Universiteti i Evropës juglindore, sot me një ceremoni solemne ka shënuar 21 vjetorin e themelit të tij, me ç`rast edhe u promovuan doktorantët e rijnë por edhe u ndanë mirënjohje për punëtorët më të vyeshëm të këtij universiteti. Rrugëtimin 21 vjeçar të Universitetit të Evropës juglindore, rektori i universitetit, Abdylmenaf Bexheti, e cilësoi si të suksesshëm, duke përmendur arritjet, me theks të veçantë numrin e programeve studimore që ka arritur në 40, si deridiplomike po ashtu edhe të ciklit të dytë dhe 12 programe studimore të ciklit të tretë me një numër prej 4000 studentësh aktiv. “Jemi krenar me gjithë…
Author: Hamdi Kumanova
Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bektesi, pret ulje të çmimit të produkteve ushqimore bazë nga pesë në 12-13 për qind në fillim të dhjetorit. Nëse nuk ka një ulje të tillë, siç tha ai sot pas takimit me prodhuesit dhe përfaqësuesit e tregjeve më të mëdha zinxhirore, do të miratohen masat e reja që dalin nga Ligji i Tregtisë. “Ajo që ishte barra më e madhe për kompanitë është zgjidhur. Për këtë arsye ne në vazhdimësi mbajmë takime me prodhuesit e produkteve ushqimore bazë. Ata mund të paraqesin propozimet e tyre dhe kjo, me kërkesën time, duhet të ndodhë javën e…
Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton se gjatë ditës së djeshme filloi dorëzimi i teksteve shkollore të reja për klasat e para, të dyta, të katërta dhe të pesta në arsimin fillor dhe do të përfundojë gjatë dy javëve të ardhshme. Bëhet fjalë për 52 tekste shkollore të përgatitura sipas plan-programeve të reja mëimore dhe të shkruara në të gjitha gjuhët në të cilat realizohet mësimi në shkollat fillore në vend – gjuhë maqedonase, shqipe, turke, serbe dhe boshnjake. Ato do të zëvendësojnë materialet mësimore të cilat i përdorin nxënësit më të vegjël ndërsa e përgatisin materialin për tremujorin e…
Vlerat evropiane nuk njohin diskriminim në baza gjinore, ndërsa është e nevojshme që ne të ndjekim proceset dhe të marrim pjesë në krijimin e një shoqërie të barabartë që ofron mundësi të barabarta për të gjithë dhe që përfshin gruan si një faktor identik në krijimin e të ardhmes së shtetit, theksoi kryetarja e Këshillit Gjyqësor, Pavlina Cërvenkovska, gjatë promovimit të publikimit të OSBE-së kushtuar barazisë gjinore dhe diversitetit gjyqësor. Sipas Cërvenkovskës është kënaqësi që OSBE-ja ka bërë hulumtime në gjyqësor me fokus në çështjen e barazisë gjinore dhe funksionalitetin e sistemit gjyqësor në një situatë ku kemi gra në…
Qytetarët, të pakënaqur nga shuma që do të marrin si ndihmë nga ana e Qeverisë. Rritja e çmimeve të të gjitha produkteve bazë, bën që ndihmat e Qeverisë të shkojnë për vetëm një ditë thonë pensionistët e revoltuar. Çmimet e larta të ushqimit, ilaçeve dhe faturave pamundëson funksionimin normal të qytetarëve. Ankohen se mezi arrijnë të mbijetojnë. “Assesi nuk janë të mjaftueshme, si janë ngritur çmimet e të gjithave. Edhe artikujt më elementarë për njeriun, që pa ushqim nuk mundet. Shiko gjërat prej qumështit, djathi, kosi, kanë hyp shumë, që çdo mëngjes pa ato nuk mundet. Shumë vështirë është jeta,…
