike të Majtë, në Prokurorinë Themelore Publike – Shkup, ka dorëzuar kallëzim penal kundër kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë – Talat Xhaferi, pasi në mënyrë arbitrare dhe në kundërshtim me Kushtetutën, Ligjin dhe Rregullorja e Punës pengoi zbatimin e iniciativës civile në nivel shtetëror për mbledhjen e 150.000 nënshkrimeve për thirrjen e referendumit shtesë të detyrueshëm për Ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes për fqinjësi të mirë me Bullgarinë, thuhet…
Sot në ora 08:40, në rrugën e “Ilindenit” në Gostivar, zyrtarë policorë të SPB Tetovë – Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar, me urdhër të gjykatës kanë ndaluar 45-vjeçarin S.A. nga Gostivari për vuajtje të dënimit me burg, pas së cilës është transferuar në INKP burgu- Tetovë.Ts
Punonjësit policorë të SPB Tetovë, dje (15-shtator) në ora 22:50, në rrugën “107” në Tetovë, kanë privuar nga liria personat A.K.(21) dhe A.O.(19) tek të cilët gjatë kontrollit është gjetë marihuanë dhe një thikë. Pasi çështja të jetë dokumentuar plotësisht, kundër tyre do të pasojnë parashtresat përkatëse.Ts
Mbrëmjen e djeshme (15-shtator) rreth orës 22:10, në një fshat të Gostivarit, zyrtarët policorë të SPB Tetovë kanë privuar nga liria 26-vjeçarin E.B., i cili paraprakisht në shtëpinë e tyre familjare kishte sulmuar fizikisht gruan e tij 20-vjeçare. Ai është ndaluar në komisariat dhe ndaj tij do të përgaditet parashtresë përkatëse.Ts
Këshilli i Prokurorëve ka shpallur konkurs për zgjedhjen e kryetarit të ri të Prokurorisë për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. Afati për paraqitje në konkurs është 15 ditë. Në përputhje me ligjin për prokurorë publik, për këtë pozicion mund të publikoj secili kandidat që nuk ka ndërprerje të stazhit për më pak se gjashtë vite si prokurorë publik deri në ditën e shpalljes së konkursit. Pas përfundimit të afatit për regjistrimin e kandidatëve, Këshilli i Prokurorëve Publikë do të duhet të formojë Komisionin për kryerjen e votimit. Pas ditës së votimit, Këshilli ka një afat prej shtatë ditësh…
Ambasada gjermane në Shkup këtë vit feston përvjetorin “30 vjet bashkëpunim gjermano-maqedonas” së bashku me partnerët, institucionet dhe fondacionet gjermane të përfaqësuara në Maqedoninë e Veriut, transmeton Portalb.mk. “Me këtë rast Ju ftojmë përzemërsisht në një manifestim të #TeamDeutschland më datën 17 shtator 2022 mes orës 12:00 dhe 16:00 në parkun e qytetit të Shkupit („Guaca“)”, thuhet në njoftimin e Ambasadës. Në këtë ngjarje, qytetarët do të mund të informohen rreth aktiviteteve të çdo institucioni gjerman në Maqedoninë e Veriut dhe të shkëmbejnë ide. “Një program i kulturor dhe aktivitete argëtuese përmbyllin manifestimin, të cilin do ta hapë ambasadorja e…

