Author: Hamdi Kumanova

Policia mbrëmë nga ora 20:00 deri në 01:00 ndërmori masave të në Shkup, gjetën armë dhe në një marihuanë. – Me datë 17.16.09.2022 në periudhën nga ora 20:00 deri në ora 01:00 në zonën e Komunës Çair dhe Butel, duke vepruar sipas planit operativ, zyrtarët policorë të Komisariateve të Policisë Çair dhe Bit Pazar në bashkëpunim me zyrtarë policorë nga Njësia për Siguri në Komunikacionin Rrugor, Njësiti për Ndërhyrje të Policisë, Departamenti për Policinë Kriminale, Njësiti për Tregti Ilegale dhe Njësiti për Shpërndarje të Shpejtë kanë zbatuar masa të përforcuara dhe ndaluar katër persona, njofton MPB. S.C.(42) nga Shkupi është…

Lexo më Shumë

Sot Qeveria LSDM-BDI dhe ministri Bujar Osmani, e konfirmuan edhe një herë se nuk mund të distancohet nga mentaliteti pro jugosllav dhe pro rus. Kjo Qeveri e cila çdo ditë keqpërdor BE-në, dëshmoi se është shumë larg vlerave evropiane dhe po aq larg Evropës e mban edhe vendin. Në qendrat më të rëndësishme evropiane delegon ambasadorë të cilët jo vetëm që nuk kanë asgjë të përbashkët me vlerat perëndimore, por përkundrazi, vazhdojnë të jenë të afërt dhe në shërbim të strukturave jugosllave-ruse. Bujar Osmani i cili fliste për dorën e zgjatur, e ka shndërruar diplomacinë e vendit në çerdhe të…

Lexo më Shumë

Policia e Kumanovës ka paraqitur kallëzim penal kundër I.M.(36) nga Kumanova për shkak të dyshimit për veprën penale “zhvatje”. I akuzuari në disa raste i ka dërguar SMS mesazhe duke e kërcënuar një grua nga Kumanova se do t’ia djegë shtëpinë e vëllait të saj nëse ajo nuk i jep 5000 euro, të cilat i vëllai dyshohet se i ka borxh.

Lexo më Shumë

Hetuesit e Policisë Financiare dhe inspektorët e Ministrisë së Brendshme, dje kanë hyrë në zyrat e NP “Ujësjellës dhe kanalizimi” pas informacionit që qarkulloi në opinion publik. Veprimi i tyre vjen pas pretendimeve të kryetares së Shkupit, Danella Arsovska, për një tender të dyshimtë për ndërtimin e stacionit të filtrimit të ujërave të zeza që derdhen në lumin Vardar. Vlerësimi i ofertave të tenderit, përkundër kontrollimit së dokumentacionit, nuk është vënë në pikëpyetje, tha drejtori i ri i ndërmarrjes publike Marjanço Mitovski, ndërsa edhe kryetarja Arsovska konfirmoi se hetimet kanë filluar. Pasi të mblidhet i gjithë dokumentacioni, i njëjtë do…

Lexo më Shumë

Rexhail Ramadani, mjeku shqiptar nga Kumanova, i cili punon aktualisht në Gjermani, i është bashkuar partisë së re Lëvizja Qytetare Evropiane, raporton Open-TV. Lajmin e bën të ditur kryetarja Gjyle Çeliku, e cila sot e priti mjekun Ramadani në ambientet e partisë. “Rexhail Ramadani eshte internisti(mjeku) shqiptar nga Kumanova i cili punon aktualisht ne Gjermani ne Klinikum Fichtelgebirge sepse nga sistemi u detyrua te deshmoje veten ne Gjermani pasi ketu nuk i jepej hapesire e as vend pune. Ai nuk ndaloi as ne mergim me zerin dhe kontributin e tij per komb dhe atdhe, per drejtesi e mireqenie sociale, por…

