Author: Hamdi Kumanova

Ambasadorja amerikane në Maqedoninë e Veriut, Anxhela P. Ageler shprehu sot mbështetjen e plotë të Uashingtonit për procesin e integrimit të vendit në Bashkimin Evropian. Ageler, në takimin me zëvendëskryeministrin për Çështjet Ekonomike, Fatmir Bytyqi, theksoi se kjo është një kohë e rëndësishme për Maqedoninë e Veriut dhe se janë marrë vendime të vështira për të hapur rrugën drejt BE-së, për të cilat vendi mbështetet plotësisht nga SHBA-ja. Bytyqi, siç thuhet në kumtesën e shërbimit për shtyp të Qeverisë, i uroi mirëseardhje ambasadores Ageler dhe mandat të suksesshëm në Maqedoninë e Veriut dhe shprehu mirënjohjen e tij për punën e…

Lexo më Shumë

Dje (20-nëntor) në ora 13:10 në SPB Tetovë është raportuar se para hyrjes për në fshatin Mavrovë, më saktësisht në lokalitetin “Mavrova e Vjetër”, vetura “Hyundai” me targa të Shkupit e drejtuar nga 23-vjeçari M.S. nga Shkupi ka dalë nga rruga dhe ka rënë në humnerë, përcjellë Klan M. Në aksident lëndime të rënda trupore ka pësuar vozitësi, ndërsa lëndime trupore kanë pësuar pasagjerët në vetur M.N.(24) dhe 21-vjeçari B.R., po ashtu nga Shkupi, të cilat janë konstatuar në Spitalin e Përgjithshëm të Gostivarit “Ferid Murad”, ku janë transportuar për ndihmë mjekësore. Ekip i Departamentit të Punëve të Brendshme të…

Lexo më Shumë

Benzinat nga sonte në mesnatë lirohen nga 1,5 deri në tre denarë për litër, ndërsa çmimi i dizelit do të ulet për tre denarë, vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetik dhe Shërbime të Ujit (KRRE). Me vendimin, çmimet me pakicë të derivateve të naftës ulen mesatarisht për 2.82 për qind. Çmimi i shitjes me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-95 zvogëlohet për tre denarë për litër dhe do të arrijë në 88,5 denarë. EUROSUPER BS-98 është më i lirë për 1,5 denarë për litër dhe do të kushtojë 90,5 denarë. Çmimi me pakicë i EURODIZELIT (D-E V) zvogëlohet për tre denarë…

Lexo më Shumë

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, sot në komunën Çuçer Sandevë i shoqëruar nga ministra për Punë dhe Politikë Sociale, Jovanka Trençevska dhe kryetari i komunës Çuçer Sandevë, Sashko Komnenoviq, e vizituan dhe zyrtarisht e hapën kopshtin për fëmijë “Millo moe” në komunën Çuçer Sandevë. Kjo komunë për së pari herë bëhet me kopsht për fëmijë për edukim dhe arsim të fëmijëve deri në moshën 6 vjeçare me hapësirë për të pranuar 110 fëmijë. Në vazhdim fjalimi integral i Kryeministrit Kovaçevski: “Sot më në fund hapim kopshtin e parë për fëmijë në Çuçer Sandevë,…

Lexo më Shumë

Pas ndërmarrjes së masave dhe aktiviteteve, më datën 19.11.2022 në ora 19:00 në rr. “Filipi i Dytë” në Shkup, nëpunës policorë të NJPB Karposh dhe NJPB Qendër dhe Bit Pazar e kanë privuar nga liria M.J. (22) nga f. Studeniçan-Shkup, për arsye se në ora 01:20 minuta në objekt gastronomik në rr. “Aradhat Partizane” me mjet të mprehtë i ka shkaktuar lëndime D.A. (36) nga Shkupi. SPB Shkup-Njësiti për Kriminalitet të Dhunshëm, në koordinim me Prokuror Publik, kundër tij do të parashtrojë kallëzim penal për vepër penale të kryer “dhunë” sipas nenit 386 paragrafi 6, kurse gjykatës në procedurë paraprake…

Lexo më Shumë

Në Prokurorinë Themelore Publike të Kumanovës është duke vazhduar marrja në pyetje e gjashtë huliganëve të tjerë të dyshuar për dhunën e 14 nëntorit në Kumanovë ku cak i sulmit nga 16 persona ishin dy të rinj shqiptar. Në rrethana jo zyrtare mësohet edhe ndaj tyre do të ketë masa kujdesi, të cilat nuk dihet për momentin. Të premten ndaj 10 personave gjykata caktoi masa kujdesi: konfiskim të dokumenteve dhe obligim me paraqitje. Për dhunën e 14 nëntorit në Kumanovë dyshohen 16 persona, në mesin e tyre edhe një polic-praktikant i cili për momentin është suspenduar nga puna.

