Kryeministri, Dimitar Kovaçevski, gjatë vizitës së tij në rajonin e Ohrit dhe Strugës, tha se me masat e fundit qeveritare, mundësohet rrymë shumë më e lirë edhe për kompanitë e industrisë ushqimore, që nënkupton ulje prej më së paku 10 përqind të çmimeve të produkteve bazë ushqimore, transmeton Portalb.mk. “Me masat e fundit kemi siguruar rrymë shumë herë më të lirë për kompanitë nga industria ushqimore. Pres ulje të çmimeve të produkteve bazë ushqimore më së paku 10 përqind. Lirimi te disa produkte ka filluar, ajo do të vijojë edhe te të tjerat”, tha Kovaçevski. Ai përsëriti se, me masat…
Author: Hamdi Kumanova
Nën slloganin “Të bashkuar, guximshëm, zëshëm!”, Partia Liberal Demokrate (PLD) nesër në Shkup do të mbajë kongresin e 8-të ku do të zgjidhet kryetari i ri i partisë. Në kongresin e caktuar për në orën 12:00, përveç delegatëve do të marrin pjesë edhe përfaqësues të partive politike nga vendi dhe bashkëpunëtorë, si dhe mysafirë ndërkombëtarë dhe mbështetës të PLD-së. Siç informon PLD-ja, prezantim të saj do të ketë kandidatja për kryetare të Partisë Liberal Demokrate, Monika Zajkova, ndërsa janë paraparë fjalime edhe nga Roman Jakiq, kryetar i Rrjetit liberal të Evropës Juglindore, Liljana Tangi anëtare e Lëvizjes “Përpara!” deputete në…
Sistemimi i plotë i forcave FRONTEKS në Maqedoninë e Veriut do të ndihmojë në mbrojtjen e kufirit nga migrimi ilegal në mënyrën më të mirë të mundshme, por gjithashtu do të rrisë edhe transferimin e njohurive me vendet tjera evropiane, shprehet i dërguari i posaçëm holandez për migrime, ambasadori Jost Klarenbek. Klarenbeku, i cili në vend qëndroi në Konferencën dyditëshe ministrore për menaxhim të qëndrueshëm me migrimet në Ballkanin Perëndimor në organizim të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Zyrës së Organizatës Ndërkombëtare të Migrimit (IOM), konsideron se në fluksin e emigrantëve ilegalë, asnjë vend nuk mund të përballet vetë,…
E kanë vendosur në listën e prioriteteve gjatë vizitës së tyre në Shkup, janë të impresionuar nga pamja e Kalasë, u pëlqen pozicioni dhe fakti që nga të gjitha anët mund të shohin kryeqytetin. Por turistët e huaj nuk janë aspak të kënaqur me mirëmbajtjen brenda hapësirave të Kalasë së Shkupit. Thonë se ka shumë mbeturina dhe është e mbuluar nga bari, ndërsa kritikojnë përse nuk ka një ciceron apo të paktën broshura prej ku mund të njoftohen me historinë e Kalasë. “Kjo është vizita ime e parë në Shkup, në përgjithësi në Maqedoni dhe një prej gjërave të para…
Po finalizohen punët e asfaltit në tunelin e autostradës Kërçovë – Ohër, ndërsa pjesë të aksit po vihen në komunikacion nën regjim të përkohshëm siç po përfundon ndërtimi. Është depërtuar në 95 për qind të trasesë, ndërsa në terren po punohet me mbi 800 punëtorë dhe rreth 400 makina. Porosi që të ruhet dinamika dhe afati i vazhduar për ndërtim të autostradës deri në fund të vitit 2023 u bënë gjatë kontrollit të sotëm të punëve ndërtimore në tunel nga kryeministri Dimitar Kovaçevski, zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi dhe Zëvendëskryeministri Fatmir Bytyqi, ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski, Zëvendësministri…
Përderisa në Maqedoninë e Veriut zjarret vazhdojnë të shuhen me pajisje dhe automjete të vjetra, disa madje më të vjetra se 60 vjet, në Evropë përdoren gjithnjë e më shumë metoda moderne. Dronët, sensorë të ndryshëm dhe kamera janë të përfshira si pajisje. Kompanitë italiane prezantuan pajisje të tilla në Ohër. “Filluam duke përdorur teknologji të avancuar, duke vendosur sensorë në pemë. Këta sensorë mund të ndezin menjëherë alarm nëse diçka e pazakontë po ndodh…”, tha Giovanni Alesio, Menaxher i Projektit. “Me dronët tanë që vendosen në një kuti, ne mund të ndërhyjmë në zjarret në pyje dhe në përgjithësi…