Lexo më Shumë

Sot në Ministrinë e Punëve të Jashtme është mbajtur komemoracion me rastin e vdekjes së Ambasadorit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Berlin, Ramadan Nazifi. Ngjarja filloi me një minutë heshtje, për ta respektuar për herë të fundit doajenin e diplomacisë së Maqedonisë së Veriut, Ambasadorin Nazifi.Në prani të anëtarëve të familjes së tij të nderuar, bashkëpunëtorëve të tij nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe trupit diplomatik, anëtarëve të Këshillit të Ambasadorëve dhe mediave, mbajtën fjalim Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, Drejtori për Shtetet Europiane Nazif Xhaferi dhe Drejtori i Protokollit, Ambasadori Nenad Kolev, për të…

Lexo më Shumë

Dixhitalizimi i Doganaës ka rëndësi të madhe për lehtësimin e tregtisë dhe përmirësimin e shërbimeve ndaj operatorëve ekonomikë. Me fillimin e procesit skrining, dixhitalizimi i doganës do të jetë jashtëzakonisht i rëndësishëm për marrjen raportit pozitiv në pjesën e politikave në fushën e Doganës dhe si bazë për funksionimin e tregut të përbashkët, theksoi ministri i Financave, Fatmir Besimi, në ngarjen “Dixhitalizimi i doganës në funksion të përmirësimit të shërbimeve ndaj operatorëve ekonomikë dhe kontrollit më efektiv”, organizuar nga Drejtoria Doganore. Në këtë ngjarje morën pjesë përfaqësues të më shumë se pesëdhjetë kompanive, si dhe përfaqësues të odave ekonomike, para…

Lexo më Shumë

Një pajisje elektronike është vjedhur në vendkalimin kufitar të Bllacës, shkruan Alsat. Dyshimet e para lidheshin me rrezikun për tentativë të ndonjë sulmi kibernetikë në sistem. Nga Ministria e Brendshme konfirmojnë se një shtëpizë e kompjuterit mungon tek terminali i kontrollit të udhëtarëve me trena. Por, mohojnë të ketë mundësi për ndonjë rrezik të ndjekjes së informacioneve dhe vjedhjes së të dhënave, nga që sipas policisë, pajisja nuk ka qenë e lidhur me rrjetin softuerik të MPB-së. Në përgjigjen me shkrim thonë se shtëpiza kompjuterike në pikën kufitare Bllacë ka qenë jashtë funksionit për një kohë të gjatë. “Është njoftuar…

Lexo më Shumë

Kryetari i Komunës së Butelit, Darko Kostovski ka njoftuar opinionin se ka nisur ndërtimi i 17 rrugicave qasëshe në Shkup Veri, transmeton Almakos. “ Sot filluam me ndërtimin e 17 rrugicave qaseshe deri te banesat me elemente paver në Shkup Veri. Do të rikonstruohen hyrjet qaseshe në banesa dhe do të tejkalohet problemi me vërshimet nëpër hyrjet e banesave. Vera ndërtimore po zhvillohet me një dinamikë të fuqishme. Jemi duke respektuar të gjitha afatet dhe premtimet ndaj qytetarëve. Zhvillim i drejtë dhe i barabartë te të gjitha vendbanimet.”  , shkruan Darko Kostovski.

Lexo më Shumë

Në autokomandë shihet një tym i madh, pikërisht mbrapa hotel Continental, shkruan Alsat. Siç duket nga pamjet e siguruar nga Alsat, aty është duke u djegur diçka. Nuk dihet se për çfarë bëhet fjalë mirëpo, tymi tashmë ka përfshirë një pjesë goxha të madhe aty përreth. Alsat, pas pak do ju sjellë detaje nga atje./ Alsat.mk

Lexo më Shumë

Sektori i Punëve të Brendshme në Tetovë njofton opinionin se zyrtarët policorë si pjesë e ushtrimeve do të gjuajn me armë zjarri, ndërsa njoftojnë qytetarët që të mos shqetësohen dhe të kenë mirëkuptim për aktivitetin. “Sektori i Punëve të Brendshme Tetovë këtë fundjavë, të shtunën, më 17 shtator dhe të dielën, më 18 shtator 2022, do të fillojë me gjuajtjet e planifikuara vjeshtore, ku do të përfshihen policë nga përbërja e rregullt dhe rezervë. Gjuajtjet do të zhvillohen në poligonin e qitjes “Erebino”, çdo ditë nga ora 08:00 deri në orën 15:00. SPB-Tetovë njofton qytetarët që në ditët në vijim…

Lexo më Shumë