Author: Hamdi Kumanova

Zona e vendit tonë gjatë fundjavës dhe në fillim të javës së ardhshme do të jetë nën ndikimin e serisë së valëve të lagështisë. Moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira, në disa vende me reshje të shiut me intensitet të ndryshueshëm njoftoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike. Të shtunën moti do të jetë relativisht i ngrohtë dhe do të ketë periudha të diellit, ndërsa të dielën dhe të hënën reshje do të ketë në shumë vende. Lokalisht moti do të jetë i paqëndrueshëm me shi më të rrëmbyeshëm, mbi 40 litra në metër katror dhe paraqitje të bubullimave. Do…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryetari i parë i Qeverisë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, z. Artan Grubi sot ishte pjesëmarrës në Konferencën “Hapat e para drejt riorganizimit shtetëror”, i organizuar nga ministria për Shoqëri Informatike dhe Administratë në bashkëpunim me Bashkimin Europian. Raportet e fundit të Komisionit Europian ju referohen në vazhdimësi prioriteteve për të rritur profesionalizmin dhe për të nxitur efikasitetin e administratës shtetërore, gjë që është e mundshme vetëm përmes vendosjes së linjave të qarta të përgjegjësisë dhe për rritjen e nivelit të transparencës, bashkimit të institucioneve me të njëjtat kompetenca dhe zvogëlimit të numrit të tyre, është…

Lexo më Shumë

Vetëm me solidaritet dhe me mbështetje të ndërsjelltë vendet e Ballkanit Perëndimor mund të përballen me krizën ekonomiko-energjetike – është shprehur Kryeministri Dimitar Kovaçevski në Konferencën Rajonale për investime në burime të rinovueshme të energjisë në vendet e Ballkanit perëndimor, që mbahet në Beograd. “Para nesh është një dimër i vështirë për rajonin dhe kontinentin evropian. Jam i bindur se me solidaritet dhe mbështetje të ndërsjelltë, vendet e Ballkanit Perëndimor do të sigurojmë situatë stabile energjetike, ushqime të mjaftueshme dhe lëndë të para që ta tejkalojmë këtë krizë ashtu sic u përballëm me COVID-19” – tha Kryeministri Kovaçevski. Kryeministri, sic…

Lexo më Shumë

Në selinë e NATO-s në Bruksel mbrëmë u mbajt takimi i parë i përfaqësuesve të lartë për qëndrueshmëri në të cilin foli sekretari i përgjithshëm Jens Stoltenberg. Në takim mori pjesë drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Stojançe Angellov, i cili informoi për agjendën nacionale për vlerësim dhe ndërtim të kapaciteteve të qëndrueshmërisë, duke e theksuar parimin e përfshirjes së të gjithë faktorëve nacionalë. Siç informojnë nga QMK, aleatët i kanë ndarë njohuritë dhe drejtimet e tyre për përforcimin e qëndrueshmërisë nacionale dhe kolektive në dritën e rrethinës së rëndësishme të ndryshuar të sigurisë në zonën euroatlantike. Udhëzimet e…

Lexo më Shumë

Deputeti Bojan Stojanovski nga VMRO-DPMNE deklaroi se propozim ndryshimet e ligjit për subvencionimin e racionit të studentëve nuk janë në interes të studentëve dhe nuk ofrojnë zgjidhje afatgjate. “Andaj dorëzojmë dy amendamente me të cilat kërkojmë që racioni studentor në vend të 120 denarë të jetë 160 denarë dhe në vend që afati për racionin të jetë deri në mars të vitit të ardhshëm ai të jetë deri në fund të vitit akademik 2023”, deklaroi Stojanovski. Propozim ligji për racionin studentor sot do të diskutohet në Komisionin për Financa dhe Buxhet, me procedurë të shkurtuar.

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri i ngarkuar për çështjet evropiane, Bojan Mariçiq, sot do të hapë panelin e dytë në kuadër të ngjarjes: “Në rrugën evropiane: Reforma të reja, mundësi të reja!”, kushtuar Klasterit 4, “Agjenda e gjelbër dhe lidhje e qëndrueshme” dhe Klasterit 5, “Burimet, bujqësia dhe kohezioni”, transmeton Portalb.mk. Tema e dy panel-diskutimeve është: “Agjenda e gjelbër-Resurset e rinovueshme, ushqimi i Maqedonisë, tregjet evropiane”, ku panelistët do të flasin për progresin dhe sfidat në klasterët 4 dhe 5, progresin e arritur, tejkalimin e dobësive të theksuara në drejtim të harmonizimit dhe miratimit të legjislacionit evropian dhe sfidave që na presin, pasi anëtarësimi…