Ndërmarrja Publike për rrugë shtetërore (NPRrSh) në tremujorin e dytë të këtij viti ka inkasuar taksa në vlerë prej 745.037.340 denarë (12 milionë euro). Mjetet e grumbulluara janë 20.99 për qind e totalit të të ardhurave të planifikuara sipas kësaj baze për këtë vit. Në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, të hyrat nga taksat janë më të larta për 13,6 për qind, përkatësisht për 89.166.912 denarë, transmeton Portalb.mk. NPRrSh në kuadër të nismës Ballkani i Hapur është një nga institucionet që duhet të zbatojë projektin e përbashkët për ngritjen e një pajisjeje të vetme të mbledhjes…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) të shtunën mban mbledhjen e radhës për llogaridhënie. Siç mësohet, mbledhja është thirrur në orën 14:00 ndërsa do të fokusohet mbi revizionin e raportit të fundit për punën e ekzekutivit të BDI-së. Ndërkohë sa ASH-ja vazhdon negociatat për t’u bërë pjesë e Qeverisë, burime brenda grupit të zjarrit në BDI thonë se grupi janë kundër këtij veprimi (zgjerimi i shumicë) pasi sipas tyre kjo bëhet për t’i heshtur zërat ndryshe brenda partisë së Ali Ahmetit. Të pyetur nëse ky veprim i ASH-së neutralizon grupin e zjarrit, këta të fundit thonë se përkundrazi një veprim i…
Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, tha sot se në ministri po dorëzohen fatura false për importin e peletit dhe u bëri thirrje autoriteteve që të veprojnë. “Ministria ka konfirmuar se në sektorin e importit të vendit tonë po dorëzohen fatura false për pelet dhe për këtë arsye tregtarët e peletit ankohen për çmimin i cili është i ngrirë. Çmimi i peletit nuk përcaktohet nga Ministria e Ekonomisë, por vjen si propozim i Pyjeve të Maqedonisë dhe çmimet që i kemi nga administrata doganore. Çmimi i raportuar në administratën doganore është 24 denarë për kilogram. Nëse kanë dorëzuar fatura false dhe…
Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, sot u takua me ambasadoren e sapoemëruar të Greqisë në vend, Sofija Filipidu. “Xhaferi duke i drejtuar urime për emërimin në funksion dhe duke dhe i uruar sukses në punën e saj, shprehu pritjet për vazhdimin e kontinuitetit të bashkëpunimit me Ambasadën në Shkup. Hapat e ndërmarra nga të dyja qeveritë në vitet e kaluara mundësuan bashkëpunim bilateral më intensiv, përfshirë edhe anëtarësimin tonë në Nismën Adriatiko-Joniane, si edhe anëtarësimin në NATO”, theksoi Xhaferi, kryetar i Kuvendit. Ai shtoi se në ato suaza, është përforcuar bashkëpunimi institucional në fushën e mbrojtjes, në raport me mbrojtjen…
Dje (17-nëntor) rreth orës 14:30 në vendin e quajtur “Banjiçë” në Tetovë, në afërsi të një objekti hotelierik, zyrtarë policorë të SPB Tetovë kanë privuar nga liria 34-vjeçarin V.E. nga Treboshi i Tetovës, pasi që gjatë kontrollit të kryer ndaj tij, është gjet marihuanë dhe një thikë. Çështja po zbardhet dhe dokumentohet dhe ndaj tij do të pasojnë parashtresa përkatëse.
Ish-prokurorja e PSP-së, Fatime Fetai, ka dërguar një email se po tërhiqet nga gara për kryetare të Prokurorisë së Lartë të Shkupit. Kryetari i Këshillit të Prokurorëve Publikë, Antonio Jolevski, ka konfirmuar se kanë marrë një email me të cilin informohen për tërheqjen e kandidaturës së saj. Megjithatë, ai theksoi se do të duhet të flasë me prokuroren për të konfirmuar besueshmërinë e informacionit, pra për të vërtetuar me siguri se ajo e ka dërguar njoftimin. Zgjedhjet për kreun e prokurorisë së lartë janë shtyrë për më 21 nëntor. Në garë mbeten kreu aktual Mustafa Hajrullahi dhe prokurori i lartë…
Prokuroria italiane ka kërkuar dënimin me burgim të përjetshëm për 52 vjeçarin shqiptar Gëzim Alla, i cili në 18 prill të vitit të kaluar vrau me çekiç gruan e tij Dorina Alla. Seanca gjyqësore u mbajt në gjykatën e Asocimit në Romë për më shumë se dy orë. Kujtojmë se ngjarja e rëndë u krye brenda shtëpisë së bashkëshortëve, ndërsa fëmijët e tyre ndodheshin të mbyllur në dhomën e gjumit. Ka qenë vetë 52 vjeçari ai i cili ka lajmëruar karabinierët për krimin e kryer dhe më pas është vetëdorëzuar, shkruajnë mediat italiane. Familja shqiptare jetonte në Itali prej vitit…