Lexo më Shumë

Nuk kemi biseduar konkretisht për resorë dhe për marrjen e përgjegjësive konkrete në resorë por sigurisht se negociatat do të vazhdojnë se nëse pajtohemi tërësisht për këto parime bazë për të ardhmen e shtetit dhe për këtë nuk kam dyshime sepse Aleanca për Shqiptarët gjithmonë, edhe në periudhën e kaluar ka dëshmuar se I ka mbështetur të gjitha vendimet për të ardhmen evropiane të vendit, nëse negociatat vazhdojnë me vullnet të mirë dhe në frymë pozitive si deri tani mund të ketë edhe zgjerim të shumicës. “Në të gjitha negociatat dhe bisedimet normalisht se secili nga pjesëmarrësit ka parashikimet e…

Lexo më Shumë

Pas investimit në një fabrikë të re prodhimi, “Replek SHA” vazhdon ciklin e zhvillimit në modernizimin e operacioneve dhe zbatimin e zgjidhjeve inovative. Një pjesë e prodhimtarisë së kompanisë do të furnizohet me energji të rinovueshme përmes qendrës fotovaltike ( solare ) ndërtimi i të cilës në tërësi është i finalizuar. Në këtë projekt të rëndësishëm kompania ka investuar 43 milion denarë, ndërsa fuqia instaluese është 948.29 kWp. Me këtë investim të mbi 40 % nga konsumi i përgjithshëm të energjisë elektrike zëvendësohet me energji të rinovueshme solare. Midis tjerash, qendra e re solare do të kontribuoje për uljen e…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri i ngarkuar për çështje evropiane, Bojan Mariçiq, sot në Bruksel do të hapë ekranin skriningun dypalësh treditor për kapitullin 24, “Drejtësia, liria dhe siguria”. Siç kumtoi SÇE, në takimin ku do të marrë pjesë edhe Sekretarja shtetërore e Sekretariatit për Çështje Evropiane, Drita Abdiu-Halili, anëtarët e Grupit Punues do të prezantojnë qëndrimin dhe nivelin e përputhshmërisë së sistemit juridik të Maqedonisë së Veriut me përfaqësuesit e drejtorive të përgjithshme përkatëse të Komisionit Evropian në lidhje me acquis të BE-së në lidhje me migracionin, azilin, bashkëpunimin gjyqësor në çështjet civile, bashkëpunimin në fushën e luftës kundër drogës, bashkëpunimin në fushën…

Lexo më Shumë

Në mëngjesin e sotëm janë matur temperatura mbi zero edhe atë një gradë në Kodër të Diellit, 3 në Lazaropole, 4 Hanet e Mavrovës, 5 Krushevë, 7 Pretor, 8 Shkup-Zajçev Rid, Tetovë, Ohër, Manastir, Dibër, Kumanovë, 9 Kriva Pallankë, Prilep, Berovë, 10 Shkup-Petrovec, 12 Demir Kapi, Vinicë, Strumicë, Gjevgjeli, Dojran dhe 14 gradë në Shtip. Në 24 orët e fundit deri në orën 7 të mëngjesit të sotëm, niveli mëi lartë i ujit si pasojë e reshjeve të shiut është regjistruar në Kodër të Diellit, 61 litra për metër katror. Pasojnë Pozharani me 40 l/m2, 37 Tetovë, Kumanovë, 34 Dibër,…

Lexo më Shumë

Vitin e fundit rruga Mavrovë-Dibër është shndërruar në një rrugë që shpie më shumë drejt spitaleve dhe vdekjes. Për shkak të mungesës së sinjalizimit dhe rrethojave, në këtë rrugë janë shtuar aksidentet të cilat jo rrallë herë kanë pasur edhe epilog fatal për qytetarët. Vitin e kaluar tre persona humbën jetën, ndërsa në disa aksidente shumë të tjerë kanë ngelur të lënduar. Punimet në këtë rrugë ishin planifikuar të përfundojnë në gusht të vitit 2021, por për vonesat dhe zvarritjet ende askush nuk mban përgjegjësi. Aleanca për Shqiptarët fton autoritetet përgjegjëse që të intervenojnë për të parandaluar tragjedi më të…

Lexo më Shumë

MPB njofton se gjatë mbrëmjes së djeshme në magjistralen Gjevgjeli-Demir Kapi është arrestuar 42-vjeçari A.A. nga Shkupi, përcjell TV21. i njëjti është kapur duke transportuar dy emigrantë nga Siria me veturën e tij të tipit “Volkswagen Passat”. “Më herët, në ora 20:15 në pikën pagesore “Smokvicë”, ai nuk është ndalur me veturën në shenjë ndalimi të dhënë nga punonjësit e policisë, më pas ka vazhduar me veturën në drejtim të kryqëzimit të Miravcit dhe menjëherë është kthyer në autostradë. Pas marrjes së masave, në orën 21:30 është ndalur dhe privuar nga liria ndërsa më pas emigrantët janë gjetur në kryqëzimin…

Lexo më Shumë