Lexo më Shumë

Në Pallatin e Kongreseve nisi të mërkurën, më 16 nëntor, Panairi i Librit, ngjarja më e shumëpritur kulturore e vitit, e njohur për interesin e madh që ngjall te lexuesit dhe te thjesht vizitorët. Pjesëmarrës në panairin e 2022-shit në Tiranë janë rreth 100 botues nga trevat shqipfolëse, ofrues botimesh në zhanre të ndryshme letrare. Tepër denjësisht paraqiten dhe Botimet ALSAR, me një hapësirë më vete dhe me mbi 90 tituj librash. Mes tyre janë libra të dalë së fundi nga shtypi, por dhe të tjerë, botime më të hershme. I gjerë është diapazoni tematikor i librave në stendën e…

Lexo më Shumë

Në qytetarët e ardhshëm akademikë shohim shtysë të shoqërisë dhe avangard të ndryshimeve që duhet të ndodhin në mënyrë që të mund të ecim përpara dhe të integrohemi në familjen evropiane dhe në përgjithësi në botën e zhvilluar. Dhe kjo është arsyeja pse ne i mbështesim, investojmë tek ata tani, duke krijuar kushte dhe mundësi për arsimim sa më të mirë, që të mund në të ardhmen të presim nformatë kthyese. Këtë sot e theksoi ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, në ngjarjen e organizuar nga Fakulteti i Shkencave Bujqësore dhe Ushqimit pranë UKM-së në Shkup, me rastin e…

Lexo më Shumë

Në Universitetin e Tetovës, nga data 16 deri më 18 nëntor do t’i zhvillojë punimet Kongresi Ndërkombëtar i Shkencave Humane, Sociale dhe Arteve. Kjo ngjarje përfshin në vete organizimin e disa konferencave shkencore ndërkombëtare, të cilat i organizojnë fakultetet e Universitetit tonë, me qëllim të shpërndarjes dhe afirmimit të rezultateve kërkimore, shkëmbimit të përvojave dhe identifikimit të çështjeve kryesore, sfidave dhe pengesave, nga fushat përkatëse shkencore. Po ashtu, është një mundësi e jashtëzakonshme për të promovuar dhe forcuar bashkëpunimin dhe rrjetëzimin e mëtejshëm që mundëson shkëmbimin e ideve të studiuesve nga vende të ndryshme, nga fusha të ndryshme kërkimore dhe…

Lexo më Shumë

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, në një intervistë për “Republika” ka theksuar se në pushtet janë mashtruesit politikë, të cilët derisa ishin në opozitë gënjenin për borxhin publik, por pasi erdhën në pushtet e rritën borxhin publik prej 2.5 miliardë eurosh, ndërsa thotë se i kanë vjedhur 800 milionë euro. “Mashtruesit politikë, kanë gënjyer, shpikur, shpifur, nënçmuar sa kanë qenë opozitë vetëm për të marrë privilegje. Mundësia që kjo të përgjigjet dhe të zgjidhet janë zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Përgjegjësia do të ketë për të gjithë. Nëse mendojnë se ndonjëri nga ata 61 që e përkrahin qeverinë do të amnistohet,…

Lexo më Shumë

“Duke filluar nga dhjetori i këtij viti, kategoritë sociale të qytetarëve do të marrin mbështetje financiare, si pjesë e paketës së re të masave kundër krizës. Nuk përjashtohet mundësia e zgjerimit të listës së qytetarëve që janë identifikuar si kategoritë më të cenueshme”. Këtë e tha ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, në konferencën e sotme “Format e reja të punësimit në tregun e punës në ndryshim”, të organizuar nga Organizata Ndërkombëtare e Punës, Shoqata për të Drejtën e Punës dhe Sociale dhe Fondacioni “Impact”. “Prindërit e vetëm, përfituesit e ndihmës së garantuar, personat me aftësi të kufizuara,…

Lexo më Shumë

Televizioni Alsat mëson se një polic praktikant F.C (22) dyshohet se ka qenë pjesë e grupit të huliganëve të cilët më 14 nëntor sulmuan dy të rinjtë shqiptar. Burimet tona thonë se i njëjti ka qenë i ftuar në bisedë informativen, ndërsa është intervistuar edhe nga Kontrolli i Brendshëm në kuadër të MPB-së. Identiteti i tij është i njohur për redaksinë tonë, por nuk do të shpaloste për shkak të prezumimit të pafajësisë dhe derisa sa pritet reagimi zyrtar i MPB-së./Alsat.mk

Lexo më Shumë