Alsat mëson zyrtarisht se polici i përfshirë në grupin e huliganëve në dhunën e 14 nëntorit në Kumanovë Filip Cvetanovski është suspenduar nga puna. Në qëndrimin e MPB-së dhënë për Alsat thuhet: “Mbi bazën e kallëzimit penal, Departamenti për kontroll të brendshëm në MPB ka miratuar propozimin për vërtetimin e përgjegjësisë disiplinore me largimin nga vendi i punës deri përfundimin e procedurës, respektivisht suspendimin e tij”. Nga MPB thonë se dje në orët e vona të gjitha kallëzimet penale të SPB Kumanovë i janë dorëzuar Prokurorisë Themelore Publike./Alsat.mk
Edhe një hapësirë parkimi në lagjen Seravë të komunës së Çairit. Sot kryetari Visar Ganiu ka njoftuar qytetarët për vend parkingjet e reja në këtë zonë. Po ju sjellim një tjetër lajm të bukur nga Çairi. Ekipet tona të punës kanë rregulluar edhe një hapësirë të re parkimi me sipërfaqe prej 700 m2 dhe që gjendet në Lagjen SERAVË, gjegjësisht në afërsi të Shkollës Fillore “Hasan Prishtina”. Kjo hapësirë e re gjithsesi se do të ndikojë në në rritjen e numrit të vend-parkingjeve në Komunën tonë të Çairit. Vazhdojmë më tutje me projekte të rëndësishme për Çairin ♥️!
MPB-ja njoftoi se gjatë ditës së djeshme nga ora 12:00 deri në ora 16:00 në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut është kryer kontroll aksionar në automjetet që kryejnë transport publik të nxënësve, për rritjen e sigurisë së nxënësve nga shtëpi në shkollë dhe nga shkolla në shtëpi, ndërsa janë konstatuar dy vepra penale për drejtim mjeti pa leje nga neni 284-a i Kodit Penal dhe 65 kundërvajtje rrugore. Tetë prej tyre kanë qenë për drejtim mjeti pa patentë shofer, një për mosvendosje të rripit… dhe 18 automjete janë dërguar për kontroll teknik. -Kontrollet e aksionit të intensifikuar vazhdojnë…
Gjatë një inspektimi të kantierit në Lingen më 14 nëntor 2022, doganierët gjermanë nga agjencia e kontrollit financiar Osnabrück kanë hasur në tre punëtorë të punësuar ilegalisht Hetuesit donin të kontrollonin në projektin e ndërtimit nëse të gjithë punonjësit ishin regjistruar siç duhet për sigurimet shoqërore, paga minimale ishte paguar dhe nëse punëtorët e huaj mund të tregonin lejet e duhura të qëndrimit ose të punës. Në kuadër të inspektimit, zyrtarët hasën në tre punëtorë të cilët ishin të zënë me lyerjen e fasadës së jashtme. Gjatë kontrollit personal të mëpasshëm, hetuesit konstatuan se personat vinin nga Maqedonia e Veriut.…
Zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bojan Mariçiq në kontekst të forumit “Balkan Integration Forum 2022” në profilin e tij në Facebook ka shkruar se, është më e rëndësishme që BE të bëjë më shpejt një plan të qartë për zgjerimin e Ballkanit Perëndimor, me kornizë kohore ne të cilën vendet e Ballkanit Perëndimor apo të paktën shumica e tyre do të bëhet anëtare në Bashkimin Evropiane, transmeton Portalb.mk. “Me atë do të vërtetohet se Bashkimi Evropian funksionon për Ballkanin Perëndimor dhe se është projekti i vetëm për rajonin”, thotë zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bojan Mariçiq. Sipas tij,përfaqësusit e Bashkimit Evropian e…
Një lajm i mirë për mërgatën tonë: Komuna e Gostivarit hap “Qendër për diaspore” Me qëllim të vendosjes së komunikimit me diasporën tonë, Komuna e Gostivarit sot ka lidhur marrëveshje me Ministrinë e Diaporës për hapjen e një zyre për bashkëpunim me diasporën e quajtur “Qendra për diasporë”. Parashihet që kjo zyrë të ketë rol ndërmjetësues dhe të shërbejë si qendër ku diasporës sonë do t’i jepet qasje në informatat e nevojshme dhe udhëzime shtesë bazuar në të drejtat e tyre për procedurat e duhura pranë institucioneve kompetente. Kompetencat e zyrës janë këto: -Të informojë diasporën për të gjitha të…

